{"id":5490,"date":"2026-05-12T14:29:17","date_gmt":"2026-05-12T14:29:17","guid":{"rendered":"https:\/\/dr-rolandzhuka.com\/?p=5490"},"modified":"2026-02-08T12:18:09","modified_gmt":"2026-02-08T12:18:09","slug":"kuptimi-i-shkaqeve-semundjes-periodontale-semundjes-periodontale-semundjes-se-parodon","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/dr-rolandzhuka.com\/sq\/understanding-periodontal-disease-causes-symptoms-and-stages\/","title":{"rendered":"S\u00ebmundja Periodontale Dhe Ndikimi I Saj N\u00eb Grat\u00eb Shtatz\u00ebna"},"content":{"rendered":"<p class=\"wp-block-paragraph\">S\u00ebmundja e mishrave t\u00eb dh\u00ebmb\u00ebve, e njohur gjithashtu si s\u00ebmundje periodontale, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb gjendje serioze q\u00eb mund t\u00eb d\u00ebmtoj\u00eb dh\u00ebmb\u00ebt tuaj, si dhe struktur\u00ebn e kockave p\u00ebrreth. N\u00ebse nuk trajtohet, kjo \u00e7\u00ebshtje mund t\u00eb ket\u00eb pasoja t\u00eb r\u00ebnda p\u00ebr sh\u00ebndetin tuaj oral n\u00eb t\u00ebr\u00ebsi.&nbsp;<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Q\u00ebllimi i k\u00ebtij blogu \u00ebsht\u00eb t'ju ndihmoj\u00eb t\u00eb kuptoni se \u00e7far\u00eb \u00ebsht\u00eb s\u00ebmundja periodontale, pse ndodh dhe si do t\u00eb ndikoj\u00eb ajo n\u00eb sh\u00ebndetin e p\u00ebrgjithsh\u00ebm t\u00eb goj\u00ebs tuaj. Duke kuptuar k\u00ebto simptoma do t\u00eb mund t\u00eb merrni trajtimin n\u00eb koh\u00ebn e duhur dhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb do t\u00eb shmangni problemet e m\u00ebtejshme t\u00eb sh\u00ebndetit tuaj oral. N\u00eb Klinik\u00ebn Dentare t\u00eb Dr. Roland Zhuk\u00ebs, ne p\u00ebrpiqemi maksimalisht q\u00eb pacient\u00ebt tan\u00eb t\u00eb ndihen sa m\u00eb mir\u00eb dhe p\u00ebrdorim teknologjin\u00eb m\u00eb t\u00eb fundit n\u00eb trajtimet tona, duke p\u00ebrfshir\u00eb kujdesin periodontal dhe kirurgjin\u00eb e implantit dentar.<\/p>\n\n\n\n<h2 class=\"wp-block-heading\">\u00c7far\u00eb \u00cbsht\u00eb S\u00ebmundja Periodontale?<\/h2>\n\n\n\n<figure class=\"wp-block-image\"><img decoding=\"async\" src=\"https:\/\/lh7-us.googleusercontent.com\/OXnj9Sj2JaBU_2oGViL-BBit_O2oPUO8TpQUm6FRDm3lnh1ZG_OGRMXhmEh8dt3MmMha0gETI_wgSIh3oKb9R7yf3CLQ2x8gdkmMuSIf59YdNpirNEg24OQa7Jg-2f8QCrGHM3FXN-mhsYIkbii8woE\" alt=\"\"\/><\/figure>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">S\u00ebmundja periodontale e njohur edhe si s\u00ebmundja e mishrave t\u00eb dh\u00ebmb\u00ebve \u00ebsht\u00eb nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje e sh\u00ebndetit oral e cila \u00ebsht\u00eb shum\u00eb e zakonshme n\u00eb dit\u00ebt e sotme. Kjo gjendje ka disa faza q\u00eb variojn\u00eb nga e leht\u00eb n\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00eb. Gjat\u00eb faz\u00ebs s\u00eb hershme, e cila njihet si gingiviti, pllaka fillon t\u00eb krijohet dhe grumbullohet n\u00eb dh\u00ebmb\u00eb dhe n\u00eb vij\u00ebn e mishrave t\u00eb dh\u00ebmb\u00ebve, gj\u00eb q\u00eb m\u00eb von\u00eb do t\u00eb shkaktoj\u00eb inflamacion n\u00eb mishrat e dh\u00ebmb\u00ebve dhe do t'i gjakos ato. N\u00ebse nuk trajtohet n\u00eb koh\u00ebn e duhur, gjendja do t\u00eb p\u00ebrparoj\u00eb m\u00eb shum\u00eb n\u00eb nj\u00eb faz\u00eb m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00eb t\u00eb quajtur periodontitis. Gjat\u00eb k\u00ebsaj faze, infeksioni do t\u00eb p\u00ebrkeq\u00ebsohet dhe do t\u00eb arrij\u00eb n\u00eb kockat dhe indet lidh\u00ebse t\u00eb dh\u00ebmb\u00ebve.&nbsp;<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Ashtu si me \u00e7do gjendje tjet\u00ebr sh\u00ebndet\u00ebsore, zbulimi i hersh\u00ebm \u00ebsht\u00eb \u00e7el\u00ebsi p\u00ebr t\u00eb parandaluar infeksionin e m\u00ebtejsh\u00ebm dhe d\u00ebmtimin e dh\u00ebmb\u00ebve tuaj. N\u00ebse s\u00ebmundja zbulohet n\u00eb fazat e hershme, ajo do t\u00eb trajtohet leht\u00ebsisht, k\u00ebshtu q\u00eb nuk do t\u00eb p\u00ebrballeni me dhimbje t\u00eb forta dhe t\u00eb padurueshme. Megjithat\u00eb, pas trajtimit, duhet t\u00eb keni shum\u00eb kujdesdhe duhet t\u00eb mbani nj\u00eb rutin\u00eb t\u00eb rregullt t\u00eb larjes s\u00eb dh\u00ebmb\u00ebve dhe pastrimit t\u00eb rregullt t\u00eb tyre.<\/p>\n\n\n\n<h2 class=\"wp-block-heading\">Simptomat E S\u00ebmundjes Periodontale<\/h2>\n\n\n\n<figure class=\"wp-block-image\"><img decoding=\"async\" src=\"https:\/\/lh7-us.googleusercontent.com\/Xz2fr-Faj6nTVLiT_tNGMMbuvWEGVKlEMFMtPr8zW0Fl4L0-mW7XolEvShPXPis9e4GMKUlZaKfmdHrmyhMWmlZHVwavkr5nNrU-3Ow9iWauxWzRl7Pqn3spHZiLVmhIN8tJ7SSAsbNgNhJpNa68M-A\" alt=\"\"\/><\/figure>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Njohja e shenjave paralajm\u00ebruese dhe simptomave t\u00eb s\u00ebmundjes periodontale \u00ebsht\u00eb shum\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme kur b\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr mbrojtjen e buz\u00ebqeshjes suaj. Disa nga simptomat fillestare mund t\u00eb varijojn\u00eb nga gjakderdhja dhe mishrat e fryr\u00eb deri te era e keqe e goj\u00ebs. Sapo t\u00eb filloni t\u00eb vini re ndonj\u00eb nga k\u00ebto shenja, telefononi dentistin tuaj. K\u00ebto mund t\u00eb jen\u00eb ose simptoma t\u00eb s\u00ebmundjes periodontale ose t\u00eb ndonj\u00eb problemi tjet\u00ebr. \u00c7far\u00ebdo q\u00eb t\u00eb jet\u00eb, \u00ebsht\u00eb m\u00eb mir\u00eb t\u00eb diagnostikohet sa m\u00eb her\u00ebt.&nbsp;<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">P\u00ebr shkak se pllaka dentare dhe gur\u00ebzat krijohen rreth vij\u00ebs s\u00eb mishrave t\u00eb dh\u00ebmb\u00ebve, s\u00ebmundja periodontale do t\u00eb sulmoj\u00eb drejtp\u00ebrdrejt\u00eb rr\u00ebnj\u00ebn e dh\u00ebmb\u00ebve tuaj. N\u00ebse trupi juaj nuk \u00ebsht\u00eb n\u00eb gjendje ta menaxhoj\u00eb at\u00eb si duhet dhe n\u00ebse nuk trajtohet, infeksioni do t\u00eb prek rr\u00ebnj\u00ebn dhe do t\u00eb shkaktoj\u00eb humbje t\u00eb dh\u00ebmb\u00ebve. Disa nga simptomat m\u00eb t\u00eb zakonshme q\u00eb tregojn\u00eb pranin\u00eb e s\u00ebmundjes periodontale p\u00ebrfshijn\u00eb:<\/p>\n\n\n\n<ul class=\"wp-block-list\">\n<li>N\u00ebse v\u00ebreni se mishrat e dh\u00ebmb\u00ebve tuaj jan\u00eb b\u00ebr\u00eb t\u00eb ndjesh\u00ebm, duken t\u00eb skuqur dhe t\u00eb fryr\u00eb dhe rrjedhin gjak sa her\u00eb q\u00eb i lani, kjo mund t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb shenj\u00eb e gingivitit e cila \u00ebsht\u00eb faza m\u00eb e hershme e s\u00ebmundjes periodontale.\u00a0<\/li>\n\n\n\n<li>S\u00ebmundja e mishrave t\u00eb dh\u00ebmb\u00ebve ka shum\u00eb t\u00eb ngjar\u00eb t\u00eb shkaktoj\u00eb er\u00eb t\u00eb keqe t\u00eb goj\u00ebs dhe ti b\u00ebj dh\u00ebmb\u00ebt m\u00eb t\u00eb ndjesh\u00ebm, duke i b\u00ebr\u00eb njer\u00ebzit q\u00eb t\u00eb shmangin larjen e tyre.\u00a0<\/li>\n\n\n\n<li>Ndjeshm\u00ebria e dh\u00ebmb\u00ebve \u00ebsht\u00eb nj\u00eb tjet\u00ebr simptom\u00eb e zakonshme e s\u00ebmundjes periodontale. Ju mund t\u00eb ndjeni dhimbje kur hani ose pini pije dhe ushqime t\u00eb nxehta. Pasi mishrat e dh\u00ebmb\u00ebve t\u00eb jen\u00eb t\u00ebrhequr, rr\u00ebnja e dh\u00ebmbit do t\u00eb ekspozohet dhe \u00e7do sinjal q\u00eb vjen nga faktor\u00eb t\u00eb jasht\u00ebm do t\u00eb shkoj\u00eb direkt atje. Kjo ka shum\u00eb t\u00eb ngjar\u00eb t\u00eb ndodh\u00eb kur s\u00ebmundja periodontale ka avancuar.\u00a0<\/li>\n\n\n\n<li>Kur s\u00ebmundja periodontale nuk trajtohet, do t\u00eb shkaktoj\u00eb recesion t\u00eb mishrave t\u00eb dh\u00ebmb\u00ebve dhe humbje kockore. N\u00ebse v\u00ebreni se dh\u00ebmb\u00ebt tuaj duken m\u00eb t\u00eb gjat\u00eb se normalisht dhe nuk kafshoni nj\u00ebsoj si m\u00eb par\u00eb, duhet t\u00eb kontaktoni menj\u00ebher\u00eb dentistin tuaj. K\u00ebto simptoma jan\u00eb m\u00eb t\u00eb zakonshme kur s\u00ebmundja ka avancuar dhe problemet jan\u00eb m\u00eb t\u00eb r\u00ebnda.\u00a0<\/li>\n<\/ul>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">N\u00ebse v\u00ebreni ose p\u00ebrjetoni ndonj\u00eb nga k\u00ebto simptoma, duhet t\u00eb merrni mjekim dentar sa m\u00eb shpejt t\u00eb jet\u00eb e mundur. Ruajtja e sh\u00ebndetit tuaj oral dhe parandalimi i avancimit t\u00eb m\u00ebtejsh\u00ebm t\u00eb s\u00ebmundjes periodontale mund t\u00eb arrihet me identifikimin dhe trajtimin e hersh\u00ebm t\u00eb simptomave. Ju mund t\u00eb ruani sh\u00ebndetin dhe pamjen e buz\u00ebqeshjes suaj me kontrolle t\u00eb rregullta dentare dhe t\u00eb praktikoni higjien\u00ebn e rregullt orale.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Stafi yn\u00eb me i specializuar \u00ebsht\u00eb gati tju shoq\u00ebroj n\u00eb k\u00ebt\u00eb aventur\u00eb q\u00eb do tju ndryshoj jet\u00ebn. Ne ofrojm\u00eb plane trajtimi t\u00eb p\u00ebrsonalizuara duke p\u00ebrdorur teknika moderne dhe ekzaminime t\u00eb plota p\u00ebr t\u00eb mbrojtur dh\u00ebmb\u00ebt tuaj. Asnj\u00ebher\u00eb mos e n\u00ebnvler\u00ebsoni r\u00ebnd\u00ebsin\u00eb e kujdesit parandalues - ai \u00ebsht\u00eb aspketi kryesor p\u00ebr nj\u00eb buz\u00ebqeshje t\u00eb ndritshme dhe t\u00eb fort\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<h2 class=\"wp-block-heading\">Komplikimet E S\u00ebmundjes Periodontale<\/h2>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">N\u00ebse s\u00ebmundja periodontale nuk trajtohet, jo vet\u00ebm q\u00eb do t\u00eb ndikoj\u00eb n\u00eb sh\u00ebndetin tuaj oral, por do t\u00eb ket\u00eb gjithashtu nj\u00eb ndikim t\u00eb madh n\u00eb sh\u00ebndetin tuaj t\u00eb p\u00ebrgjithsh\u00ebm. Madje do t\u00eb avancoj aq shum\u00eb sa t\u00eb ndikoj\u00eb n\u00eb sh\u00ebndetin e zemr\u00ebs dhe menaxhimin e diabetit. Disa nga komplikimet q\u00eb do t\u00eb shkaktoj\u00eb s\u00ebmundja periodontale e patrajtuar p\u00ebrfshijn\u00eb:<\/p>\n\n\n\n<ul class=\"wp-block-list\">\n<li>N\u00ebse preket sh\u00ebndeti oral dhe n\u00ebse nuk trajtohet n\u00eb koh\u00ebn e duhur kjo do t\u00eb ndikoj edhe n\u00eb sh\u00ebndetin ton\u00eb t\u00eb p\u00ebrgjithsh\u00ebm.\u00a0<\/li>\n\n\n\n<li>Infeksioni bakterial dhe inflamacioni afatgjat\u00eb i lidhur me s\u00ebmundjen e mishrave t\u00eb dh\u00ebmb\u00ebve mund t\u00eb \u00e7ojn\u00eb n\u00eb s\u00ebmundje t\u00eb zemr\u00ebs dhe goditje n\u00eb tru.<\/li>\n<\/ul>\n\n\n\n<h2 class=\"wp-block-heading\">Efekti I S\u00ebmundjes Peridontale N\u00eb Shtatz\u00ebni<\/h2>\n\n\n\n<figure class=\"wp-block-image\"><img decoding=\"async\" src=\"https:\/\/lh7-us.googleusercontent.com\/BUBZXunvf7BdmQFjVARwj7HM-RlmNBe3jqowQMzIqQ0ncXeU0HLBo-xjnoW5c5Why7uCpZmoI50P-MMxxWjvPCYD9FYS0QZlOX0E3uYwloZ2er5EwgHnee6zE0YAif1btVba4Nmw93horgwAef0iXF0\" alt=\"\"\/><\/figure>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Sh\u00ebndeti periodontal merr nj\u00eb r\u00ebnd\u00ebsi t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb gjat\u00eb shtatz\u00ebnis\u00eb. Studimet tregojn\u00eb se grat\u00eb shtatz\u00ebna me s\u00ebmundje t\u00eb mishrave t\u00eb dh\u00ebmb\u00ebve t\u00eb patrajtuara jan\u00eb m\u00eb t\u00eb prirura p\u00ebr t\u00eb pasur lindje t\u00eb parakohshme dhe foshnje me pesh\u00eb t\u00eb ul\u00ebt n\u00eb lindje. Sh\u00ebndeti i dh\u00ebmb\u00ebve t\u00eb n\u00ebn\u00ebs mund t\u00eb ndikoj\u00eb drejtp\u00ebrdrejt n\u00eb sh\u00ebndetin e foshnj\u00ebs q\u00eb \u00ebsht\u00eb duke u rritur.&nbsp;<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Efektet e s\u00ebmundjes periodontale t\u00eb patrajtuara mund t\u00eb shtrihen p\u00ebrtej shtatz\u00ebnis\u00eb, duke prekur mir\u00ebqenien ton\u00eb t\u00eb p\u00ebrgjithshme dhe cil\u00ebsin\u00eb e jetes\u00ebs, nga ndikimi n\u00eb sistemin ton\u00eb imunitar deri te aft\u00ebsia jon\u00eb p\u00ebr t\u00eb ngr\u00ebn\u00eb dhe komunikuar si duhet. Pasi t\u00eb kuptoni ndikimin q\u00eb ka s\u00ebmundja e mishrave t\u00eb dh\u00ebmb\u00ebve n\u00eb sh\u00ebndetin e p\u00ebrgjithsh\u00ebm, do t\u00eb kuptoni pse \u00ebsht\u00eb kaq e r\u00ebnd\u00ebsishme t\u00eb menaxhoni k\u00ebt\u00eb gjendje sa m\u00eb her\u00ebt q\u00eb t\u00eb mundeni.&nbsp;<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">P\u00ebr t\u00eb shmangur pasojat e mundshme t\u00eb s\u00ebmundjejes periodontale, \u00ebsht\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme t\u00eb k\u00ebrkoni trajtim profesional dentar dhe t\u00eb ndiqni nj\u00eb rutin\u00eb t\u00eb rrept\u00eb t\u00eb higjien\u00ebs orale. Jepini p\u00ebrpar\u00ebsi buz\u00ebqeshjes tuaj dhe kuptoni ndikimin q\u00eb ajo ka n\u00eb sh\u00ebndetin tuaj t\u00eb p\u00ebrgjithsh\u00ebm. Mos harroni, nj\u00eb sh\u00ebndet i mir\u00eb oral \u00ebsht\u00eb \u00e7el\u00ebsi p\u00ebr nj\u00eb buz\u00ebqeshje t\u00eb bukur dhe nj\u00eb jet\u00eb m\u00eb t\u00eb gjat\u00eb dhe t\u00eb sh\u00ebndetshme.&nbsp;<\/p>\n\n\n\n<h2 class=\"wp-block-heading\">Fazat E S\u00ebmundjes Peridontale<\/h2>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Dy fazat kryesore t\u00eb s\u00ebmundjes s\u00eb mishrave t\u00eb dh\u00ebmb\u00ebve jan\u00eb gingiviti dhe periodontiti. Nd\u00ebrsa gingiviti \u00ebsht\u00eb forma m\u00eb e zakonshme e s\u00ebmundjes s\u00eb mishrave t\u00eb dh\u00ebmb\u00ebve dhe m\u00eb e lehta, ajo \u00ebsht\u00eb e leht\u00eb p\u00ebr tu kuruar. Nga ana tjet\u00ebr, periodontiti \u00ebsht\u00eb faza e fundit e s\u00ebmundjes s\u00eb mishrave t\u00eb dh\u00ebmb\u00ebve dhe ndodh kur gingiviti lihet patrajtuar. Kat\u00ebr fazat e periodontitit p\u00ebrfshijn\u00eb:<\/p>\n\n\n\n<ol class=\"wp-block-list\">\n<li>Periodontiti Faza 1: Faza fillestare<\/li>\n\n\n\n<li>Periodontiti Faza 2: Stadi i moderuar<\/li>\n\n\n\n<li>Periodontiti Faza 3: I r\u00ebnd\u00eb me potencial p\u00ebr humbje t\u00eb dh\u00ebmb\u00ebve<\/li>\n\n\n\n<li>Periodontiti Faza 4: Potenciali p\u00ebr humbjen e t\u00eb gjith\u00eb dh\u00ebmb\u00ebve<\/li>\n<\/ol>\n\n\n\n<h3 class=\"wp-block-heading\">Gingiviti<\/h3>\n\n\n\n<figure class=\"wp-block-image\"><img decoding=\"async\" src=\"https:\/\/lh7-us.googleusercontent.com\/dBWa9RKmwDcYQAQl4xmFT8yZqrfaCAElduwAFgtrQY3kogUz79VFaA0A9d4bbAVBThk3b_Z_gQlc_RnGY8cBY6UPNbtRkW7GHBlLOMz2tllvQZSIc4ysQsOS-K0ItbZa7eoYd5T0mu61sw9H6RsQ1Rw\" alt=\"\"\/><\/figure>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Duhet t\u00eb dini se goja jon\u00eb \u00ebsht\u00eb e mbushur me baktere dhe kur ato q\u00ebndrojn\u00eb p\u00ebr nj\u00eb koh\u00eb t\u00eb gjat\u00eb n\u00eb dh\u00ebmb\u00ebt tan\u00eb, ato ngurt\u00ebsohen dhe formohen n\u00eb nj\u00eb shtres\u00eb ngjit\u00ebse t\u00eb quajtur pllak\u00ebza. Kjo do t\u00eb ndodh\u00eb n\u00ebse dh\u00ebmb\u00ebt nuk lahen dhe pastrohen rregullisht si\u00e7 duhet. Sistemi imunitar i trupit reagon ndaj pllak\u00ebs q\u00eb nuk hiqet, duke inflamuar mishrat e dh\u00ebmb\u00ebve. Mishrat m\u00eb pas do t\u00eb rrjedhin gjak kur lani ose pastroni dh\u00ebmb\u00ebt me fill dhe ato mund t\u00eb duken m\u00eb t\u00eb skuqur dhe m\u00eb t\u00eb fryr\u00eb se zakonisht. K\u00ebto shenja do t\u00eb fillojn\u00eb t\u00eb shfaqen pas dy jav\u00ebsh.&nbsp;<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Diagnostikimi i pllak\u00ebs dentare nuk \u00ebsht\u00eb shum\u00eb i leht\u00eb sidomos gjat\u00eb larjes p\u00ebr shkak t\u00eb past\u00ebs s\u00eb dh\u00ebmb\u00ebve. Pra, p\u00ebr t\u00eb pasur nj\u00eb pamje m\u00eb t\u00eb mir\u00eb duhet t\u00eb caktoni nj\u00eb takim me dentistin tuaj. Shumica e njer\u00ebzve do t'i neglizhojn\u00eb k\u00ebto shenja dhe do t'i shtyjn\u00eb vizitat dentare sa m\u00eb shum\u00eb t\u00eb munden. Kur pllaka nuk pastrohet profesionalisht, ajo do t\u00eb ngurt\u00ebsohet m\u00eb shum\u00eb dhe do t\u00eb kthehet n\u00eb gur\u00ebza e cila \u00ebsht\u00eb nj\u00eb substanc\u00eb ngjit\u00ebse.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Gj\u00ebndrat e p\u00ebshtym\u00ebs tek njer\u00ebzit e sh\u00ebndetsh\u00ebm prodhojn\u00eb ndonj\u00ebher\u00eb gur\u00eb t\u00eb dh\u00ebmb\u00ebve, sidomos n\u00eb dh\u00ebmb\u00ebt e p\u00ebrparm\u00eb t\u00eb posht\u00ebm. K\u00ebta gur\u00eb vijn\u00eb si rezultat i depozitimeve minerale nga p\u00ebshtyma dhe kan\u00eb nj\u00eb ngjyr\u00eb krem e art\u00eb. Ata mund t\u00eb hiqen leht\u00ebsisht nga nj\u00eb peridontist, higjenist, ose dentist.&nbsp;<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Megjithat\u00eb, ekziston nj\u00eb lloj m\u00eb i rreziksh\u00ebm, i quajtur \"gura subgingival\", i cili \u00ebsht\u00eb i zi dhe zhvillohet n\u00ebn linj\u00ebn e mishrave t\u00eb dh\u00ebmb\u00ebve. P\u00ebr shkak t\u00eb lokalizimit t\u00eb tyre t\u00eb fshehur, identifikimi dhe heqja e tyre nga nj\u00eb dentist mund t\u00eb jet\u00eb m\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb. Gur\u00ebt subgingival kan\u00eb ngjyr\u00eb t\u00eb zez\u00eb p\u00ebr shkak t\u00eb gjakut q\u00eb \u00ebsht\u00eb prezent kur mishrat jan\u00eb t\u00eb fryr\u00eb, dhe shpesh tregojn\u00eb nj\u00eb form\u00eb m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00eb t\u00eb s\u00ebmundjes s\u00eb mishrave.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Gingiviti, nj\u00eb faz\u00eb fillestare e s\u00ebmundjes periodontale, mund t\u00eb mos shkaktoj\u00eb dhimbje dhe simptomat e tij mund t\u00eb mos vihen re leht\u00eb. Shpesh her\u00eb, individ\u00ebt i lidhin mishrat e gjakosur me larjen e dh\u00ebmb\u00ebve me shum\u00eb forc\u00eb. Por, mishrat q\u00eb gjakosen pa i ushtruar forc\u00eb jan\u00eb nj\u00eb sinjal paralajm\u00ebrues q\u00eb nuk duhet t\u00eb injorohet.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Faza e trajtueshme e s\u00ebmundjes periodontale \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm gingiviti. Kjo gjendje mund t\u00eb parandalohet me praktika t\u00eb mira t\u00eb higjien\u00ebs dentare n\u00eb sht\u00ebpi, p\u00ebrfshir\u00eb pastrime dhe kontrolle t\u00eb rregullta dentare. Dentisti juaj ose periodontisti mund t\u00eb ju ndihmoj\u00eb t\u00eb trajtoni gingivitin dhe t\u00eb riktheni sh\u00ebndetin e mishrave t\u00eb dh\u00ebmb\u00ebve.&nbsp;<\/p>\n\n\n\n<h3 class=\"wp-block-heading\">Periodontiti Faza 1: Fillestare<\/h3>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">N\u00ebse nuk trajtohet, gingiviti mund t\u00eb p\u00ebrparoj\u00eb n\u00eb Periodontitin e Faz\u00ebs 1, ku inflamacioni fillon t\u00eb krijoj\u00eb probleme serioze n\u00eb sh\u00ebndetin tuaj oral. Inflamacioni kronik mund t\u00eb jet\u00eb shkat\u00ebrrues p\u00ebr \u00e7do pjes\u00eb t\u00eb trupit, duke p\u00ebrfshir\u00eb nyjet e prekura nga artriti si gishtat, ijet dhe gjunj\u00ebt.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">N\u00eb rastin e periodontitit, fibrat q\u00eb lidhin rr\u00ebnj\u00ebt e dh\u00ebmb\u00ebve me kock\u00ebn p\u00ebrreth tyre, t\u00eb njohura si \"ligamenti periodontal\", d\u00ebmtohen nga ky inflamacion. Ky d\u00ebmtim \u00ebsht\u00eb i pakthyesh\u00ebm dhe ndonj\u00ebher\u00eb mund t\u00eb jet\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb dallohet nga gingiviti p\u00ebr shkak t\u00eb simptomave t\u00eb ngjashme fillestare.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">N\u00eb k\u00ebt\u00eb faz\u00eb t\u00eb s\u00ebmundjes, mund t\u00eb mos ndjeni dhimbje ose simptoma t\u00eb tjera t\u00eb dukshme. Megjithat\u00eb, gjat\u00eb larjes s\u00eb dh\u00ebmb\u00ebve, mishrat do t\u00eb vazhdojn\u00eb t\u00eb gjakosen dhe t\u00eb irritohen. N\u00ebse s\u00ebmundja e mishrave t\u00eb dh\u00ebmb\u00ebve ka arritur k\u00ebt\u00eb pik\u00eb, nuk mund t\u00eb trajtohet plot\u00ebsisht, por mund t\u00eb menaxhohet efektivisht nga nj\u00eb periodontist i aft\u00eb dhe ekipi i tij dentar. Trajtimi fillon me nj\u00eb pastrim t\u00eb thell\u00eb q\u00eb heq gur\u00ebt dhe mikrobet nga mishrat dhe rr\u00ebnj\u00ebt e dh\u00ebmb\u00ebve, duke i b\u00ebr\u00eb ato m\u00eb t\u00eb sh\u00ebndetshme.<\/p>\n\n\n\n<h3 class=\"wp-block-heading\">Periodontiti Faza 2: Stadi i moderuar<\/h3>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">S\u00ebmundja juaj do t\u00eb p\u00ebrkeq\u00ebsohet n\u00eb Faz\u00ebn 2 - Periodontiti i moderuar - n\u00ebse nuk trajtohet gjat\u00eb fazave fillestare. Shkalla e d\u00ebmtimit t\u00eb ligamenteve ose nyjeve q\u00eb lidhin rr\u00ebnj\u00ebn e dh\u00ebmbit \u00ebsht\u00eb dallimi kryesor midis periodontitit t\u00eb hersh\u00ebm dhe t\u00eb moderuar. P\u00ebr shkak se kjo faz\u00eb ka m\u00eb shum\u00eb pasoja, t\u00eb cilat fatkeq\u00ebsisht jan\u00eb t\u00eb pakthyeshme, mund t\u00eb zbulohet leht\u00ebsisht nga dentisti juaj.<\/p>\n\n\n\n<h3 class=\"wp-block-heading\">Periodontiti Faza 3: I r\u00ebnd\u00eb me potencial p\u00ebr humbje t\u00eb dh\u00ebmb\u00ebve<\/h3>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Faza e tret\u00eb e s\u00ebmundjes periodontale, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb moment kritik ku rreziku p\u00ebr humbjen e dh\u00ebmb\u00ebve b\u00ebhet shum\u00eb i lart\u00eb.&nbsp;<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Edhe pse mund t\u00eb mos p\u00ebrjetoni dhimbje, n\u00ebse s\u00ebmundja ka p\u00ebrparuar deri n\u00eb k\u00ebt\u00eb faz\u00eb, do t\u00eb v\u00ebreni ndryshime t\u00eb tjera t\u00eb dukshme. Mishrat e dh\u00ebmb\u00ebve do t\u00eb jen\u00eb t\u00ebrhequr, \u00e7ka shkakton er\u00eb t\u00eb keqe goje, shije t\u00eb pak\u00ebndshme, dhe dh\u00ebmb\u00ebt mund t\u00eb duken m\u00eb t\u00eb gjat\u00eb. \u00cbsht\u00eb gjithashtu e mundur q\u00eb dh\u00ebmb\u00ebt t\u00eb fillojn\u00eb t\u00eb l\u00ebvizin dhe kur kafshoni do t\u00eb keni m\u00eb shum\u00eb dhimbje. N\u00eb raste t\u00eb tjera, pacient\u00ebt mund t\u00eb p\u00ebrjetojn\u00eb \u00ebnjtje t\u00eb dhimbshme t\u00eb lokalizuara ose abscese t\u00eb mbushura me qelb.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">N\u00eb k\u00ebt\u00eb faz\u00eb, trajtimi i vet\u00ebm do t\u00eb jet\u00eb kirurgjia periodontale. \u00cbsht\u00eb e mundur q\u00eb disa dh\u00ebmb\u00eb t\u00eb jen\u00eb p\u00ebrtej shp\u00ebtimit dhe mund t\u00eb k\u00ebrkojn\u00eb z\u00ebvend\u00ebsim me implante ose proteza dentare. Sidoqoft\u00eb, periodontisti mund t'ju ndihmoj\u00eb t\u00eb p\u00ebrcaktoni m\u00ebnyr\u00ebn m\u00eb t\u00eb mir\u00eb t\u00eb veprimit, duke rritur numrin e dh\u00ebmb\u00ebve q\u00eb mund t\u00eb shp\u00ebtohen. Ekspert\u00ebt periodontal shpesh identifikojn\u00eb mund\u00ebsi q\u00eb mund t\u00eb mos vihen re nga dentist\u00ebt e p\u00ebrgjithsh\u00ebm, duke ofruar zgjidhje m\u00eb t\u00eb mira p\u00ebr ruajtjen e sh\u00ebndetit t\u00eb goj\u00ebs tuaj.<\/p>\n\n\n\n<figure class=\"wp-block-image\"><img decoding=\"async\" src=\"https:\/\/lh7-us.googleusercontent.com\/zapnOJxCqobPn6nNTYYaTPbnvRKxfPF4r-YESQVjUEaSqQCu6QEHR91RKZ9FtClxHeRCK7P8RcQG2ZPpgh_PYMwoMZfEfRi5jexzSqzkECdrttQaWJU8JEvFGRWmUUw3VffGPp7t8ViODEl-D5S84Hc\" alt=\"\"\/><\/figure>\n\n\n\n<h3 class=\"wp-block-heading\">Periodontiti - Faza 4: E R\u00ebnd\u00eb (Me Potencial P\u00ebr Humbjen E T\u00eb Gjith\u00eb Dh\u00ebmb\u00ebve)<\/h3>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">N\u00eb momentin q\u00eb arrijn\u00eb Faz\u00ebn 4, shumica e dh\u00ebmb\u00ebve do t\u00eb bien dhe ata q\u00eb nuk kan\u00eb r\u00ebn\u00eb mund t\u00eb lirohen. Dh\u00ebmb\u00ebt nuk do t\u00eb jen\u00eb t\u00eb fort\u00eb mjaftuesh\u00ebm p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrballuar fuqin\u00eb e kafshimit tuaj, sepse mishi dhe kocka nuk do t\u00eb t\u00eb fort\u00eb mjaftuesh\u00ebm p\u00ebr t'i suportuar.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Dh\u00ebmb\u00ebt e p\u00ebrparm\u00eb do t\u00eb jen\u00eb duksh\u00ebm t\u00eb \u00e7ar\u00eb, do t\u00eb l\u00ebvizin dhe do t\u00eb fillojn\u00eb t\u00eb shfaqen hap\u00ebsira mes tyre. Trajtimi n\u00eb k\u00ebt\u00eb pik\u00eb \u00ebsht\u00eb v\u00ebrtet i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm. P\u00ebrparimi i s\u00ebmundjes periodontale mund t\u00eb rezultoj\u00eb n\u00eb probleme t\u00eb tjera t\u00eb r\u00ebnda sh\u00ebndet\u00ebsore, duke p\u00ebrfshir\u00eb diabetin apo edhe nj\u00eb atak n\u00eb zem\u00ebr.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Edhe pse nuk mund t\u00eb zhb\u00ebhet, s\u00ebmundja n\u00eb k\u00ebt\u00eb faz\u00eb mund t\u00eb kontrollohet dhe t\u00eb stabilizohet me ndihm\u00ebn e periodontistit tuaj dhe profesionist\u00ebve t\u00eb tjer\u00eb t\u00eb dh\u00ebmb\u00ebve.&nbsp;<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Kur arrihet Faza 4, njer\u00ebzit shpesh konsiderojn\u00eb heqjen e t\u00eb gjith\u00eb dh\u00ebmb\u00ebve dhe vendosjen e implanteve dentare n\u00eb vendin e tyre. Problemi \u00ebsht\u00eb se s\u00ebmundja e mishrave t\u00eb dh\u00ebmb\u00ebve mund t\u00eb shkaktohet edhe nga implantet dentare dhe gjithashtu trajtimet si implantet jan\u00eb shum\u00eb m\u00eb t\u00eb kushtueshme dhe t\u00eb v\u00ebshtira p\u00ebr t'u kuruar. Ne kemi qen\u00eb d\u00ebshmitar\u00eb t\u00eb disa rasteve t\u00eb pacient\u00ebve t\u00eb cil\u00ebt kan\u00eb z\u00ebvend\u00ebsuar t\u00eb gjith\u00eb dh\u00ebmb\u00ebt me implante vet\u00ebm p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrjetuar t\u00eb nj\u00ebjtin problem m\u00eb pas. \u00cbsht\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme q\u00eb t\u00eb flisni me nj\u00eb periodontist t\u00eb specializuar p\u00ebrpara se t\u00eb merrni k\u00ebt\u00eb vendim pasi kur dh\u00ebmb\u00ebt hiqen ato nuk mund t\u00eb z\u00ebvend\u00ebsohen m\u00eb.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Gum disease, sometimes referred to as periodontal disease, is a serious condition that can harm your teeth as well as the surrounding bone structure. If left untreated, this issue can have serious consequences for your oral health in general.&nbsp; The purpose of this blog post is to help you understand what is periodontal disease, why [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":3,"featured_media":5491,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[14],"tags":[],"class_list":["post-5490","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-dental-blog"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/dr-rolandzhuka.com\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/5490","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/dr-rolandzhuka.com\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/dr-rolandzhuka.com\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/dr-rolandzhuka.com\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/3"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/dr-rolandzhuka.com\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=5490"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/dr-rolandzhuka.com\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/5490\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":8584,"href":"https:\/\/dr-rolandzhuka.com\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/5490\/revisions\/8584"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/dr-rolandzhuka.com\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/5491"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/dr-rolandzhuka.com\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=5490"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/dr-rolandzhuka.com\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=5490"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/dr-rolandzhuka.com\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=5490"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}