Sëmundja Periodontale Dhe Ndikimi I Saj Në Gratë Shtatzëna

Sëmundja e mishrave të dhëmbëve, e njohur gjithashtu si sëmundje periodontale, është një gjendje serioze që mund të dëmtojë dhëmbët tuaj, si dhe strukturën e kockave përreth. Nëse nuk trajtohet, kjo çështje mund të ketë pasoja të rënda për shëndetin tuaj oral në tërësi. 

Qëllimi i këtij blogu është t'ju ndihmojë të kuptoni se çfarë është sëmundja periodontale, pse ndodh dhe si do të ndikojë ajo në shëndetin e përgjithshëm të gojës tuaj. Duke kuptuar këto simptoma do të mund të merrni trajtimin në kohën e duhur dhe në këtë mënyrë do të shmangni problemet e mëtejshme të shëndetit tuaj oral. Në Klinikën Dentare të Dr. Roland Zhukës, ne përpiqemi maksimalisht që pacientët tanë të ndihen sa më mirë dhe përdorim teknologjinë më të fundit në trajtimet tona, duke përfshirë kujdesin periodontal dhe kirurgjinë e implantit dentar.

Çfarë Është Sëmundja Periodontale?

Sëmundja periodontale e njohur edhe si sëmundja e mishrave të dhëmbëve është një çështje e shëndetit oral e cila është shumë e zakonshme në ditët e sotme. Kjo gjendje ka disa faza që variojnë nga e lehtë në të rëndë. Gjatë fazës së hershme, e cila njihet si gingiviti, pllaka fillon të krijohet dhe grumbullohet në dhëmbë dhe në vijën e mishrave të dhëmbëve, gjë që më vonë do të shkaktojë inflamacion në mishrat e dhëmbëve dhe do t'i gjakos ato. Nëse nuk trajtohet në kohën e duhur, gjendja do të përparojë më shumë në një fazë më të rëndë të quajtur periodontitis. Gjatë kësaj faze, infeksioni do të përkeqësohet dhe do të arrijë në kockat dhe indet lidhëse të dhëmbëve. 

Ashtu si me çdo gjendje tjetër shëndetësore, zbulimi i hershëm është çelësi për të parandaluar infeksionin e mëtejshëm dhe dëmtimin e dhëmbëve tuaj. Nëse sëmundja zbulohet në fazat e hershme, ajo do të trajtohet lehtësisht, kështu që nuk do të përballeni me dhimbje të forta dhe të padurueshme. Megjithatë, pas trajtimit, duhet të keni shumë kujdesdhe duhet të mbani një rutinë të rregullt të larjes së dhëmbëve dhe pastrimit të rregullt të tyre.

Simptomat E Sëmundjes Periodontale

Njohja e shenjave paralajmëruese dhe simptomave të sëmundjes periodontale është shumë e rëndësishme kur bëhet fjalë për mbrojtjen e buzëqeshjes suaj. Disa nga simptomat fillestare mund të varijojnë nga gjakderdhja dhe mishrat e fryrë deri te era e keqe e gojës. Sapo të filloni të vini re ndonjë nga këto shenja, telefononi dentistin tuaj. Këto mund të jenë ose simptoma të sëmundjes periodontale ose të ndonjë problemi tjetër. Çfarëdo që të jetë, është më mirë të diagnostikohet sa më herët. 

Për shkak se pllaka dentare dhe gurëzat krijohen rreth vijës së mishrave të dhëmbëve, sëmundja periodontale do të sulmojë drejtpërdrejtë rrënjën e dhëmbëve tuaj. Nëse trupi juaj nuk është në gjendje ta menaxhojë atë si duhet dhe nëse nuk trajtohet, infeksioni do të prek rrënjën dhe do të shkaktojë humbje të dhëmbëve. Disa nga simptomat më të zakonshme që tregojnë praninë e sëmundjes periodontale përfshijnë:

  • Nëse vëreni se mishrat e dhëmbëve tuaj janë bërë të ndjeshëm, duken të skuqur dhe të fryrë dhe rrjedhin gjak sa herë që i lani, kjo mund të jetë një shenjë e gingivitit e cila është faza më e hershme e sëmundjes periodontale. 
  • Sëmundja e mishrave të dhëmbëve ka shumë të ngjarë të shkaktojë erë të keqe të gojës dhe ti bëj dhëmbët më të ndjeshëm, duke i bërë njerëzit që të shmangin larjen e tyre. 
  • Ndjeshmëria e dhëmbëve është një tjetër simptomë e zakonshme e sëmundjes periodontale. Ju mund të ndjeni dhimbje kur hani ose pini pije dhe ushqime të nxehta. Pasi mishrat e dhëmbëve të jenë tërhequr, rrënja e dhëmbit do të ekspozohet dhe çdo sinjal që vjen nga faktorë të jashtëm do të shkojë direkt atje. Kjo ka shumë të ngjarë të ndodhë kur sëmundja periodontale ka avancuar. 
  • Kur sëmundja periodontale nuk trajtohet, do të shkaktojë recesion të mishrave të dhëmbëve dhe humbje kockore. Nëse vëreni se dhëmbët tuaj duken më të gjatë se normalisht dhe nuk kafshoni njësoj si më parë, duhet të kontaktoni menjëherë dentistin tuaj. Këto simptoma janë më të zakonshme kur sëmundja ka avancuar dhe problemet janë më të rënda. 

Nëse vëreni ose përjetoni ndonjë nga këto simptoma, duhet të merrni mjekim dentar sa më shpejt të jetë e mundur. Ruajtja e shëndetit tuaj oral dhe parandalimi i avancimit të mëtejshëm të sëmundjes periodontale mund të arrihet me identifikimin dhe trajtimin e hershëm të simptomave. Ju mund të ruani shëndetin dhe pamjen e buzëqeshjes suaj me kontrolle të rregullta dentare dhe të praktikoni higjienën e rregullt orale.

Stafi ynë me i specializuar është gati tju shoqëroj në këtë aventurë që do tju ndryshoj jetën. Ne ofrojmë plane trajtimi të përsonalizuara duke përdorur teknika moderne dhe ekzaminime të plota për të mbrojtur dhëmbët tuaj. Asnjëherë mos e nënvlerësoni rëndësinë e kujdesit parandalues - ai është aspketi kryesor për një buzëqeshje të ndritshme dhe të fortë.

Komplikimet E Sëmundjes Periodontale

Nëse sëmundja periodontale nuk trajtohet, jo vetëm që do të ndikojë në shëndetin tuaj oral, por do të ketë gjithashtu një ndikim të madh në shëndetin tuaj të përgjithshëm. Madje do të avancoj aq shumë sa të ndikojë në shëndetin e zemrës dhe menaxhimin e diabetit. Disa nga komplikimet që do të shkaktojë sëmundja periodontale e patrajtuar përfshijnë:

  • Nëse preket shëndeti oral dhe nëse nuk trajtohet në kohën e duhur kjo do të ndikoj edhe në shëndetin tonë të përgjithshëm. 
  • Infeksioni bakterial dhe inflamacioni afatgjatë i lidhur me sëmundjen e mishrave të dhëmbëve mund të çojnë në sëmundje të zemrës dhe goditje në tru.

Efekti I Sëmundjes Peridontale Në Shtatzëni

Shëndeti periodontal merr një rëndësi të veçantë gjatë shtatzënisë. Studimet tregojnë se gratë shtatzëna me sëmundje të mishrave të dhëmbëve të patrajtuara janë më të prirura për të pasur lindje të parakohshme dhe foshnje me peshë të ulët në lindje. Shëndeti i dhëmbëve të nënës mund të ndikojë drejtpërdrejt në shëndetin e foshnjës që është duke u rritur. 

Efektet e sëmundjes periodontale të patrajtuara mund të shtrihen përtej shtatzënisë, duke prekur mirëqenien tonë të përgjithshme dhe cilësinë e jetesës, nga ndikimi në sistemin tonë imunitar deri te aftësia jonë për të ngrënë dhe komunikuar si duhet. Pasi të kuptoni ndikimin që ka sëmundja e mishrave të dhëmbëve në shëndetin e përgjithshëm, do të kuptoni pse është kaq e rëndësishme të menaxhoni këtë gjendje sa më herët që të mundeni. 

Për të shmangur pasojat e mundshme të sëmundjejes periodontale, është e rëndësishme të kërkoni trajtim profesional dentar dhe të ndiqni një rutinë të rreptë të higjienës orale. Jepini përparësi buzëqeshjes tuaj dhe kuptoni ndikimin që ajo ka në shëndetin tuaj të përgjithshëm. Mos harroni, një shëndet i mirë oral është çelësi për një buzëqeshje të bukur dhe një jetë më të gjatë dhe të shëndetshme. 

Fazat E Sëmundjes Peridontale

Dy fazat kryesore të sëmundjes së mishrave të dhëmbëve janë gingiviti dhe periodontiti. Ndërsa gingiviti është forma më e zakonshme e sëmundjes së mishrave të dhëmbëve dhe më e lehta, ajo është e lehtë për tu kuruar. Nga ana tjetër, periodontiti është faza e fundit e sëmundjes së mishrave të dhëmbëve dhe ndodh kur gingiviti lihet patrajtuar. Katër fazat e periodontitit përfshijnë:

  1. Periodontiti Faza 1: Faza fillestare
  2. Periodontiti Faza 2: Stadi i moderuar
  3. Periodontiti Faza 3: I rëndë me potencial për humbje të dhëmbëve
  4. Periodontiti Faza 4: Potenciali për humbjen e të gjithë dhëmbëve

Gingiviti

Duhet të dini se goja jonë është e mbushur me baktere dhe kur ato qëndrojnë për një kohë të gjatë në dhëmbët tanë, ato ngurtësohen dhe formohen në një shtresë ngjitëse të quajtur pllakëza. Kjo do të ndodhë nëse dhëmbët nuk lahen dhe pastrohen rregullisht siç duhet. Sistemi imunitar i trupit reagon ndaj pllakës që nuk hiqet, duke inflamuar mishrat e dhëmbëve. Mishrat më pas do të rrjedhin gjak kur lani ose pastroni dhëmbët me fill dhe ato mund të duken më të skuqur dhe më të fryrë se zakonisht. Këto shenja do të fillojnë të shfaqen pas dy javësh. 

Diagnostikimi i pllakës dentare nuk është shumë i lehtë sidomos gjatë larjes për shkak të pastës së dhëmbëve. Pra, për të pasur një pamje më të mirë duhet të caktoni një takim me dentistin tuaj. Shumica e njerëzve do t'i neglizhojnë këto shenja dhe do t'i shtyjnë vizitat dentare sa më shumë të munden. Kur pllaka nuk pastrohet profesionalisht, ajo do të ngurtësohet më shumë dhe do të kthehet në gurëza e cila është një substancë ngjitëse.

Gjëndrat e pështymës tek njerëzit e shëndetshëm prodhojnë ndonjëherë gurë të dhëmbëve, sidomos në dhëmbët e përparmë të poshtëm. Këta gurë vijnë si rezultat i depozitimeve minerale nga pështyma dhe kanë një ngjyrë krem e artë. Ata mund të hiqen lehtësisht nga një peridontist, higjenist, ose dentist. 

Megjithatë, ekziston një lloj më i rrezikshëm, i quajtur "gura subgingival", i cili është i zi dhe zhvillohet nën linjën e mishrave të dhëmbëve. Për shkak të lokalizimit të tyre të fshehur, identifikimi dhe heqja e tyre nga një dentist mund të jetë më e vështirë. Gurët subgingival kanë ngjyrë të zezë për shkak të gjakut që është prezent kur mishrat janë të fryrë, dhe shpesh tregojnë një formë më të rëndë të sëmundjes së mishrave.

Gingiviti, një fazë fillestare e sëmundjes periodontale, mund të mos shkaktojë dhimbje dhe simptomat e tij mund të mos vihen re lehtë. Shpesh herë, individët i lidhin mishrat e gjakosur me larjen e dhëmbëve me shumë forcë. Por, mishrat që gjakosen pa i ushtruar forcë janë një sinjal paralajmërues që nuk duhet të injorohet.

Faza e trajtueshme e sëmundjes periodontale është vetëm gingiviti. Kjo gjendje mund të parandalohet me praktika të mira të higjienës dentare në shtëpi, përfshirë pastrime dhe kontrolle të rregullta dentare. Dentisti juaj ose periodontisti mund të ju ndihmojë të trajtoni gingivitin dhe të riktheni shëndetin e mishrave të dhëmbëve. 

Periodontiti Faza 1: Fillestare

Nëse nuk trajtohet, gingiviti mund të përparojë në Periodontitin e Fazës 1, ku inflamacioni fillon të krijojë probleme serioze në shëndetin tuaj oral. Inflamacioni kronik mund të jetë shkatërrues për çdo pjesë të trupit, duke përfshirë nyjet e prekura nga artriti si gishtat, ijet dhe gjunjët.

Në rastin e periodontitit, fibrat që lidhin rrënjët e dhëmbëve me kockën përreth tyre, të njohura si "ligamenti periodontal", dëmtohen nga ky inflamacion. Ky dëmtim është i pakthyeshëm dhe ndonjëherë mund të jetë e vështirë të dallohet nga gingiviti për shkak të simptomave të ngjashme fillestare.

Në këtë fazë të sëmundjes, mund të mos ndjeni dhimbje ose simptoma të tjera të dukshme. Megjithatë, gjatë larjes së dhëmbëve, mishrat do të vazhdojnë të gjakosen dhe të irritohen. Nëse sëmundja e mishrave të dhëmbëve ka arritur këtë pikë, nuk mund të trajtohet plotësisht, por mund të menaxhohet efektivisht nga një periodontist i aftë dhe ekipi i tij dentar. Trajtimi fillon me një pastrim të thellë që heq gurët dhe mikrobet nga mishrat dhe rrënjët e dhëmbëve, duke i bërë ato më të shëndetshme.

Periodontiti Faza 2: Stadi i moderuar

Sëmundja juaj do të përkeqësohet në Fazën 2 - Periodontiti i moderuar - nëse nuk trajtohet gjatë fazave fillestare. Shkalla e dëmtimit të ligamenteve ose nyjeve që lidhin rrënjën e dhëmbit është dallimi kryesor midis periodontitit të hershëm dhe të moderuar. Për shkak se kjo fazë ka më shumë pasoja, të cilat fatkeqësisht janë të pakthyeshme, mund të zbulohet lehtësisht nga dentisti juaj.

Periodontiti Faza 3: I rëndë me potencial për humbje të dhëmbëve

Faza e tretë e sëmundjes periodontale, është një moment kritik ku rreziku për humbjen e dhëmbëve bëhet shumë i lartë. 

Edhe pse mund të mos përjetoni dhimbje, nëse sëmundja ka përparuar deri në këtë fazë, do të vëreni ndryshime të tjera të dukshme. Mishrat e dhëmbëve do të jenë tërhequr, çka shkakton erë të keqe goje, shije të pakëndshme, dhe dhëmbët mund të duken më të gjatë. Është gjithashtu e mundur që dhëmbët të fillojnë të lëvizin dhe kur kafshoni do të keni më shumë dhimbje. Në raste të tjera, pacientët mund të përjetojnë ënjtje të dhimbshme të lokalizuara ose abscese të mbushura me qelb.

Në këtë fazë, trajtimi i vetëm do të jetë kirurgjia periodontale. Është e mundur që disa dhëmbë të jenë përtej shpëtimit dhe mund të kërkojnë zëvendësim me implante ose proteza dentare. Sidoqoftë, periodontisti mund t'ju ndihmojë të përcaktoni mënyrën më të mirë të veprimit, duke rritur numrin e dhëmbëve që mund të shpëtohen. Ekspertët periodontal shpesh identifikojnë mundësi që mund të mos vihen re nga dentistët e përgjithshëm, duke ofruar zgjidhje më të mira për ruajtjen e shëndetit të gojës tuaj.

Periodontiti - Faza 4: E Rëndë (Me Potencial Për Humbjen E Të Gjithë Dhëmbëve)

Në momentin që arrijnë Fazën 4, shumica e dhëmbëve do të bien dhe ata që nuk kanë rënë mund të lirohen. Dhëmbët nuk do të jenë të fortë mjaftueshëm për të përballuar fuqinë e kafshimit tuaj, sepse mishi dhe kocka nuk do të të fortë mjaftueshëm për t'i suportuar.

Dhëmbët e përparmë do të jenë dukshëm të çarë, do të lëvizin dhe do të fillojnë të shfaqen hapësira mes tyre. Trajtimi në këtë pikë është vërtet i rëndësishëm. Përparimi i sëmundjes periodontale mund të rezultojë në probleme të tjera të rënda shëndetësore, duke përfshirë diabetin apo edhe një atak në zemër.

Edhe pse nuk mund të zhbëhet, sëmundja në këtë fazë mund të kontrollohet dhe të stabilizohet me ndihmën e periodontistit tuaj dhe profesionistëve të tjerë të dhëmbëve. 

Kur arrihet Faza 4, njerëzit shpesh konsiderojnë heqjen e të gjithë dhëmbëve dhe vendosjen e implanteve dentare në vendin e tyre. Problemi është se sëmundja e mishrave të dhëmbëve mund të shkaktohet edhe nga implantet dentare dhe gjithashtu trajtimet si implantet janë shumë më të kushtueshme dhe të vështira për t'u kuruar. Ne kemi qenë dëshmitarë të disa rasteve të pacientëve të cilët kanë zëvendësuar të gjithë dhëmbët me implante vetëm për të përjetuar të njëjtin problem më pas. Është e rëndësishme që të flisni me një periodontist të specializuar përpara se të merrni këtë vendim pasi kur dhëmbët hiqen ato nuk mund të zëvendësohen më.

Kontaktoni me Ne

Na dërgoni me email

info@dr-rolandzhuka.com

Ndani:

Facebook
Cicëroj
Pinterest
LinkedIn

Tabela e Përmbajtjes

Na kontaktoni tani

Plotësoni formularin e mëposhtëm dhe do të merrni një vlerësim fillestar të gjendjes tuaj dentare, ose kontaktoni dr.

Duke klikuar butonin "DËRGO" më poshtë, pranoj që një përfaqësues të më kontaktojë me email ose telefonata në emailin ose numrin e telefonit të ofruar nga unë në lidhje me shërbimet e dr-rolandzhuka.com.
Në çelës

Postime të ngjashme

Ne jemi gati kur të jeni ju gati!

Lini një takim

Plotësoni formularin për të lënë një takim me një nga specialistët tanë stomatologjikë. Nëse keni nevojë për zgjidhje më të komplikuara dentare ose keni nevojë për një diagnozë për problemin tuaj, ne do t'ju kontaktojmë sa më shpejt të jetë e mundur. Ne ofrojmë konsulta dhe këshilla mjekësore për të gjithë pacientët, qoftë në klinikën tonë ose nëpërmjet internetit. Thjesht plotësoni formularin me informacionin tuaj, zgjidhni shërbimin që po kërkoni dhe lini një mesazh me çdo pyetje që mund të keni, dhe stafi ynë do t'ju përgjigjet brenda një kohe të shkurtër.

Bëni një takim

Plotësoni formularin e thjeshtë online!

Njihuni me dentistin tonë në internet

Telefonatë direkt me dentistin tonë.

Mësoni diagnozën tuaj

Gjeni problemin dhe zgjidhjen.

Merrni kuotën tuaj

Merrni ofertën tuaj falas në internet!

sqShqip

Kërkoni një Vlerësim Falas, plotësoni formularin e mëposhtëm.

Duke klikuar butonin "DËRGO" më poshtë, pranoj që një përfaqësues të më kontaktojë me email ose telefonata në emailin ose numrin e telefonit të ofruar nga unë në lidhje me shërbimet e dr-rolandzhuka.com.
Appuntamenti

Kerkoni nje konsulte online falas!

Merrni nje cmim online!
Kurseni deri ne 30% krahasuar me nje klinike tjeter!