Si Të Përgatiteni Për Heqjen E Dhëmbit Dhe Çfarë Ndodh Më Pas

Nëse keni planifikuar heqjen e një dhëmbi dhe ndiheni të frikësuar, është krejtësisht normale. Megjithatë, kur e dini si zhvillohet procedura, gjithçka bëhet më e thjeshtë dhe më pak stresuese. 

Në këtë blog, do t’ju ndihmojmë të përgatiteni për procedurën e heqjes së dhëmbit dhe do t’ju shpjegojmë çfarë ndodh pas saj. Profesionistët tanë dentarë në klinikën Implantus të Dr. Roland Zhukës do të jenë pranë jush gjatë gjithë këtij procesi. 

Çfarë Është Heqja E Dhëmbit?

Heqja e dhëmbit është një procedurë dentare e zakonshme e kryer nga dentistët për të hequr dhëmbët e dëmtuar ose të prishur rëndë. Kjo procedurë mund të jetë e nevojshme për arsye të ndryshme, si:

  • Trauma dentare.
  • Infeksionet.
  • Mbipopullim i dhëmbëve. 
  • Përgatitje para trajtimit ortodontik. 

Procedura kryhet nën efektin e anestezisë lokale, kështu që nuk do të ndjeni asnjë shqetësim apo dhimbje. Për raste më komplekse ose nëse duhet të hiqen më shumë se një dhëmb, dentisti mund të rekomandojë edhe anestezi të përgjithshme. 

Edhe pse mund të duket si një procedurë e thjeshtë, është e rëndësishme të zgjidhni një dentist të specializuar. Pasi të jeni plotësisht të mpirë, dentisti do të përdorë mjetet e tij të posaçme për të hequr dhëmbin nga vendi. Nëse është e nevojshme, ai mund të përdor edhe qepje për të mbyllur mishrat e dhëmbëve, në mënyrë që të mos mbetet një plagë e hapur. 

Shpesh, kur bëhet fjalë për këtë trajtim, mund të ndiheni të shqetësuar nga frika se do të ndjeni dhimbje, por në realitet nuk do të ndjeni asgjë përveç një shtypjeje të lehtë. Po aq i rëndësishëm sa vetë procedura është edhe kujdesi pas saj. Dentisti do t’ju ofrojë këshillat e nevojshme për tu kujdesur siç duhet për gojën pas heqjes së dhëmbit.

Në disa raste, kjo përfshin medikamentet kundër dhimbjes, përdorimin e kompresave të ftohta për të reduktuar ënjtjen dhe shmangien e disa aktiviteteve që mund të ndikojnë në qarkullimin e gjakut. Gjithashtu, do të duhet të shmangni ushqimet e forta dhe të mbani një dietë me ushqime të buta për disa ditë.

Pse Mund Të Jetë E Nevojshme Heqja E Dhëmbit?

Siç thamë dhe më parë, heqja e dhëmbit mund të jetë e nevojshme në disa raste të ndryshme. Disa prej tyre janë:

Prishje e rëndë e dhëmbit

Një nga arsyet më të zakonshme pse dentistët rekomandojnë heqjen e dhëmbit është prishja e rëndë e tyre, e cila ndodh shumë shpesh. Nëse neglizhojmë shëndetin e dhëmbëve dhe prishja arrin deri në shtresën e brendshme të dhëmbit, e njohur si pulpa, ai nuk do të jetë më funksional dhe do të shkaktojë dhimbje të forta. Në raste të tilla, as mbushjet dhe as kurorat nuk mund ta rikuperojnë dhëmbin, duke e bërë heqjen e tij të vetmen zgjidhje. 

Mbipopullimi i Dhëmbëve 

Një tjetër arsye pse rekomandohet heqja e dhëmbit është mbipopullimi i dhëmbëve. Shumë pacientë mund të mos kenë hapësirë të mjaftueshme në gojë për t’i përshtatur të gjithë dhëmbët në mënyrë të rregullt. 

Kjo jo vetëm që mund të shkaktojë probleme estetike duke i bërë dhëmbët të duken të shtrembër, por gjithashtu mund të çojë në probleme funksionale, si vështirësi në përtypje. Për më tepër, rreziku i zhvillimit të sëmundjeve të mishrave të dhëmbëve dhe të prishjeve është më i lartë, të cilat mund të shkaktojnë komplikime serioze në të ardhmen. Heqja e dhëmbëve është një nga mënyrat më efektive për të shmangur këto probleme dhe për të përmirësuar shëndetin oral. 

Dhëmballët e pjekurisë

Një tjetër arsye e zakonshme pse dentistët rekomandojnë heqjen e dhëmbëve është dalja e gabuar e dhëmballëve të pjekurisë. Këto janë dhëmbët e tretë molarë, të cilët zakonisht shpërthejnë gjatë fundit të adoleshencës ose në fillim të të njëzetave. 

Këta dhëmbë kërkojnë hapësirë të mjaftueshme për të dalë normalisht, por kur kjo nuk është e mundur, ata mund të mbeten të bllokuar nën mishrat e dhëmbëve ose të dalin në një pozicion të gabuar. Heqja e tyre është e domosdoshme, pasi dhëmballët e pjekurisë mund të shkaktojnë dhimbje, formimin e cisteve, dëmtim të dhëmbëve përreth dhe madje edhe infeksione serioze. 

Para Trajtimit Ortodontik

Në shumë raste, heqja e një ose më shumë dhëmbëve është e nevojshme për të siguruar suksesin e trajtimit ortodontik. Qëllimi kryesor i kësaj procedure është krijimi i hapësirës së duhur, në mënyrë që dhëmbët të mund të rreshtohen në mënyrë perfekte në gojë.

Mënyrat E Heqjes Së Dhëmbit: Heqje E Thjeshtë Ose Heqje Kirurgjikale

Procedura e heqjes së dhëmbit ndahet në dy lloje, në varësi të metodës së përdorur: heqje e thjeshtë dhe heqje kirurgjikale. Siç e thotë edhe emri, heqja e thjeshtë nënkupton që dhëmbi që duhet të hiqet është i dukshëm dhe i lehtë për t’u arritur. Nga ana tjetër, heqja kirurgjikale kërkon prerje në mishrat e dhëmbëve për t’i dhënë dentistit pamje të qartë të dhëmbit që duhet të hiqet. 

Më poshtë do të diskutojmë rreth të dyja procedurave më në detaje:

Heqja E Thjeshtë E Dhëmbit

Heqja e thjeshtë e dhëmbit është e nevojshme në rastet kur dhëmbi që do të hiqet është i dukshëm dhe dentisti ka akses të drejtpërdrejtë. Kjo procedurë kryhet nën efektin e anestezisë lokale, kështu që pacienti nuk do të ndjejë asnjë dhimbje apo shqetësim gjatë kësaj kohe.

Gjatë kësaj procedure, dentisti do të përdorë instrumente të specializuara për të tërhequr dhe nxjerrë dhëmbin e dëmtuar. Ky proces përfshin lëvizjen e dhëmbit përpara dhe prapa derisa ligamenti periodontal të shkëputet nga kocka alveolare, duke e bërë nxjerrjen më të lehtë. 

Heqja Kirurgjikale E Dhëmbit

Nga ana tjetër, heqja kirurgjikale e dhëmbit rekomandohet në rastet kur dhëmbët që duhen hequr nuk janë lehtësisht të dukshëm, nuk kanë dalë siç duhet ose janë dëmtuar nën mishrat e dhëmbëve. 

Për të arrirë lehtësisht tek dhëmbi, në këtë rast është e nevojshme të bëhet një prerje në indin lidhës përreth tij. Për shembull, gjatë procedurës së heqjes, mund të jetë e nevojshme të ngrihen indet e buta që mbulojnë dhëmbin ose të hiqet një pjesë e kockës rreth tij me osteotom ose me një frez dentare.

Në disa raste, dentisti mund të duhet ta ndajë dhëmbin në disa pjesë të vogla për ta hequr më lehtë, pasi nuk mund të nxirret i tëri njëkohësisht. Kjo metodë ndihmon në shmangien e dëmtimit të indeve të buta dhe dhëmbëve ngjitur. 

Duke qenë se kjo metodë e heqjes është më komplekse dhe invazive, mund të kryhet dhe nën efektin e anestezisë së përgjithshme. Kjo siguron që pacienti të mos ndiejë asnjë dhimbje apo shqetësim gjatë procedurës. 

Heqja kirurgjikale e dhëmbit është më e zakonshme për heqjen e dhëmballëve të pjekurisë. Këto dhëmballë ndodhen në pjesën e pasme të gojës dhe, nëse nuk dalin siç duhet, mund të shkaktojnë dhimbje dhe shqetësim. Në këto raste, procedura kirurgjikale duhet të kryhet nga një kirurg dentar i specializuar. 

Ndryshimet Midis Heqjes Së Thjeshtë Dhe Heqjes Kirurgjikale

Nëse krahasojmë këto dy procedura, secila ka përfitimet e saj për shëndetin oral dhe atë të përgjithshëm. Të dyja ndihmojnë në shmangien e komplikacioneve të mundshme, si dhimbja, inflamacioni dhe infeksionet.

Disa nga rreziqet e mundshme lidhur me procedurën e heqjes së dhëmbit janë:

  • Në disa raste, ekziston mundësia e zhvillimit të osteitit, një inflamacion i kockës së nofullës, ose i ashtuquajturi "dry socket", që ndodh nga humbja e parakohëshme e gjakut pas heqjes së dhëmbit, duke shkaktuar dhimbje dhe ngadalësuar procesin e shërimit.
  • Lëvizja e dhëmbëve të tjerë mund të shkaktojë ndryshime në kafshim dhe në vendosjen e dhëmbëve, duke ndikuar negativisht në shëndetin e dhëmbëve të tjerë.
  • Mishrat e dhëmbëve mund të kenë nevojë për më shumë kohë për t’u shëruar, sidomos nëse pacienti merr medikamente për forcimin e kockave ose ilaçe imunosupresive. Këto medikamente duhet të ndërpriten para procedurës për të minimizuar rrezikun e komplikacioneve. 
  • Humbja e lartësisë vertikale të okluzionit mund të ndikojë në kontraktimet muskulore të nevojshme për përtypje dhe të shkaktojë efekte anësore, si tharje e buzëve.
  • Një tjetër rrezik i mundshëm është nekroza e kockës (osteoradionekroza) tek pacientët që kanë kryer terapi me rrezatim në zonën e kokës dhe qafës.

Megjithatë, shumica e rasteve të heqjes së dhëmbit janë procedura të thjeshta me rreziqe minimale. Ato janë të lehta për t'u kryer dhe kanë një kohë rikuperimi më të shkurtër. Nga ana tjetër, heqja kirurgjikale e dhëmbit mund të jetë e domosdoshme në disa raste, si heqja e dhëmballëve të pjekurisë. Këto procedura duhet të kryhen nga specialistë të kualifikuar, si dentistët profesionistë në klinikën Implantus të Dr. Roland Zhukës në Shqipëri.

Si Të Përgatiteni Për Heqjen E Dhëmbit?

Një hap i rëndësishëm para se të nënshtroheni procedurës së heqjes së dhëmbit është përgatitja fillestare. Kjo ndihmon që e gjithë procedura dhe rikuperimi të shkojnë sa më lehtë. Ja disa hapa që do t’ju ndihmojnë të përgatiteni si duhet:

  • Para çdo procedure dentare, është e rëndësishme të diskutoni shqetësimet tuaja me dentistin. Stafi ynë profesionist në klinikën dentare Implantus të Dr. Roland Zhukës do të jetë gati ti përgjigjet çdo pyetjeje dhe t’ju ofrojë udhëzimet e nevojshme.
  • Nëse dentisti juaj rekomandon një heqje kirurgjikale të dhëmbit, ai mund t’ju këshillojë të mos konsumoni ushqim para procedurës, sidomos nëse do të përdoret anestezi e përgjithshme. Kjo është e rëndësishme për të shmangur ndërlikimet e mundshme. 
  • Në varësi të llojit të sedacionit të përdorur, mund të jetë e nevojshme të vini në klinikë me një të afërm ose mik. Nëse do të përdoret anestezi e përgjithshme për heqjen e dhëmballëve të pjekurisë, pacienti nuk do të jetë në gjendje të drejtojë makinën pas procedurës.
  • Në disa raste, dentisti mund të rekomandojë ilaçe që duhet të merrni paraprakisht. Këto zakonisht përfshijnë qetësues dhimbjesh ose antibiotikë për të parandaluar ndërlikimet gjatë rikuperimit. 
  • Pas heqjes së dhëmbit, do të mund të konsumoni vetëm ushqime të buta, prandaj është e rëndësishme t’i përgatisni ato paraprakisht. Gjithashtu, mbani gati kompresa të ftohta për të reduktuar ënjtjen.

Çfarë Ndodh Pas Heqjes Së Dhëmbit?

Të jeni në dijeni se çfarë do të ndodh pas heqjes së dhëmbit do t’ju ndihmojë të përgatiteni më mirë dhe ta kaloni këtë proces sa më lëhtë. Edhe pse çdo pacient mund të ketë një përvojë ndryshe, hapat e rikuperimit zakonisht janë të njëjtë. Ja çfarë duhet të keni parasysh pas procedurës:

Gjakderdhja është një efekt anësor i zakonshëm dhe i pritshëm pas heqjes së dhëmbit, ndaj nuk keni pse të shqetësoheni. Dentisti do t’ju këshillojë të kafshoni një garzë të pastër për rreth 30 minuta pas procedurës për të ndaluar gjakderdhjen. Për të shmangur komplikimet, mos e shpëlani gojën dhe mos pështyni, pasi kjo mund të shkaktoje mpiksjen e gjakut në hapsirën boshe ku ndodhej dhëmbi. 

Nëse gjakderdhja përkeqësohet ose nuk ndalon, kontaktoni klinikën dentare Implantus nga Dr. Roland Zhukës, dhe stafi ynë do të jetë gjithmonë i gatshëm për t’ju ndihmuar. 

Ënjtja dhe dhimbja janë normale pas heqjes së dhëmbit. Shumica e pacientëve përjetojnë inflamacion rreth zonës së trajtuar, por kjo është një përgjigje natyrale e trupit ndaj procesit të shërimit. 

Nëse dhimbja vazhdon, dentisti mund t’ju rekomandojë qetësues pa recetë për ta menaxhuar më lehtë. Për të reduktuar ënjtjen dhe për të qetësuar zonën, vendosni një kompresë të ftohtë për 10 minuta, pastaj hiqeni dhe përsëriteni veprimin disa herë gjatë ditës.

Higjiena e mirë orale është thelbësore gjatë periudhës së rikuperimit. Për të mbajtur gojën të pastër, përdorni shpëlarës me ujë të kripur disa herë në ditë. Kjo ndihmon në eliminimin e baktereve dhe në mirëmbajtjen e shëndetit të mishrave të dhëmbëve. Shmangni përdorimin e furçës pranë zonës së trajtuar, sidomos nëse keni kaluar një heqje kirurgjikale.v 

Konsumimi i ushqimeve të buta është një tjetër hap kryesor gjatë rikuperimit për të shmangur çdo shqetësim në zonën e trajtuar. Evitoni ushqimet që kërkojnë shumë përtypje derisa zona të shërohet plotësisht. Po ashtu, shmangni ushqimet dhe pijet e nxehta, pasi mund të ndikojnë në qarkullimin e gjakut dhe të ngadalësojnë procesin e shërimit. 

Në shumicën e rasteve, rikuperimi pas heqjes së dhëmbit është i shpejtë, pavarësisht nga kompleksiteti i procedurës. Megjithatë, nëse përjetoni dhimbje të forta që nuk bien, kontaktoni klinikën dentare të Dr. Roland Zhukës, ku ekipi ynë do të sigurohet që të keni një shërim sa më të lehtë dhe pa komplikime. 

Kontaktoni me Ne

Na dërgoni me email

info@dr-rolandzhuka.com

Ndani:

Facebook
Cicëroj
Pinterest
LinkedIn

Tabela e Përmbajtjes

Na kontaktoni tani

Plotësoni formularin e mëposhtëm dhe do të merrni një vlerësim fillestar të gjendjes tuaj dentare, ose kontaktoni dr.

Duke klikuar butonin "DËRGO" më poshtë, pranoj që një përfaqësues të më kontaktojë me email ose telefonata në emailin ose numrin e telefonit të ofruar nga unë në lidhje me shërbimet e dr-rolandzhuka.com.
Në çelës

Postime të ngjashme

Ne jemi gati kur të jeni ju gati!

Lini një takim

Plotësoni formularin për të lënë një takim me një nga specialistët tanë stomatologjikë. Nëse keni nevojë për zgjidhje më të komplikuara dentare ose keni nevojë për një diagnozë për problemin tuaj, ne do t'ju kontaktojmë sa më shpejt të jetë e mundur. Ne ofrojmë konsulta dhe këshilla mjekësore për të gjithë pacientët, qoftë në klinikën tonë ose nëpërmjet internetit. Thjesht plotësoni formularin me informacionin tuaj, zgjidhni shërbimin që po kërkoni dhe lini një mesazh me çdo pyetje që mund të keni, dhe stafi ynë do t'ju përgjigjet brenda një kohe të shkurtër.

Bëni një takim

Plotësoni formularin e thjeshtë online!

Njihuni me dentistin tonë në internet

Telefonatë direkt me dentistin tonë.

Mësoni diagnozën tuaj

Gjeni problemin dhe zgjidhjen.

Merrni kuotën tuaj

Merrni ofertën tuaj falas në internet!

sqShqip

Kërkoni një Vlerësim Falas, plotësoni formularin e mëposhtëm.

Duke klikuar butonin "DËRGO" më poshtë, pranoj që një përfaqësues të më kontaktojë me email ose telefonata në emailin ose numrin e telefonit të ofruar nga unë në lidhje me shërbimet e dr-rolandzhuka.com.
Appuntamenti

Kerkoni nje konsulte online falas!

Merrni nje cmim online!
Kurseni deri ne 30% krahasuar me nje klinike tjeter!