Stabiliteti i implanteve tradicionale dentare vjen nga implantimi i tyre në kockë. Pacientët që kanë humbur masën kockore në nofullën e sipërme, mund ta kenë të vështirë ta arrijnë këtë gjëtë. Në këto situata, gjetja e zgjidhjeve të tjera është e domosdoshme. Implantet transnasale janë një nga alternativat më efektive. Këto implante janë të pozicionuara në mënyrë strategjike midis kockës së nofullës së sipërme dhe kockës së hundës. Ato ofrojnë një bazë të fortë për protezat dentare ose dhëmbët individualë artificialë në rastet kur nofullës së sipërme i mungon kocka e mjaftueshme për të mbështetur implantet konvencionale. Më poshtë do të gjeni një tabelë që krahason implantet transnasale me implantet tradicionale dhe ato zigomatike:
Implantet nasale | Impalntet tradicionale | Implantet zigomatike | |
Indikacionet | Humbje e rëndë e masës kockore në nofullën e sipërme; shmangia e transplantit kockor | Zëvendësimi i dhëmbëve kur ka suport të mjaftueshëm kockor | Humbje e rëndë e masës kockore në nofullën e sipërme; shmangia e transplantit kockor |
Pozicionimi i implantit | Midis kockave të nofullës së sipërme dhe atyre nazale | Në kockën e nofullave | Në kockën zigomatike |
Transplanti kockor | Nuk është i nevojshëm | Mund të jetë i nevojshëm | Nuk është i nevojshëm |
Kohëzgjatja e procedurës | Përgjithësisht më e shpejtë | Kohëzgjatja standarde | Procedurë më e gjatë |
Kohëzgjatja e rikuperimit | Varion, por përgjithësisht më e shkurtër | Kohëzgjatje standarde e rikuperimit | Rikuperim më i gjatë |
Stabiliteti dhe qendrushemëria | E fortë | E fortë | E fortë |
Komforti dhe rehatia | Të Rehatshme | Të Rehatshme | Të Rehatshme |
Estetika natyrale | Ideale | Ideale | Ideale |
Kirurgjia e implanteve nasale është një procedurë delikate që kërkon edukimin, trajnimin dhe përvojën e duhur. Dr Roland Zhuka është i kualifikuar në mënyrë specifike në implantologjinë dentare. Me një eksperiencë shumëvjeçare në realizimin e suksesshëm të implanteve nasale në Shqipëri, për pacientë me një sërë rastesh komplekse, ai mund të sigurojë rezultate optimale për këdo. Në vijim do të gjeni një përmbledhje të përgjithshme e procesit:
Implantet nasale ofrojnë një sërë avantazhesh, gjë që shpjegon dhe popullaritetin e tyre. Përveçse janë një zgjidhje optimale për zëvendësimin e dhëmbëve për pacientët që vuajnë nga humbja e rëndë kockore, ato përfaqësojnë një nga teknikat më inovative të implantologjisë në industri.
Një nga avantazhet kryesore të implanteve dentare nasale është se ato nuk kërkojnë transplant kockor. Për shkak se zona ku implantet nasale ofrojnë vëllim të mjaftueshëm kockor, ky trajtim është jashtëzakonisht i dobishëm për t'u lejuar pacientëve që nuk janë të përshtatshëm për implantet dentare tradicionale të zëvendësojnë dhëmbët e tyre pa pasur nevojë t'i nënshtrohen procedurave shtesë.
Implantet nasale në Shqipëri janë një nga trajtimet më të përballueshme për zëvendësimin e dhëmbëve për pacientët me humbje kockore. Duke shmangur nevojën për një trajtim të dytë dhe shpenzimet që lidhen me transplantin e kockave, pacientët mund të kursejnë para. Për më tepër, Shqipëria ofron disa nga çmimet më konkurruese në rajon të kombinuara me cilësi të jashtëzakonshme.
Për shkak të thjeshtësisë së tij, procesi kirurgjikal për vendosjen e implanteve dentare nasale është më i shpejtë se sa për opsionet e tjera si implantet dentare si ato zigomatike ose pterigoid. Pacientët mund të përfitojnë nga një procedurë më e përshtatshme dhe më e thjeshtë pa sakrifikuar efikasitetin e saj.
Implantet nasale ruajnë konturet natyrale të hundës duke u përshtatur me formën e saj natyrale. Kjo mund të jetë veçanërisht e dobishme për pacientët të cilët janë të shqetësuar se si implantet dentare do të ndikonin në pamjen e fytyrës së tyre.
Kirurgjia e implantit transnazal është një zgjidhje e përshtatshme për pacientët që mund të kenë probleme ose vështirësi të caktuara anatomike. Edhe në rrethanat më të komplikuara, Dr. Roland Zhuka mund t'i kalojë këto sfida dhe të ofroje një zgjidhje praktike.
Përdorimi i implanteve nasale në Shqipëri për të rikuperuar funksionin oral dhe estetikën ka treguar një shkallë shumë të lartë suksesi. Procesi mund t'u sigurojë pacientëve një zgjidhje të përhershme për zëvendësimin e dhëmbëve në shumë pak kohë. Klinika jonë garanton standarde ndërkombëtare të cilësisë, prandaj ju mund të rrini të qetë se operacioni juaj do të kryhet sipas protokolleve strikte të sigurisë.
Pas operacionit tuaj të implanteve nasale në Shqipëri, është e rëndësishme që të ndiqni udhëzimet e Dr. Roland Zhuka. Ai do të sigurohet që t'ju këshillojë se çfarë të hani, si të kujdeseni për implantet tuaja dhe çfarë të shmangni ndërsa jeni duke u rikuperuar. Ruajtja e higjienës orale dhe pastrimi me kujdes i zonës janë thelbësore për suksesin e implanteve nasale. Sipas udhëzimeve të Dr. Zhukës, përdorni një furçë dhëmbësh të butë për të pastruar vendin ku është realizuar ndërhyrja. Shmangni përdorimin e pastës së dhëmbëve të ashpër dhe larjen e dhëmbëve me forcë.
Mund t'i riktheheni dietës suaj të rregullt, edhe pse është një ide e mirë të filloni me ushqime të buta. Çdo gjë që është shumë e nxehtë ose e ftohtë, ose që është e fortë ose krokante, duhet të shmanget pasi ato ushqime mund të ushtrojnë presion në vendin e implantit. Do të merrni udhëzime të veçanta dietike nga Dr. Zhuka të cilat do t’ju ndihmojnë të rikperoheni sa më shpejt. Gjithashtu, pirja e duhanit mund të zvogëlojë rrjedhën e gjakut, gjë që ngadalëson procesin e shërimit. Rekomandohet që të hiqni dorë nga duhani ndërsa shëroheni.
Faza e shërimit, e quajtur oseointegrim, mund të zgjasë shumë muaj, megjithatë ajo ndryshon nga pacienti në pacient. Pavarësisht nga fakti se pacientët mund të rifillojnë aktivitetet e tyre të përditshme menjëherë pas operacionit, implanti kërkon kohë për t'u bashkuar plotësisht me kockën.
Dr. Roland Zhuka do t’ju japë llojin e duhur të medikamenteve kundër dhimbjeve për t'ju ndihmuar të përballoni shqetësimet gjatë fazave të para të shërimit tuaj. Është e domosdoshme të ndiqni dozën e caktuar nga mjeku dhe të shmangni barnat pa recetë pa u konsultuar më parë me kirurgun tuaj.
Gjetja e një kirurgu të kualifikuar është një komponent kritik në sigurimin e suksesit të trajtimeve kirurgjikale bashkëkohore si implantet dentare nasale. Trajtimi i sfidave të rajonit maksilar kërkon një kuptim të thellë të anatomisë së gojës dhe hundës, trajnime specifike në këtë fushë dhe vite ekspertizë. Dr. Roland Zhuka do të vlerësojë siç duhet strukturën e kockave tuaja, do të dallojë çdo rrezik të mundshëm dhe do t'i vendosë implantet tuaja me saktësi dhe siguri. Kjo optimizon si rezultatet estetike ashtu edhe ato funksionale dhe ul rrezikun e komplikimeve pas operacionit. Nëse jeni të interesuar të mësoni më shumë rreth kësaj procedure ose dëshironi të dini nëse implantet nasale janë të përshtatshme për ju, caktoni një konsultë falas online me Dr. Zhukën.
Implantet dentare nasale janë një opsion i mirë për shumë individë, veçanërisht për ata të cilëve nofulla e sipërme u ka humbur një sasi të madhe kockore. Megjithatë, përshtatshmëria individuale varet nga disa faktorë, duke përfshirë shëndetin e përgjithshëm, higjienën e dhëmbëve dhe karakteristika specifike anatomike.
Dr. Roland Zhuka ka prioritet komoditetin e pacientit gjatë gjithë procesit kirurgjikal. Anestezi adekuate administrohet për të siguruar që vendi i kirurgjisë të jetë i mpirë dhe për të minimizuar shqetësimin gjatë gjithë procedurës. Për më tepër, qetësuesit ose anestezia e përgjithshme mund të përdoren bazuar tek preferencat e pacientit dhe konsideratat mjekësore.
Qëllimi i implanteve dentare nasale është të sigurojë një alternativë të qëndrueshme për zëvendësimin e dhëmbëve që mungojnë. Me kontrolle të rregullta dentare dhe ndjekjen e praktikave të duhura të higjienës orale, ato mund të zgjasin për shumë vite. Dr. Roland Zhuka ofron udhëzime të plota për kujdesin pas operacionit për të zgjatur jetën e implanteve dentare nasale.
Shqipëria është kthyer në një destinacion të pëlqyer për turistët dentarë për shkak të stomatologëve të saj ekspertë, klinikave dentare moderne dhe trajtimeve dentare të përballueshme. Pacientë nga e gjithë bota mund të marrin kujdes të shkëlqyer në klinikën tonë dentare në Shqipëri, e cila ndodhet në një zonë të bukur dhe të larmishme kulturore.
Ju mund të kontaktoni klinikën tonë me telefon, email ose përmes formularit të faqes sonë të internetit. Nga konsultimi deri te kujdesi pas operacionit, stafi ynë do t'ju ndihmojë në çdo hap, do të kujdeset për përgatitjet tuaja për udhëtimin dhe do të sigurohet që gjithçka të shkojë mirë. Nëse po konsideroni të vendosni implante nasale në Shqipëri, mos hezitoni të dërgoni një mesazh, ose akoma më mirë, na dërgoni si garfinë tuaj panoramike më të fundit në mënyrë që ne t'ju bëjmë një vlerësim fillestar falas të gjendjes tuaj.
Duke qenë se jemi të vetëdijshëm për nevojat unike të pacientëve tanë ndërkombëtarë, ne ju ndihmojmë me masat që duhen marrë rreth udhëtimit dhe akomodimit nëpër hotele. Stafi ynë mund t’ju ndihmojë me sigurimin e transportit, t’ju sugjerojë hotelet më të mira në zonë dhe t'ju japë informacion mbi atraksionet lokale më popullore për ta bërë qëndrimin tuaj në Shqipëri sa më të këndshëm.
+355 69 704 4409
info@dr-rolandzhuka.com
Plotësoni formularin e mëposhtëm për të marrë një ofertë falas. Ekspertët tanë do t'ju kontaktojnë sa më shpejt të jetë e mundur.
Merrni një preventiv falas direkt në emailin tuaj nga specialisti ynë.
*duke klikuar “dërgo” ju pranoni që do të merrni email nga ne.
Merrni nje cmim online!
Kurseni deri ne 30% krahasuar me nje klinike tjeter!