Dentistët Apo Ortodontët? Kur Duhet Të Vizitoni Kë?

Shumica prej jush e dinë se cila është detyra e një dentisti dhe pse është e rëndësishme të caktoni një vizitë me ta të paktën dy herë në vit për kontrolle dhe pastrime të rregullta dentare, por a e dini pse është e rëndësishme të caktoni takime të rregullta me një ortodont? Cilat janë ndryshimet kryesore midis këtyre dy profesionistëve të dhëmbëve dhe çfarë trajtimesh ofrojnë ata? Kuptimi i këtij ndryshimi do t'ju ndihmojë të caktoni një takim me personin e duhur për të trajtuar nevojat tuaja dentare.

Çfarë Bëjnë Dentistët?

Fillimisht do të donim të shpjegonim se çfarë është dentisti, cilat janë përgjegjësitë e tij dhe pse është e rëndësishme të promovohet higjiena e mirë dentare. Shëndeti juaj oral është shumë i rëndësishëm pasi nëse neglizhohet do të prekë të gjitha pjesët e trupit. Një dentist profesionist do të diagnostikojë dhe trajtojë gjithashtu problemet e dhëmbëve, mishrave të dhëmbëve, dhe çdo pjese të gojës. 

Tek klinika e Dr. Roland Zhukës stafi ynë përdor teknologjinë dhe pajisjet më të fundit duke përfshirë ato diagnostikuese si rrezet X, lazerët dhe mjete të tjera të nevojshme për të kryer procedurat më preçize dentare. Ne jemi gjithashtu të kujdesshëm kur bëhet fjalë për sigurinë dhe higjienën. Pajisjet mbrojtëse, duke përfshirë maska, doreza dhe syze sigurie, do të përdoren për të ndaluar transmetimin e sëmundjeve dhe mikrobeve. Disa nga detyrat e zakonshme të dentistëve do të përfshijnë:

  • Dhënia e këshillave të vlefshme se si të kujdeseni dhe pastroni dhëmbët tuaj. 
  • Trajtimi i kaviteteve duke i mbushur ato.
  • Shpjegimi i rezultateve të rrezeve X dhe ekzaminimeve të tjera diagnostike.
  • Përdorimi i anestezisë në rastet kur është i nevojshëm.
  • Riparimi i dhëmbëve të dëmtuar ose zëvendësimi i tyre. 
  • Mbushja e hapësirave që mungojnë tek dhëmbët.
  • Do të kontrollojnë nëse ka ndonjë problem me dhëmbët ose nofullën tuaj. 

Stomatologjia është një punë në ekip e cila përfshin qasje të ndryshme, por gjithësesi, dentisti do të jetë lideri i skuadrës pasi ofron shumicën e trajtimeve të nevojshme. Në raste të caktuara, ata do të duhet të punojnë ngushtë me higjienistët, implantologët, teknikët e laboratorit ose periodontistët. Duke punuar së bashku këta specialist do të sigurojnë që të merrni kujdesin më të mirë dentar. 

Pse Duhet Të Caktoni Një Vizitë Me Dentistin Tuaj

Edhe pse arsyeja kryesore pse duhet të vizitoni dentistin janë kontrollet dentare çdo gjashtë muaj, ka dhe disa arsye të tjera të rëndësishme që do t'i përmendim më poshtë:

Kujdesi Parandalues

Fillimisht, dentisti juaj do të ekzaminojë për ndonjë shenjë treguese të prishjes së dhëmbëve, sëmundjes së mishrave të tyre ose kancerit të gojës. Kontrolli i rregullt i këtyre aspekteve mund të ndihmojë në shmangien e problemeve më të rëndësishme në të ardhmen. Përveç kësaj, higjenisti juaj dentar do të pastrojë dhëmbët tuaj për të eliminuar gurët dhe pllakat, të cilat mund të çojnë në sëmundje të mishrave të dhëmbëve dhe dëmtim të tyre. Higjenisti dhe dentisti juaj gjithashtu do t'ju ofrojnë këshilla se si të kujdeseni siç duhet për dhëmbët tuaj në shtëpi dhe si të keni një rutinë të shëndetshme. 

Dhimbje E Dhëmbëve

Në rastet kur keni siklet dhe dhimbje në gojë, tek mishërat ose në nofull kujdesi dentar do të jetë mjaft i nevojshëm. Çdo shqetësim ose ënjtje që mund të ndjeni në fytyrë, buzë ose qafë mund të tregojë një problem dentar. Gjithashtu, nëse mishrat e dhëmbëve ju rrjedhin gjak ose keni vështirësi për të ngrënë, duhet të caktoni një ekzaminim dentar për të përcaktuar se cili është problemi. 

Mirëmbajtja Dhe Shëndeti Dentar

Nëse keni kryer operacione dentare ose procedura si implantet dentare, heqje të dhëmbëve, etj, është e rëndësishme që të bëni kontrolle shtesë me dentistin për t'u siguruar që gjithçka po shkon siç duhet. Gjithashtu nëse pini duhan ose keni ndonjë problem mjekësor si diabeti, duhet të caktoni vizita shtesë, në mënyrë që gjithçka të kontrollohet dhe të shmangen problemet e mëtejshme.

Sa Shpesh Duhet Të Shkoni Tek Dentisti?

Vizitat e rregullta dentare duhet të caktohen me ndihmën e dentistit, por idealisht rekomandohet që të vizitoni klinikën të paktën dy herë në vit. Është e nevojshme që të keni një rutinë të rregullt dhe të përpiqeni të ruani shëndetin optimal oral duke larë dhe pastruar dhëmbët me fill të paktën dy herë në ditë. Megjithatë, nëse jeni më të prirur ndaj problemeve periodontale ose kaviteteve, do të rekomandohet që vizitat të jenë më të shpeshta.  

Çfarë Bëjnë Ortodontët?

Ekzaminimi i gojës nga një ortodont do të jetë gjithmonë një ide e mirë, veçanërisht për fëmijët pasi të zhvillojnë dhëmbët e tyre të përhershëm. Gjatë këtyre vizitave, ata do të ekzaminojnë vendosjen e dhëmbëve dhe problemet me nofullat si mospërputhja e duhur. Caktoni një konsultë me një nga ortodontët tanë këtu në klinikën e Dr. Roland Zhukës nëse jeni duke përjetuar ndonjë nga problemet e mëposhtme:

  • Nëse keni dhimbje dhe vështirësi gjatë kafshimit dhe përtypjes së ushqimit.
  • Gërhitja.
  • Probleme gjatë frymëmarrjes me gojë. 
  • Probleme gjatë të folurit.
  • Humbja e dhëmbëve të qumështit për shkak të traumave ose kaviteteve.
  • Thithja e gishtit të madh gjatë fëmijërisë.
  • Dhëmbët nuk vendosen siç duhet kur kafshoni. 
  • Dhëmbë të mbivendosur, të shtrembër ose të pabarabartë.
  • Nëse keni nënkafshim ose mbikafshim.
  • Mund të drejtojë nofullat dhe dhëmbët nëse nuk janë në proporcion me pjesën tjetër të fytyrës.

Zakonisht, trajtimet që përfshihen në ortodonci do të zgjasin rreth 18 muaj pasi nofulla nuk lëviz shumë lehtshëm. Megjithatë, ky proces do të jetë më i shpejtë për fëmijët pasi nofullat e tyre janë më të brishta dhe mund të ripozicionohen më shpejt. 

Trajtimet më të zakonshme për të adresuar këto çështje dentare përfshijnë telat metalik, retainers ose maskerinat transparente. Zgjedhja midis tyre do të vendoset nga ortodonti duke marrë parasysh nevojat dhe dëshirat tuaja. 

Çfarë Do Të Ndodh Gjatë Takimit Me Ortodontin?

Gjatë konsultimit tuaj të parë ortodontik, ortodonti do të dëgjojë shqetësimet tuaja dhe do t'i përgjigjet çdo pyetjeje që keni. Ata do të ekzaminojnë dhëmbët tuaj për të përcaktuar se sa mirë janë të vendosur dhe si kafshojnë, si dhe sa mirë përputhen nofullat dhe dhëmbët së bashku. Pas kësaj, ata do të shqyrtojnë rezultatet e tyre me ju ose trajtimin e zgjedhur për fëmijën tuaj që i përshtaten situatës tuaj specifike. Pas kësaj, ata do të diskutojnë me ju koston dhe rezultatet e pritshme.  

Arsyet Për Të Caktuar Një Konsultë Me Një Ortodont

Arsyeja kryesore për të cilën pacientët vizitojnë një ortodont është okluzioni ose mospërputhja e dhëmbëve dhe nofullës. Këto probleme zakonisht vijnë nga asimetritë midis nofullës së sipërme dhe asaj të poshtme ose midis nofullës dhe dhëmbëve, dhe shpesh janë të pranishme që nga fëmijëria. Mbipopullimi i dhëmbëve, forma jo e rregullt e nofullës ose modelet e pabarabarta të kafshimit janë rezultatet më të zakonshme të okluzionit. Në këto raste, ortodontët ofrojnë një sërë trajtimesh, duke përfshirë: 

Aparate Dentare Ose Tela

Ortodonti juaj do të lidh mbajtëset katrore prej metali, qeramike ose plastike në dhëmbët tuaj, të cilat pastaj bahen me ndihmën e një sistemi telash metalik. Nëse jeni të shqetësuar për pamjen e telave, keni opsionin të zgjidhni maskerinat transparent, por kjo është e mundur vetëm nëse problemi nuk është shumë i rëndë. Në raste të tjera, disa pacientë duhet të mbajnë një aparat për të ushtruar presion të jashtëm mbi dhëmbët dhe nofullën. Pas përfundimit të trajtimit, do të përdoren retainers për të mbajtur dhëmbët në vendin e tyre të ri. Këto retainers do të bëhen me porosi për t'iu përshtatur dhëmbëve tuaj të ripozicionuar dhe duhet t'i mbani çdo natë.   

Kirurgji Ortognatike

Kirurgjia ortognatike, e referuar gjithashtu si kirurgji ortodontike, mund të jetë e nevojshme për të zgjatur ose shkurtuar nofullën tuaj nëse keni probleme të rënda të nënkafshimit ose mbi kafshimit. Për të mbështetur kockën e nofullës suaj, ortodontët mund të përdorin tela, vida kirurgjikale ose pllaka. Kirurgjia e nofullës rekomandohet vetëm nëse keni përfunduar zhvillimin dhe procedurat e tjera ortodontike nuk mund të japin rezultat.

Cilat Janë Përfitimet E Vizitës Me Një Ortodont?

Ndryshe nga dentistët, ortodontët kanë trajnimin dhe ekspertizën e nevojshme për të menaxhuar dhe shmangur problemet që lindin nga shtrembërimi i nofullës dhe dhëmbëve. Kjo fushë e stomatologjisë zgjidh problemet me të cilat përballen shumë njerëz sot dhe shkon përtej asaj që mësohet në një shkollën e stomatologjisë. 

Trajtimi ortodontik ka disa avantazhe si për aspektin funksional ashtu edhe për atë estetik, në varësi të problemit ose rrethanës suaj specifike. Mënyra më e mirë për t'u siguruar që dhëmbët tuaj janq afruar dhe drejtuar siç duhet është të zgjidhni një ortodont të kualifikuar dhe me përvojë. Si rezultat, trajtimi ortodontik me një prej ortodontëve më të mirë në Shqipëri do t'ju sjellë përfitime në shumë mënyra, si p.sh.:

  • Do të keni një buzëqeshje rrezatuese që do të përmirësojë ndjeshëm vetëbesimin tuaj.
  • Nëse dhëmbët tuaj janë të drejtë dhe të vendosur siç duhet, rreziku i zhvillimit të kaviteteve dhe sëmundjeve periodontale do të reduktohet. 
  • Rreziku i lëndimeve nga dhëmbët e vendosur keq do të minimizohet. 
  • Kafshimi i barabartë në të dy anët e nofullës.
  • Përgatitja e dhëmbëve për trajtimet e ardhshme.

Cili Është Ndryshimi Midis Një Dentisti Dhe Një Ortodonti?

Si ortodontët ashtu dhe dentistët do të ofrojnë trajtime që do t'i ndihmojnë pacientët të përmirësojnë shëndetin e tyre oral, por të dy janë të specializuar në fusha të ndryshme. Dallimi kryesor është trajnimi specifik që kërkohet për t'u bërë një ortodont, i cili fokusohet në trajtimin e çështjeve të shtrembërimit të nofullës dhe dhëmbëve. Pra, në thelb një ortodont është një dentist i rregullt i cili ndjek edukimin e mëtejshëm për t'u përqëndruar në trajtimin ortodontik. Tek klinika e Dr. Roland Zhukës ne ofrojmë çdo shërbim dhe profesionistë dentarë që janë më të aftët në fushën e tyre. 

Trajtinimi I Ortodontëve Vs. Stomatologëve

Shkolla dentare zgjat katër vjet si për dentistët ashtu edhe për ortodontët. Dentistët, përveç pastrimit të dhëmbëve dhe trajtimit të kaviteteve të shkaktuara nga prishja e dhëmbëve, trajtojnë gjithashtu radiografi dhe ekzaminime të dhëmbëve për të përcaktuar integritetin strukturor dhe shëndetin e tyre. Edhe pse dentistët janë të trajnuar për të zbuluar një gamë të gjerë problemesh të shëndetit oral, kjo nuk do të thotë se ata kanë aftësinë për t'i trajtuar të gjitha. 

Edukimi i një ortodonti ndryshon nga ai i një dentisti. Shumica e dentistëve do t'i referojnë pacientët e tyre te specialistët e tjerë kur një çështje e shëndetit oral është përtej kufirit të trajnimit dhe aftësisë së tyre, ashtu si mjeku juaj i kujdesit parësor mund t'ju referojë te një specialist kur zbulohet një problem shëndetësor më i ndërlikuar. Në rastin e çështjeve të mospërputhjes së nofullës, ata do të jenë të aftë ta zbulojnë vetë problemin, por do t'ju referojnë te një ortodont pasi nuk do të jenë në gjendje të ofrojnë trajtimin e duhur për ju për shkak të trajnimit të tyre.

A Duhet Të Caktoni Një Vizitë Me Një Ortodont Apo Dentist?

Një vizitë te dentisti mund të trajtojë shumicën e problemeve të zakonshme të dhëmbëve. Dentisti juaj është i aftë të diagnostikojë dhe trajtojë dhimbjet e dhëmbëve, kavitete, riparimet dhe nxjerrjen e dhëmbëve. Ata gjithashtu mund të trajtojnë infeksionet e gojës, sëmundjet e mishrave të dhëmbëve dhe inflamacionet. Sidoqoftë, në disa raste, një dentist mund t'ju referojë te një ortodont nëse vëren ndonjë problem me shtrirjen e dhëmbëve tuaj ose okluzionin e nofullës.

Është shumë e rekomanduar që fëmijët të vizitojnë një ortodont para moshës shtatë vjeç për të përcaktuar nëse telat ose aparatët ortodontik janë të nevojshme. Sa më herët të fillohet trajtimi, aq më të shpejta janë rezultatet. E njëjta gjë vlen edhe për të rriturit: nëse mendoni se dhëmbët tuaj kanë nevojë për drejtim ose nofulla juaj është e shtrembër, duhet të caktoni një vizitë te një ortodont në vend të një dentisti. Pas një ekzaminimi të plotë, ai do të përcaktojë trajtimin më të përshtatshëm për ju.

Pyetjet E Bëra Më Shpesh

A Është Një Ortodont E Njëjta Gjë Si Një Dentist?

Edhe pse ortodontët dhe dentistët janë të dy të trajnuar për të trajtuar çështje që lidhen me shëndetin tuaj oral, ata specializohen në fusha të ndryshme. Ndërsa dentistët do të trajtojnë çështjet që lidhen me nervat, mishrat e dhëmbëve, etj, ortodontët do të fokusohen kryesisht në çështjet që lidhen me shtrembërimin e dhëmbëve, kafshimin, vendosjen e gabuar të nofullës. Ky është ndryshimi kryesor midis këtyre dy specialistëve. Duke e ditur këtë, do të jetë më e lehtë për ju të vendosni se cilin specialist të zgjidhni bazuar në nevojat tuaja. 

A Mundet Një Ortodont Të Bëjë Mbushje Dentare?

Roli kryesor i një ortodonti është t'u sigurojë pacientëve trajtimet e duhura për të rregulluar shtrirjen e dhëmbëve të tyre dhe problemet me nofullën. Megjithatë, duke qenë se ata kanë njohuritë dhe aftësitë bazë të stomatologjisë, ata do të jenë në gjendje të kryejnë radiografi, ekzaminime orale, nxjerrjen e dhëmbëve, kryerjen e kirurgjisë orale dhe ndonjëherë edhe mbushjen e kaviteteve. E gjitha kjo do të varet nga specialiteti i tyre, kështu që përpara se të zgjidhni specialistin tuaj dentar, pyesni ata se për çfarë janë trajnuar. 

A Mundet Një Ortodont Të Bëj Heqje Të Dhëmbëve?

Ndonjëherë dhëmbët e mbivendosur do të duhet të nxirren në mënyrë që trajtimi ortodontik të jetë i suksesshëm. Edhe përse në shumë raste ortodontët mund ta kryejë këtë vetë procedurë, në raste të tjera ata mund t'ju referojë te një dentist. 

A Bëjnë Ortodontët Pastrime Profesionale?

Jo shumë ortodontë ofrojnë pastrime. Gjithësesi ata mund të ndihmojnë në pastrimin e dhëmbëve nëse diçka ngec në aparatet tuaja, si dhe të pastrojnë dhëmbët për përgatitjen e marrjes së masave. Shëndeti i përgjithshëm oral, është përgjegjësi dhe specialiteti i dentistëve dhe higjenistëve, pra jo e ortodontëve. 

Kontaktoni me Ne

Na dërgoni me email

info@dr-rolandzhuka.com

Ndani:

Facebook
Cicëroj
Pinterest
LinkedIn

Tabela e Përmbajtjes

Na kontaktoni tani

Plotësoni formularin e mëposhtëm dhe do të merrni një vlerësim fillestar të gjendjes tuaj dentare, ose kontaktoni dr.

Duke klikuar butonin "DËRGO" më poshtë, pranoj që një përfaqësues të më kontaktojë me email ose telefonata në emailin ose numrin e telefonit të ofruar nga unë në lidhje me shërbimet e dr-rolandzhuka.com.
Në çelës

Postime të ngjashme

Ne jemi gati kur të jeni ju gati!

Lini një takim

Plotësoni formularin për të lënë një takim me një nga specialistët tanë stomatologjikë. Nëse keni nevojë për zgjidhje më të komplikuara dentare ose keni nevojë për një diagnozë për problemin tuaj, ne do t'ju kontaktojmë sa më shpejt të jetë e mundur. Ne ofrojmë konsulta dhe këshilla mjekësore për të gjithë pacientët, qoftë në klinikën tonë ose nëpërmjet internetit. Thjesht plotësoni formularin me informacionin tuaj, zgjidhni shërbimin që po kërkoni dhe lini një mesazh me çdo pyetje që mund të keni, dhe stafi ynë do t'ju përgjigjet brenda një kohe të shkurtër.

Bëni një takim

Plotësoni formularin e thjeshtë online!

Njihuni me dentistin tonë në internet

Telefonatë direkt me dentistin tonë.

Mësoni diagnozën tuaj

Gjeni problemin dhe zgjidhjen.

Merrni kuotën tuaj

Merrni ofertën tuaj falas në internet!

sqShqip

Kërkoni një Vlerësim Falas, plotësoni formularin e mëposhtëm.

Duke klikuar butonin "DËRGO" më poshtë, pranoj që një përfaqësues të më kontaktojë me email ose telefonata në emailin ose numrin e telefonit të ofruar nga unë në lidhje me shërbimet e dr-rolandzhuka.com.
Appuntamenti

Kerkoni nje konsulte online falas!

Merrni nje cmim online!
Kurseni deri ne 30% krahasuar me nje klinike tjeter!