{"id":6437,"date":"2026-05-12T14:29:17","date_gmt":"2026-05-12T14:29:17","guid":{"rendered":"https:\/\/dr-rolandzhuka.com\/?p=6437"},"modified":"2026-02-08T12:18:52","modified_gmt":"2026-02-08T12:18:52","slug":"mbushjet-me-amalgame-apo-te-bardha","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/dr-rolandzhuka.com\/sq\/amalgam-fillings-vs-white-fillings\/","title":{"rendered":"Mbushjet Me Amalgam\u00eb Apo Mbushjet E Bardha"},"content":{"rendered":"<p class=\"wp-block-paragraph\">Mbushjet dentare jan\u00eb nd\u00ebr procedurat m\u00eb t\u00eb zakonshme t\u00eb kryera nga dentist\u00ebt, dhe p\u00ebrdoren kryesisht p\u00ebr trajtimin e kaviteteve. Megjithat\u00eb, ato shpesh sh\u00ebrbejn\u00eb edhe p\u00ebr t\u00eb korrigjuar probleme t\u00eb vogla estetike. Sot, ekzistojn\u00eb shum\u00eb lloje t\u00eb ndryshme t\u00eb tyre, secila me avantazhet dhe disavantazhet e veta. Nj\u00eb alternativ\u00eb e njohur ndaj mbushjeve tradicionale me amalgam\u00eb jan\u00eb mbushjet e bardha (mbushje kompozite), t\u00eb cilat kan\u00eb treguar se jan\u00eb nj\u00eb zgjedhje m\u00eb e q\u00ebndrueshme dhe m\u00eb estetike p\u00ebr shum\u00eb pacient\u00eb. N\u00eb k\u00ebt\u00eb blog, do t\u00eb shqyrtojm\u00eb gjith\u00e7ka q\u00eb duhet t\u00eb dini rreth mbushjeve me amalgam\u00eb dhe atyre t\u00eb bardha, duke p\u00ebrfshir\u00eb dallimet, ngjashm\u00ebrit\u00eb, p\u00ebrdorimet dhe procedurat e tyre.&nbsp;<\/p>\n\n\n\n<figure class=\"wp-block-image size-large\"><img fetchpriority=\"high\" decoding=\"async\" width=\"1024\" height=\"683\" src=\"https:\/\/dr-rolandzhuka.com\/wp-content\/uploads\/2024\/07\/22222222222-1024x683.jpg\" alt=\"Mbushje dentare me cmime ekonomike ne Shqiperi\" class=\"wp-image-6438\" srcset=\"https:\/\/dr-rolandzhuka.com\/wp-content\/uploads\/2024\/07\/22222222222-1024x683.jpg 1024w, https:\/\/dr-rolandzhuka.com\/wp-content\/uploads\/2024\/07\/22222222222-300x200.jpg 300w, https:\/\/dr-rolandzhuka.com\/wp-content\/uploads\/2024\/07\/22222222222-768x513.jpg 768w, https:\/\/dr-rolandzhuka.com\/wp-content\/uploads\/2024\/07\/22222222222-18x12.jpg 18w, https:\/\/dr-rolandzhuka.com\/wp-content\/uploads\/2024\/07\/22222222222.jpg 1500w\" sizes=\"(max-width: 1024px) 100vw, 1024px\" \/><\/figure>\n\n\n\n<h2 class=\"wp-block-heading\">\u00c7far\u00eb Jan\u00eb Mbushjet Dentare?&nbsp;<\/h2>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Mbushjet dentare jan\u00eb nj\u00eb trajtim restaurues q\u00eb dentist\u00ebt p\u00ebrdorin p\u00ebr t\u00eb riparuar kavitetet dhe p\u00ebr t\u00eb rregulluar krisjet ose \u00e7arjet e vogla n\u00eb dh\u00ebmb\u00ebt tuaj. P\u00ebr t\u00eb riparuar kavitetet, hiqet indi i prishur i dh\u00ebmbit dhe m\u00eb pas mbushet hap\u00ebsira. N\u00ebse keni nevoj\u00eb p\u00ebr nj\u00eb trajtim t\u00eb till\u00eb, \u00ebsht\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme t\u00eb kuptoni t\u00eb mirat dhe t\u00eb k\u00ebqijat e secilit lloj materiali.&nbsp;<\/p>\n\n\n\n<h3 class=\"wp-block-heading\">Mbushjet E Bardha<\/h3>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Mbushjet kompozite, t\u00eb bardha p\u00ebrb\u00ebhen nga nj\u00eb p\u00ebrzierje grimcash qelqi, rr\u00ebshire dhe nj\u00eb p\u00ebrb\u00ebr\u00ebsi fiksues, duke krijuar nj\u00eb mas\u00eb me ngjyr\u00eb t\u00eb bardh\u00eb q\u00eb p\u00ebrzihet n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb perfekte me dh\u00ebmbin natyral. Kjo \u00ebsht\u00eb ve\u00e7an\u00ebrisht e dobishme p\u00ebr korrigjimin e dh\u00ebmb\u00ebve t\u00eb p\u00ebrparm\u00eb, duke u dh\u00ebn\u00eb atyre nj\u00eb pamje natyrale dhe estetikisht t\u00eb k\u00ebndshme. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye, mbushjet e bardha jan\u00eb zgjedhja e preferuar p\u00ebr ata q\u00eb d\u00ebshirojn\u00eb t\u00eb korrigjojn\u00eb pap\u00ebrsosm\u00ebrit\u00eb n\u00eb nj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb diskrete.&nbsp;<\/p>\n\n\n\n<h3 class=\"wp-block-heading\">Mbushjet Me Amalgam\u00eb<\/h3>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Mbushjet me amalgam\u00eb jan\u00eb t\u00eb p\u00ebrb\u00ebra nga nj\u00eb kombinim elementesh metalike, duke p\u00ebrfshir\u00eb argjendin, bakrin dhe merkurin, q\u00eb \u00ebsht\u00eb elementi m\u00eb i diskutuesh\u00ebm p\u00ebr shkak t\u00eb toksicitetit t\u00eb tij n\u00eb form\u00eb t\u00eb l\u00ebngshme. Megjithat\u00eb, studimet kan\u00eb treguar se merkuri i p\u00ebrdorur n\u00eb mbushjet dentare nuk p\u00ebrb\u00ebn k\u00ebrc\u00ebnim p\u00ebr pacientin. Pavar\u00ebsisht k\u00ebsaj, shqet\u00ebsimet p\u00ebr merkurin kan\u00eb nxitur k\u00ebrkes\u00ebn drejt procedurave alternative, si mbushjet kompozite.&nbsp;<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Nj\u00eb tjet\u00ebr aspekt i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm \u00ebsht\u00eb ngjyra e mbushjeve me amalgam\u00eb. K\u00ebto mbushje jan\u00eb t\u00eb err\u00ebta dhe mund t\u00eb jen\u00eb t\u00eb dukshme kur buz\u00ebqeshni ose flisni, gj\u00eb q\u00eb ndikon n\u00eb pamjen e tyre estetike. Prandaj, shum\u00eb pacient\u00eb preferojn\u00eb mbushjet e bardha p\u00ebr nj\u00eb pamje m\u00eb natyrale dhe m\u00eb pak t\u00eb dukshme.<\/p>\n\n\n\n<h2 class=\"wp-block-heading\">A Jan\u00eb Mbushjet E Bardha M\u00eb T\u00eb Mira Se Ato Me Amalgam\u00eb?<\/h2>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Mbushjet e bardha q\u00eb p\u00ebrdoren sot jan\u00eb shum\u00eb m\u00eb t\u00eb forta se ato t\u00eb disa viteve m\u00eb par\u00eb. Ato ngjiten me dh\u00ebmbin, duke mbyllur n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb efektive hap\u00ebsirat e krijuara dhe duke p\u00ebrforcuar struktur\u00ebn e tij. Ndryshe, mbushjet me amalgam\u00eb thjesht mbyllin vrim\u00ebn pa p\u00ebrforcuar struktur\u00ebn e dh\u00ebmbit. Megjithat\u00eb, kur vendosen si\u00e7 duhet dhe n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb sigurt mbushjet me amalgam\u00eb, mund t\u00eb zgjasin p\u00ebr shum\u00eb vite pa hasur probleme. Mbushjet moderne t\u00eb bardha jan\u00eb gjithashtu shum\u00eb m\u00eb t\u00eb q\u00ebndrueshme se m\u00eb par\u00eb. Megjithat\u00eb, teknika e p\u00ebrdorur gjat\u00eb vendosjes s\u00eb t\u00eb dyja metodave \u00ebsht\u00eb thelb\u00ebsore p\u00ebr p\u00ebrcaktimin e jet\u00ebgjat\u00ebsis\u00eb s\u00eb tyre. Nj\u00eb dentist i specializuar do t\u00eb sigurohet q\u00eb dh\u00ebmbi t\u00eb mos ndikohet gjat\u00eb procedur\u00ebs s\u00eb mbylljes dhe mbushjes, pasi p\u00ebshtyma mund t\u00eb ndikoj\u00eb n\u00eb lidhjen e materialit me struktur\u00ebn e dh\u00ebmbit. N\u00ebse kjo ndodh, materiali mund t\u00eb komprometohet dhe mbushja t\u00eb d\u00ebshtoj\u00eb brenda nj\u00eb periudhe t\u00eb shkurt\u00ebr kohe. N\u00eb k\u00ebt\u00eb aspekt, mbushjet me amalgam\u00eb jan\u00eb m\u00eb tolerante ndaj ndotjes gjat\u00eb procedur\u00ebs. N\u00ebse p\u00ebrdoret teknika e duhur mbushja do mund t\u00eb zgjas p\u00ebr nj\u00eb koh\u00eb t\u00eb gjat\u00eb dhe do t\u00eb jet\u00eb mjaft e sigurt. Prandaj, \u00ebsht\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme t\u00eb zgjidhni nj\u00eb dentist t\u00eb specializuar dhe me p\u00ebrvoj\u00eb p\u00ebr t\u00eb siguruar rezultate sa m\u00eb t\u00eb mira.&nbsp;<\/p>\n\n\n\n<figure class=\"wp-block-image size-large\"><img decoding=\"async\" width=\"1024\" height=\"683\" src=\"https:\/\/dr-rolandzhuka.com\/wp-content\/uploads\/2024\/07\/33333333333-1024x683.jpg\" alt=\"Nje dentist ne Shqiperi i cili po pegatitjet per nje procedure mbushje dentare\" class=\"wp-image-6439\" srcset=\"https:\/\/dr-rolandzhuka.com\/wp-content\/uploads\/2024\/07\/33333333333-1024x683.jpg 1024w, https:\/\/dr-rolandzhuka.com\/wp-content\/uploads\/2024\/07\/33333333333-300x200.jpg 300w, https:\/\/dr-rolandzhuka.com\/wp-content\/uploads\/2024\/07\/33333333333-768x512.jpg 768w, https:\/\/dr-rolandzhuka.com\/wp-content\/uploads\/2024\/07\/33333333333-18x12.jpg 18w, https:\/\/dr-rolandzhuka.com\/wp-content\/uploads\/2024\/07\/33333333333.jpg 1500w\" sizes=\"(max-width: 1024px) 100vw, 1024px\" \/><\/figure>\n\n\n\n<h2 class=\"wp-block-heading\">\u00c7far\u00eb P\u00ebrfshin Procedura E Mbushjes Dentare?<\/h2>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Hapat e procedur\u00ebs mund t\u00eb ndryshojn\u00eb n\u00eb var\u00ebsi t\u00eb materialit q\u00eb zgjidhni, por zakonisht p\u00ebrfshijn\u00eb:<\/p>\n\n\n\n<ul class=\"wp-block-list\">\n<li>Dentisti juaj fillimisht do t\u00eb mpij\u00eb zon\u00ebn rreth dh\u00ebmbit duke p\u00ebrdorur anestezi lokale.\u00a0<\/li>\n\n\n\n<li>N\u00ebse mbushja po b\u00ebhet p\u00ebr t\u00eb trajtuar prishjen e dh\u00ebmbit, dentisti juaj do t\u00eb filloj\u00eb duke hequr indin e d\u00ebmtuar dhe t\u00eb kalbur nga dh\u00ebmbi. Ai do t\u00eb p\u00ebrdor\u00eb mjete t\u00eb specializuara p\u00ebr t\u00eb pastruar t\u00ebr\u00ebsisht zon\u00ebn, p\u00ebr ta p\u00ebrgatitur p\u00ebr materialin e mbushjes.<\/li>\n\n\n\n<li>Pasi ky hap t\u00eb p\u00ebrfundoj\u00eb, dentisti juaj do t\u00eb mbush\u00eb vrim\u00ebn me materialin e zgjedhur t\u00eb mbushjes.<\/li>\n\n\n\n<li>N\u00ebse po b\u00ebni nj\u00eb mbushje dentare prej kompoziti, dentisti juaj do t\u00eb p\u00ebrdor\u00eb nj\u00eb drit\u00eb kurimi dentare p\u00ebr t\u00eb ngurt\u00ebsuar materialin.<\/li>\n\n\n\n<li>M\u00eb pas, ai do ta l\u00ebmoj dhe do t\u00eb zbus \u00e7do cep t\u00eb ashp\u00ebr ose t\u00eb mpreht\u00eb t\u00eb dh\u00ebmbit.<\/li>\n\n\n\n<li>Dentisti juaj do t\u00eb kontrolloj\u00eb me kujdes kafshimin tuaj disa her\u00eb p\u00ebr t'u siguruar q\u00eb gjith\u00e7ka p\u00ebrputhet mir\u00eb.\u00a0<\/li>\n<\/ul>\n\n\n\n<h2 class=\"wp-block-heading\">Avantazhet E Mbushjeve T\u00eb Bardha<\/h2>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Mbushjet e bardha mund t\u00eb p\u00ebrputhen leht\u00ebsisht me ngjyr\u00ebn e dh\u00ebmbit tuaj. Kjo p\u00ebrputhje do t\u00eb jet\u00eb ve\u00e7an\u00ebrisht e dobishme p\u00ebr t\u00eb korrigjuar krisjet ose \u00e7arjet n\u00eb dh\u00ebmb\u00ebt tuaj. Mbushjet e bardha nuk kan\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtin rrezik nga merkuri si kan\u00eb mbushjet me amalgam\u00eb. Gjithashtu disa njer\u00ebz thon\u00eb se pas trajtimit do t\u00eb ndihen m\u00eb mir\u00eb dhe do t\u00eb ken\u00eb ndjeshm\u00ebri minimale. Nj\u00eb tjet\u00ebr disavantazh i mbushjeve me amalgam\u00eb \u00ebsht\u00eb se gjat\u00eb rrezeve X ose kontrrolleve dentare, krisjet dhe prishjet mund t\u00eb mos jen\u00eb leht\u00ebsisht t\u00eb dukshme, gj\u00eb q\u00eb nuk ndodh me mbushjet kompozite. Gjithashtu kini parasysh se q\u00eb nj\u00eb mbushje me amalgam\u00eb t\u00eb q\u00ebndroj\u00eb n\u00eb vend, baza e mbushjes duhet t\u00eb jet\u00eb pak m\u00eb e gjer\u00eb se qafa. Kjo do t\u00eb thot\u00eb se n\u00eb shum\u00eb raste, disa dh\u00ebmb\u00eb t\u00eb sh\u00ebndetsh\u00ebm mund t\u00eb ken\u00eb nevoj\u00eb t\u00eb g\u00ebrryhen, duke cuar n\u00eb dob\u00ebsim t\u00eb tyre.<\/p>\n\n\n\n<h2 class=\"wp-block-heading\">Disavantazhet E Mbushjeve T\u00eb Bardha<\/h2>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Edhe pse shumica e pacient\u00ebve preferojn\u00eb mbushjet e bardha, ato kan\u00eb disa disavantazhe t\u00eb mundshme. S\u00eb pari, mbushjet e bardha jan\u00eb zakonisht m\u00eb t\u00eb shtrenjta se mbushjet me amalgam\u00eb. Gjithashtu mbushja e kaviteteve me mbushje kompozite \u00ebsht\u00eb nj\u00eb procedur\u00eb q\u00eb k\u00ebrkon m\u00eb shum\u00eb pre\u00e7izion krahasuar me mbushjet me amalgam\u00eb, prandaj duhet t\u00eb siguroheni q\u00eb t\u00eb gjeni nj\u00eb dentist t\u00eb kualifikuar. P\u00ebrve\u00e7 k\u00ebsaj, vendosja e mbushjeve t\u00eb bardha k\u00ebrkon pak m\u00eb shum\u00eb koh\u00eb se sa mbushjet me amalgam\u00eb, gj\u00eb q\u00eb mund t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb problem p\u00ebr pacient\u00ebt q\u00eb jan\u00eb n\u00eb nxitim.<\/p>\n\n\n\n<h2 class=\"wp-block-heading\">Avantazhet E Mbushjeve Me Amalgam\u00eb<\/h2>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Mbushjet me amalgam\u00eb jan\u00eb shum\u00eb t\u00eb q\u00ebndrueshme dhe mund t\u00eb zgjasin p\u00ebr shum\u00eb vite n\u00ebse kujdeseni si duhet p\u00ebr to. Fal\u00eb forc\u00ebs s\u00eb tyre, ato mund t\u00eb p\u00ebrdoren p\u00ebr t\u00eb mbushur kavitete mjaft t\u00eb m\u00ebdha brenda dh\u00ebmb\u00ebve. P\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr, kostoja m\u00eb e ul\u00ebt e mbushjeve me amalgam\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb avantazh i madh p\u00ebr pacient\u00ebt me nj\u00eb buxhet t\u00eb kufizuar. Gjithashtu fakti q\u00eb ato ngurt\u00ebsohen shpejt mund ta b\u00ebj\u00eb trajtimin m\u00eb pak stresues p\u00ebr f\u00ebmij\u00ebt ose pacient\u00ebt me nevoja t\u00eb ve\u00e7anta.<\/p>\n\n\n\n<h2 class=\"wp-block-heading\">Disavantazhet E Mbushjeve Me Amalgam\u00eb<\/h2>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Edhe pse nivelet e merkurit q\u00eb gjenden n\u00eb mbushjet me amalgam\u00eb konsiderohen t\u00eb sigurta p\u00ebr pacientin, k\u00ebto mbushje k\u00ebrkojn\u00eb q\u00eb nj\u00eb sasi m\u00eb e madhe e dh\u00ebmbit t\u00eb sh\u00ebndetsh\u00ebm p\u00ebr tu g\u00ebrryer. Prandaj, integriteti strukturor i dh\u00ebmb\u00ebve tuaj mund t\u00eb jet\u00eb m\u00eb i sigurt me mbushjet e bardha. P\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr, mbushjet me amalgam\u00eb jan\u00eb mjaft t\u00eb dukshme p\u00ebr shkak t\u00eb ngjyr\u00ebs s\u00eb tyre t\u00eb err\u00ebt sidomos kur qeshni ose hapni goj\u00ebn. P\u00ebrve\u00e7 k\u00ebsaj, n\u00eb disa raste, ato mund t\u00eb kontraktohen ose zgjerohen p\u00ebr shkak t\u00eb ekspozimit ndaj temperaturave t\u00eb larta duke rezultuar n\u00eb \u00e7arjen ose thyerjen e mbushjes. Gjithashtu, duhet t\u00eb keni parasysh se disa dentist\u00eb mund t\u00eb mos pranojn\u00eb t\u00eb kryejn\u00eb mbushje me amalgam\u00eb n\u00eb klinik\u00ebn e tyre.<\/p>\n\n\n\n<figure class=\"wp-block-image size-large\"><img decoding=\"async\" width=\"1024\" height=\"683\" src=\"https:\/\/dr-rolandzhuka.com\/wp-content\/uploads\/2024\/07\/4444444444444444-1024x683.jpg\" alt=\"Kujdesi i duhur per mbushjet e dhembeve\" class=\"wp-image-6440\" srcset=\"https:\/\/dr-rolandzhuka.com\/wp-content\/uploads\/2024\/07\/4444444444444444-1024x683.jpg 1024w, https:\/\/dr-rolandzhuka.com\/wp-content\/uploads\/2024\/07\/4444444444444444-300x200.jpg 300w, https:\/\/dr-rolandzhuka.com\/wp-content\/uploads\/2024\/07\/4444444444444444-768x512.jpg 768w, https:\/\/dr-rolandzhuka.com\/wp-content\/uploads\/2024\/07\/4444444444444444-18x12.jpg 18w, https:\/\/dr-rolandzhuka.com\/wp-content\/uploads\/2024\/07\/4444444444444444.jpg 1500w\" sizes=\"(max-width: 1024px) 100vw, 1024px\" \/><\/figure>\n\n\n\n<h2 class=\"wp-block-heading\">Si Mund T\u00eb B\u00ebni Q\u00eb Mbushja Dentare T\u00eb Zgjas\u00eb Sa M\u00eb Shum\u00eb?<\/h2>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Pavar\u00ebsisht nga lloji i mbushjes dentare, \u00ebsht\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme q\u00eb pas procedur\u00ebs t\u00eb kujdeseni si duhet p\u00ebr goj\u00ebn tuaj. Larja dhe pastrimi me fill dentar pas \u00e7do vakti do t'ju ndihmojn\u00eb t\u00eb ruani sh\u00ebndetin e p\u00ebrgjithsh\u00ebm dentar <em>dhe <\/em>t\u00eb mir\u00ebmbani mbushjet, duke parandaluar prishjen e dh\u00ebmb\u00ebve dhe formimin e kaviteteve. N\u00ebse p\u00ebrjetoni ndjeshm\u00ebri menj\u00ebher\u00eb pas procedur\u00ebs, provoni t\u00eb nd\u00ebrroni fur\u00e7\u00ebn e dh\u00ebmb\u00ebve. E mira \u00ebsht\u00eb t\u00eb zgjidhni nj\u00eb fur\u00e7\u00eb me qime t\u00eb buta. Gjithashtu p\u00ebrdorni nj\u00eb past\u00eb dh\u00ebmb\u00ebsh q\u00eb \u00ebsht\u00eb e p\u00ebrshtatshme p\u00ebr dh\u00ebmb\u00ebt e ndjesh\u00ebm, t\u00eb pakt\u00ebn derisa dh\u00ebmb\u00ebt t\u00eb qet\u00ebsohen. Shum\u00eb dentist sugjerojn\u00eb t\u00eb p\u00ebrdoni past\u00eb dh\u00ebmb\u00ebsh me fluor, pasi kjo do t\u00eb ndihmoj\u00eb n\u00eb mir\u00ebmbajtjen e mbushjeve dhe sh\u00ebndetin e dh\u00ebmb\u00ebve natyral.&nbsp;<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Gjithashtu, duhet t\u00eb b\u00ebhet zakon p\u00ebrdorimi i fillit dentar t\u00eb pakt\u00ebn nj\u00eb her\u00eb n\u00eb dit\u00eb pas ngr\u00ebnies dhe t\u00eb kujdeseni si duhet p\u00ebr mishrat e dh\u00ebmb\u00ebve. Kini kujdes kur lani dh\u00ebmb\u00ebt pas mbushjes dentare, p\u00ebrpiquni t\u00eb shmangni ushqimet pikante ose ngjit\u00ebse p\u00ebr disa dit\u00eb dhe temperaturat shum\u00eb t\u00eb nxehta ose shum\u00eb t\u00eb ftohta. P\u00ebr t\u00eb parandaluar irritimin menj\u00ebher\u00eb pas procedur\u00ebs, p\u00ebrdorni vet\u00ebm an\u00ebn e patrajtuar t\u00eb goj\u00ebs. M\u00eb posht\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb list\u00eb e shkurt\u00ebr me k\u00ebshilla q\u00eb duhet t\u00eb keni parasysh pas mbushjes dentare:<\/p>\n\n\n\n<ul class=\"wp-block-list\">\n<li>Sigurohuni q\u00eb t\u00eb shmangni kafshimin e ushqimeve t\u00eb forta ose objekteve si tapat e shisheve ose kapak\u00ebt e stilolapsave.<\/li>\n\n\n\n<li>Shmangni ushqimet q\u00eb ngjisin n\u00ebp\u00ebr dh\u00ebmb\u00eb, sidomos gjat\u00eb dit\u00ebve t\u00eb para pas procedur\u00ebs.<\/li>\n\n\n\n<li>Mos harroni t\u00eb lani dh\u00ebmb\u00ebt rregullisht dhe t\u00eb p\u00ebrdorni fillin dentar!<\/li>\n\n\n\n<li>Mos harroni t\u00eb vizitoni dentistin rregullisht. Prishja e dh\u00ebmb\u00ebve nuk tregon shenja menj\u00ebher\u00eb, k\u00ebshtu q\u00eb kontrollet e rregullta jan\u00eb t\u00eb domosdoshme!<\/li>\n\n\n\n<li>P\u00ebrdorni nj\u00eb past\u00eb dh\u00ebmb\u00ebsh me fluor dhe fur\u00e7\u00eb dh\u00ebmb\u00ebsh me qime t\u00eb buta.<\/li>\n<\/ul>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Dental fillings are one of the most common dental procedures done by dentists. Patients have to get dental fillings in order to treat cavities. However, fillings can be easily used to correct minor aesthetical problems as well. Dental fillings nowadays have come a long way from traditional amalgam fillings. Now you can find many different [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":3,"featured_media":6441,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[14],"tags":[],"class_list":["post-6437","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-dental-blog"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/dr-rolandzhuka.com\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/6437","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/dr-rolandzhuka.com\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/dr-rolandzhuka.com\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/dr-rolandzhuka.com\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/3"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/dr-rolandzhuka.com\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=6437"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/dr-rolandzhuka.com\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/6437\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":8600,"href":"https:\/\/dr-rolandzhuka.com\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/6437\/revisions\/8600"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/dr-rolandzhuka.com\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/6441"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/dr-rolandzhuka.com\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=6437"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/dr-rolandzhuka.com\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=6437"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/dr-rolandzhuka.com\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=6437"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}