Si Të Kujdeseni Për Maskerinat Tuaja Transparente Invisalign

Nëse keni dhëmbë të shtrembër dhe kërkoni një mënyrë diskrete për t'i drejtuar, trajtimi me Invisalign është zgjidhja e përsosur për ju. Ky trajtim përdor makerina transparente që drejtojnë dhëmbët tuaj dhe mbyllin hapësirat mes tyre. Këto maskerina duhet të ndryshohen çdo dy javë, dhe me presionin e kontrolluar që ushtrojnë, ato përmirësojnë kafshimin tuaj dhe drejtojnë dhëmbët njëkohësisht. Në këtë postim në blog, do t'ju ofrojmë këshilla të vlefshme për kujdesin e Invisalign, si ti mbani ato të pastra dhe higjenike për rezultate sa më optimale. 

Çfarë Janë Maskerninat Transparente?

Fillimisht, le të shpjegojmë se çfarë janë Invisalign. Këto janë mbajtëse plastike transparente që janë dizajnuar për t'iu përshtatur në mënyrë të përkryer dhëmbëve tuaj. Ato prodhohen në laborator dentar me përmasa ekzakte të dhëmbëve tuaj dhe, me kalimin e kohës, i zhvendosin ato duke ushtruar presion të butë në zonat specifike që duhet të trajtohen. 

Në krahasim me telat metalik tradicional, Invisalign ofrojnë shumë avantazhe. Ato janë më estetike, pasi janë pothuajse të padukshme, dhe mund të hiqen në çdo kohë, duke ofruar fleksibilitet të madh. Këto karakteristika i bëjnë ato shumë popullore dhe të kërkuara nga shumë njerëz.

Trajtimi me Invisalign përfshin përdorimin e një numri të ndryshëm maskerinash gjatë disa muajve os një viti, në varësi të ashpërsisë së problemeve tuaja dentare. Me përdorimin e teknologjisë kompjuterike të avancuar, çdo maskerinë prodhohet individualisht për të garantuar përshtatjen ideale dhe rezultate sa më të mira.

Është e rëndësishme të konsultoheni me një ortodont të kualifikuar nëse po mendoni të filloni trajtimin me Invisalign. Ata mund të vlerësojnë nevojat tuaja dhe t'ju ndihmojnë të vendosni nëse kjo është zgjidhja më e mirë për ju. Me mirëmbajtjen dhe kujdesin e duhur, maskerinat transparente mund t'ju ofrojnë avantazhe afatgjata dhe t'ju ndihmojnë të arrini buzëqeshjen e mrekullueshme që keni dëshiruar gjithmonë!

Si Ti Mbani Maskerinat Tuaja

Ndryshe nga telat që do të ngjiten në dhëmbë, Invisalign mund të hiqen në çdo kohë që dëshironi. Edhe pse kjo është një procedurë e thjeshtë, ka ende disa faktorë që duhet të merrni parasysh duke përfshirë:

  • Sigurohuni që t'i mbani maskerinat tuaja vënë për të paktën 20-22 orë në ditë. Do të duhet ti hiqni vetëm për të pirë, për të ngrënë dhe ndërsa jeni duke i pastruar. 
  • Kur i keni vënë maskerinat duhet të konsumoni vetëm ujë të ftohtë; përndryshe, mund t'i zbardhni ose t'i thyeni.
  • Edhe pse mund të jetë e sikletshme t'i mbani vënë në fillim, mundohuni të mos i hiqni. Së shpejti do të mësoheni me ndjenjën që ato japin në gojë dhe nuk do t’ju vrasin më. 
  • Lirojini maskerinat rreth e rrotull dhe më pas hiqini në të njëjtën kohë nga të dyja anët e pasme. Nëse i hiqni direkt në pjesën e përparme mund ti dëmtoni ose ti thyeni.
  • Na kontaktoni menjëherë nëse maskerinat tuaja janë dëmtuar ose nëse i keni humbur. Në keto raste ortodonti do të bëjë një palë të reja për ju. 
  • Është e rëndësishme të vishni maskerinat ashtu siç rekomandohet nga ortodonti. Seti juaj i ardhshëm nuk do të përshtatet nëse dhëmbët tuaj nuk lëvizin siç në mënyrën e duhur.
  • Asnjëherë mos i hidhni maskerinat tuaja të fundit. Nëse ndodh diçka me maskerinat që po përdorni aktualisht, mund t'ju kërkojmë t'i riktheheni përsëri atyre të mëparëshme.

Si Mund Të Ngjyrosen Maskerinat Invisalign?

Ndërsa është e qartë se maskerinat do të duhet të hiqen gjatë ngrënies, duhet të dini gjithashtu se ato duhet të hiqen edhe kur pini çdo gjë tjetër përveç ujit. Disa nga pijet që do të shkaktojnë njolla tek maskerinat Invisalign mund të jenë:

  • Alkooli me ngjyrë: Veçanërisht vera e kuqe dhe koktejlet, të cilat përmbajnë pigmentë që mund të lënë njolla të qëndrueshme.
  • Pijet me shumë sheqer: Këto pije mund të qëndrojnë në gojën tuaj për një kohë të gjatë dhe të bllokohen nën maskerina. Ato shpesh përmbajnë edhe ngjyra ushqimore që mund të shkaktojnë njolla. 
  • Larësit e gojës: Shumë larës të gojës përmbajnë ngjyrues që mund të lënë njolla në maskerinat transparente. 
  • Çaji dhe kafeja: Ashtu si pijet e tjera të përmendura, çaji dhe kafeja kanë tendencë të lënë njolla të dukshme në maskerina.. 

Bëjeni Pastrimin E Invisalign Pjesë Të Rutinës Tuaj

Pastrimi i rregullt është faktor kyç për të mirëmbajtur maskerinat Invisalign në gjendje sa më të mirë. Sigurohuni që të lani dhëmbët dhe maskerinat në mëngjes dhe në mbrëmje, duke përdorur një furçë dhëmbësh të butë. Kjo ndihmon në eliminimin e mikrobeve dhe baktereve që mund të dëmtojnë dhëmbët dhe shëndetin tuaj oral. Me këtë përkujdesje të përditshme, do të ruani pastërtinë dhe efektivitetin e Invisalign, duke siguruar rezultate të shkëlqyera për trajtimin tuaj. 

Pastrimi Apo Shpëlarja E Thjeshtë E Maskerinave

Kur bëhet fjalë për Invisalign, larja dhe pastrimi i rregullt bëjnë një ndryshim të madh. Edhe pse shpëlarja ndihmon në largimin e papastërtive sipërfaqësore, vetëm pastrimi i mirë i tyre mund të eliminojë bakteret e padukshme që grumbullohen poshtë sipërfaqes. Këtu janë disa këshilla bazë për larjen dhe pastrimin e maskerinave Invisalign çdo ditë:

  • Pas çdo vakti, shpëlani me ujë maskerinat Invisalign përpara se t'i vendosni përsëri. Kjo ndihmon në largimin e mbetjeve ushqimore që mund të grumbullohen brenda tyre.
  • Përdorni një furçë dhëmbësh të veçantë (jo atë që përdorni për dhëmbët) për të pastruar maskerinat. Kjo furçë duhet të ketë qime të buta për të shmangur gërvishtjet. Përdorni pak solucion pastrues dhe fërkojini ato butësisht për të larguar çdo grimcë ushqimi ose bakterie që mund të jetë grumbulluar gjatë ditës. 
  • Kur nuk po i përdorni maskerinat, mbajini në kutinë mbrojtëse që do t’ju jap dentisti. Në këtë menyrë maskerinat do të jenë t të sigurta dhe të pastra kur nuk janë në përdorim. 

Sa Shpesh Duhet T'i Pastroni Maskerinat Tuaja?

Ju duhet t'i pastroni maskerinat tuaj çdo natë, në të njëjtën kohë kur lani dhe pastroni dhëmbët me fill dentar. Kjo ndihmon në heqjen e grimcave të ushqimit, papastërtive dhe mikrobeve që mblidhen gjatë ditës. Gjithashtu, pastroni maskerinat tuaj nëse bëhen pis, për shembull, në rastet kur pini diçka me ngjyrë ose nëse i vendosni shumë shpejt pas ngrënies.

Përveç kësaj, shpëlani maskerinat sa herë që i vendosni ato. Edhe kur i ndërroni çdo dy javë, është e rëndësishme që të vazhdoni t'i pastroni ato sa herë të mundeni. Pamundësia për ta bërë këtë mund të rezultojë në erë të keqe të gojës ose në njolla që do ti bëjnë dhëmbët tuaj të duken të verdhë. Për më tepër, shëndeti juaj oral duke përfshirë mishërat mund të ekspozohen ndaj baktereve të grumbulluara me kalimin e kohës. 

A Ka Ndonjë Pastrues Që Duhet Të Shmangni?

Edhe pse mund të mendoni se duhet një pastrues i thjeshtë për t'i mbajtur maskerinat e pastërta, nuk është kështu. Disa prej solucioneve pastruese mund të jenë shumë të ashpër dhe të dëmtojnë sipërfaqen e maskerinave. Disa nga këta shembuj përfshijnë:

  • Pastën e dhëmbëve.
  • Sapunët me aromë.
  • Pastruesit e protezave.
  • Larës goje që kanë përqindje alkooli. 
  • Sapunët pastrues që kanë ngjyrues. 
  • Kini kujdes të mos përdorni një furçë dhëmbësh me qime të forta, pasi mund të gërvishtni maskerinat, duke i bërë ato të duken të jo të pastra. 

Kur Të Hiqni Maskerinat Tuaja, Sigurohuni Që T'i Shpëlani Ato Me Ujë

Një nga gjërat kryesore që dentisti juaj do t'ju rekomandojë është që t'i shpëlani maskerinat tuaja sa herë që i hiqni. Kjo do të ndihmojë në largimin e pështymës dhe çdo bakteri që mund të ketë ngecur. Edhe pse mund të jetë e vështirë të gjeni mundësinë për ti pastruar kur jeni jashtë shtëpisë, mbani gjithmonë një shishe me ujë me vete. Nëse nuk pastrohen, ato mund të bëhen një terren i favorshëm për bakteret. 

Vendosini Maskerinat Në Ujë Çdo Ditë

Nëse nuk dëshironi që maskerinat tuaja të kenë një erë të pakëndshme, është e rëndësishme të mbani një higjienë të rregullt dentare. Për të shmangur këto probleme, lani maskerinat çdo ditë duke përdorur kristale pastrimi që mund t'i gjeni në çdo supermarket. Vendosni ato në një gotë me ujë të ngrohtë (jo të nxehtë) dhe lërini për të paktën 15 minuta. Pas kësaj, fshijini ato me një furçë të butë dhe shpëlajini mirë përpara se t'i vendosni përsëri në gojë. Në këtë mënyrë do të eliminoni erërat e pakëndshme dhe do ti mbani ato të pastra njëkohësisht.

Mos Hani Nëse Keni Maskerinat Vënë

Ne e dimë se shumë shpejt do të mësoheni me ndjenjën e aligners dhe madje shumë herë do të harroni se i keni vënë. Megjithatë, mos harroni që gjithmonë t'i hiqni ato kur hani ose pini. E vetmja gjë që mund të konsumohet kur ti keni vënë do të jetë uji. Kjo do t'ju ndihmojë gjithashtu të mbani dhëmbët dhe mishrat e dhëmbëve të shëndetshëm. 

Sigurohuni Që Të Pastroni Dhe Të Përdorni Fillin Dentar Sa Herë Që Të Hiqni Maskerinat

Kur vendosni maskerinat, çdo grimcë ushqimi ose pllakë që ngec në mishrat ose dhëmbët tuaj mund të qëndrojë atje për një kohë shumë të gjatë! Shëndeti juaj dentar mund të ndikohet negativisht nga kjo pasi mund të rezultojë në probleme si gingiviti ose kavitetet. Pra, nëse doni të shmangni këto probleme mos harroni të pastroni dhëmbët me fill dentar para se të vendoni maskerinat. 

Ruajini Maskerinat Në Kutinë E Tyre Të Posaçme

Bëjeni zakon që sa herë ti hiqni maskerinat ti mbani në kutinë e tyre që do t’ja u jap ortodonti në fillim të trajtimit. Vendosini ato në kutinë e tyre sa herë ti nxirrni jashtë për të ngrënë apo edhe thjesht për të larë dhëmbët! Në të kundërt do të rrezikoni ti thyeni apo edhe ti gërvishtni pa dashje. Mundohuni ta keni kutinë gjithmonë me vete pasi do të jetë shumë e nevojshme në shumë raste.

Mos Përdorni Solucione Pastruese Me Ngjyra Ose Aroma

Ndërsa shumë pastrues janë efektivë për pastrimin Invisalign, disa duhet t'i shmangni. Maskerinat transparente mund të njollosen lehtësisht nga sapunët me ngjyrë, duke bërë që dhëmbët tuaj të mos duken të pastër. Përveç kësaj, sapunët me aromë mund të lënë gjithashtu një shije të pakëndshme në gojë. Shmangni gjithashtu përdorimin e shpëlarësve të gojës për pastrimin e maskerinave pasi shumica përmbajnë ngjyrues që mund të njollosin plastikën dhe substanca të forta që mund t'i dëmtojnë. Për rezultate optimale, përdorni pastrues të thjeshtë dhe pa ngjyrues që janë të përshtatshëm për tu përdorur me Invisalign.

Mos Hani Ose Pini Me Maskerinat Vënë

Përveç ujit, është e rëndësishme të hiqni maskerinat Invisalign kur hani ose pini diçka tjetër. Ushqimet dhe pijet mund t'i njollosin maskerinat, duke bërë që dhëmbët tuaj të duken të pisët. Gjithashtu, maskerinat mund të dëmtohen pasi nuk janë krijuar për të përballuar presionin e ushqimit. Gjithashtu ushqimi mund të ngecë brenda tyre, duke shkaktuar probleme higjienike. Mbani gjithmonë me vete kutinë e Invisalign për t'i ruajtur maskerinat sa herë që hani ose pini diçka. Në këtë mënyrë do mund ti mbani ato të sigurta dhe të pastra.

Mos I Lini Maskerinat Jashtë Pa Mbrojtje

Këshillohet që ti mbani maskerinat tuaja vënë rreth 20 deri në 22 orë në ditë. Megjithatë, herë pas here do të jetë e nevojshme t'i nxirrni jashtë për raste të tjera, si kur hani ose pastroni dhëmbët. Në këto raste mbrojini maskerinat duke i vendosur brenda kasës mbrojtëse që do t'ju jepet që nga fillimi i trajtimit. Nëse i lini jashtë ato mund të mbledhin grimca ushqimore, ose baktere nga jashtë. Kini parasysh se mosmbajtja e tyre për kohën e rekomanduar do të rezultojë në probleme me vendosjen, kështu që përpiquni ti mbani për aq kohë sa është e nevojshme për rezultate sa më optimale. 

Mos I Pastroni Me Ujë Të Nxehtë

Edhe pse uji i nxehtë është i shkëlqyeshëm për eliminimin e baktereve, ai mund të dëmtojë maskerinat Invisalign. Dëmet e shkaktuara mund t'i bëjnë ato joefektive në drejtimin e dhëmbëve. Për këtë arsye, rekomandohet që gjithmonë t'i pastroni ato me ujë të vakët. Kjo do të sigurojë që ato të jenë të pastra dhe të ruajnë formën e tyre të pandryshuar, duke garantuar efektivitetin e trajtimit tuaj. 

Këshilla Për Pastrimin E Invisalign

Për më tepër, ne kemi përfshirë disa këshilla bazë se si të pastroni Invisalign tuaj dhe t'i mbani ato sa më të pastra. 

  • Lani dhe pastroni dhëmbët dy herë në ditë, pasi pështyma juaj nuk mund të largojë natyrshëm grimcat e ushqimit të mbetura pas ngrënies ndërkohë që keni maskerinat vendosur. Mënyra më e mirë për të ndaluar akumulimin e mikrobeve dhe pllakës në dhëmbët tuaj është të lani dhe të përdorni fillin dentar të paktën dy herë në ditë.
  • Mos hani asgjë ndërsa keni maskerinat vënë pasi ushqimi dhe pijet e ndryshme mund të ngjiten në sipërfaqen e maskerinave transparente dhe t'i çngjyrosin ato. Gjithmonë kini parasysh që ti hiqni ato para se të hani. 
  • Shmangni konsumimin e alkolit ndërsa keni maskerinat vënë; Përmbajtja e lartë e sheqerit në alkool mund të rezultojë në kavitete dentare. Kini parasysh ti hiqni maskerinat përpara se të konsumoni alkool dhe lani ose shpëlajini dhëmbët përpara se t'i vendosni përsëri në vend.
  • Pastruesit e fortë dhe disa furça dhëmbësh të ashpra, mund të dëmtojnë maskerinat, ndaj shmangni përdorimin e tyre.
  • Shmangni përdorimin e shpëlarësve të gojës pasi shumë prej tyre përfshijnë kimikate të ashpra që mund të dëmtojnë sipërfaqet e maskerinave tuaj.

Pyetjet E Bëra Më Shpesh

Çfarë Duhet Të Bëj Nëse Nuk Kamë Mundësi Të Mbajë Maskërinat Vënë? 

Nëse një nga maskerinat nuk përshtatet mirë ose dëmtohet, kaloni te seti tjetër dhe shtoni ditët shtesë të kohës së përdorimit për të kompensuar kohën e humbur. Në rast se sapo keni vendosur kompletin e ri të maskerinave dhe tjeti nuk përshtatet lehtë, kontaktoni dentistin tuaj. Ai do t'ju këshillojë se çfarë hapash të mëtejshëm duhet të ndërmerrni. 

Çfarë Duhet Të Bëj Nëse Një Nga Këllapat Mbajtëse Bie?

Ndonjëherë është e mundur që këllapat mbajtëse të shkëputet, dhe nëse ndodh kjo, kontaktoni menjëherë dentistin tuaj. Në rastet kur shkëputet vetëm njëra prej tyre, nuk do t'ju duhet një vizitë e menjëhershme tek dentisti, por nëse më shumë prej tyre shkëputen, atëherë këllapat mbajtëse duhen zëvendësuar përsëri. 

Si Mund Të Evitoj Irritimin E Gojës Nga Maskerinat? 

Ndonjëherë pjesa e brendshme e faqeve ose gjuha juaj irritohen kur vendosni maskerinat për herë të parë. Për të ndihmuar në zbutjen e shqetësimit në zonën e prekur, aplikoni një xhel kundër dhimbjes në gojë. Nëse anësorja e maskerinave tuaja është e mprehtë, mund të përdorni një limë thonjsh për ta zbutur me shumë kujdes ose mund ta limojë dentisti juaj.

A Është Normale Që Të Kem Dhimbje Dhëmbësh?

Ndërsa vendosni maskerinat e reja është shumë normale që të ndjeni dhimbje dhëmbi. Kjo do të zgjasë për rreth dy ditë derisa dhëmbët të fillojnë të lëvizin. Pas kësaj, çdo gjë do të jetë në rregull dhe do të kthehet në normalitet pasi goja juaj të jetë përshtatur. Nëse dhimbja është e padurueshme, merrni qetësues në farmaci. 

Kontaktoni me Ne

Na dërgoni me email

info@dr-rolandzhuka.com

Ndani:

Facebook
Cicëroj
Pinterest
LinkedIn

Tabela e Përmbajtjes

Na kontaktoni tani

Plotësoni formularin e mëposhtëm dhe do të merrni një vlerësim fillestar të gjendjes tuaj dentare, ose kontaktoni dr.

Duke klikuar butonin "DËRGO" më poshtë, pranoj që një përfaqësues të më kontaktojë me email ose telefonata në emailin ose numrin e telefonit të ofruar nga unë në lidhje me shërbimet e dr-rolandzhuka.com.
Në çelës

Postime të ngjashme

Ne jemi gati kur të jeni ju gati!

Lini një takim

Plotësoni formularin për të lënë një takim me një nga specialistët tanë stomatologjikë. Nëse keni nevojë për zgjidhje më të komplikuara dentare ose keni nevojë për një diagnozë për problemin tuaj, ne do t'ju kontaktojmë sa më shpejt të jetë e mundur. Ne ofrojmë konsulta dhe këshilla mjekësore për të gjithë pacientët, qoftë në klinikën tonë ose nëpërmjet internetit. Thjesht plotësoni formularin me informacionin tuaj, zgjidhni shërbimin që po kërkoni dhe lini një mesazh me çdo pyetje që mund të keni, dhe stafi ynë do t'ju përgjigjet brenda një kohe të shkurtër.

Bëni një takim

Plotësoni formularin e thjeshtë online!

Njihuni me dentistin tonë në internet

Telefonatë direkt me dentistin tonë.

Mësoni diagnozën tuaj

Gjeni problemin dhe zgjidhjen.

Merrni kuotën tuaj

Merrni ofertën tuaj falas në internet!

sqShqip

Kërkoni një Vlerësim Falas, plotësoni formularin e mëposhtëm.

Duke klikuar butonin "DËRGO" më poshtë, pranoj që një përfaqësues të më kontaktojë me email ose telefonata në emailin ose numrin e telefonit të ofruar nga unë në lidhje me shërbimet e dr-rolandzhuka.com.
Appuntamenti

Kerkoni nje konsulte online falas!

Merrni nje cmim online!
Kurseni deri ne 30% krahasuar me nje klinike tjeter!