Keni humbje të konsiderueshme kockore në pjesën e pasme të nofullës, e cila ju pengon të vendosni implante dentare standarde? Dr. Roland Zhuka ju ofron një zgjidhje moderne — Implantet Dentare Pterigoid. Pacientëve u jepet një mundësi e dytë për të riparuar buzëqeshjen e tyre dhe për të arritur funksionalitet oral optimal falë kësaj metode të re.
Nëse jeni duke kërkuar për një trajtim për zëvendësimin e dhëmbëve, por ju kanë thënë se nuk jeni të përshtatshëm për implantet tradicionale, implantet pterigoid në Shqipëri mund të jenë një opsion i mrekullueshëm që garanton funksionalitet të shkëlqyer dhe një pamje natyrale!
Për shkak se implantet pterigoid kalojnë përmes dhe mbi sinusin maksilar përpara se të ankorohen në zonën pterigoide të kockës sfenoidale, ato kategorizohen si implante trans-sinusale. Është padyshim një nga teknikat më efikase për rehabilitimin e harkut të sipërm të dhëmbëve. Përdorimi i implanteve pterigoid ka kohë që ekziston dhe ka një histori të gjatë klinike. Ky trajtim mund të rikuperojë buzëqeshjen e pacientëve në rastet e atrofisë së rëndë të kockave. Vështirësitë e implantimit në këtë pjesë të gojës kompensohen nga teknologjia, pasi operacionet e drejtuar me kompjuter na lejojnë të kryejmë procedurën e implantimit me saktësi ekstreme, duke i vendosur implantet pterigoid në këndin e duhur, duke shmangur me sukses murin e brendshëm të sinusit.
Studimet dhe përvoja klinike kanë treguar se struktura të caktuara pterigomaksilare, si p.sh. pllakat kockore sfenoidale, kanë një densitet të lartë kockor dhe janë shumë të qëndrueshme për implantet dentare. Për shkak të kësaj dendësie, e cila ofron një stabilitet më të lartë ankorimi në krahasim me çdo zonë tjetër në maksilë, implantet pterigoid pozicionohen brenda pllakës pterigoid, direkt prapa molarit të parë të harkut të sipërm.
Nëse keni humbur të gjithë dhëmbët në harkun e sipërm, mund të shtohen pika shtesë implantimi për protezën e përhershme duke kombinuar implantet pterigoid dhe ato zigomatike. Kjo teknikë redukton kohëzgjatjen e trajtimit, eliminon nevojën për transplantim kockor dhe redukton rrezikun e dështimit të ndërhyrjes. Më poshtë do të gjeni një tabelë të shkurtër për t'ju ndihmuar të kuptoni më mirë se si implantet pterigoid krahasohen me llojet e tjera të implanteve.
Karakteristika | Implantet Dentare Pterigoid | Implantet Dentare Tradiocionale | Implantet zigomatike |
Përshtatshmëria për pacientë me humbje të masës kockore | ✓ | ✓ | ✓ |
Nevoja për transplant kockor | X (Eliminohet) | ✓ | X (Eliminohet) |
Stabilitet dhe qendrueshmëri | ✓ | ✓ | ✓ |
Eficienca e procedurës | ✓ | X (Mund të kërkojë realizimin e procedurave shtesë si transplanti kockor) | ✓ |
Përmirësimi i përtypjes | ✓ | ✓ | ✓ |
Rezultate estetike dhe natyrale | ✓ | ✓ | ✓ |
Jetëgjatësia | ✓ | ✓ | ✓ |
Kompleksiteti i ndërhyrjes | Mesatar/i lartë | Mesatar/i lartë | I lartë |
Përshtatshmëria për pacientë me problematika anatomike | ✓ | X | ✓ |
Implantet pterigoid vendosen me kujdes në kockën pterigoide. Kocka ndodhet në pjesën e pasme të nofullës së sipërme. Ndryshe nga implantet normale, kjo teknikë përdor kockën që tashmë ekziston në rajonin pterigoid, duke kursyer nevojën për procedura shtesë si transplanti kockor. Dr. Roland Zhuka është një nga kirurgët më të njohur në rajon. Ai u ofron pacientëve një ndërhyrje minimalisht invazive për të trajtuar pacientët me humbje të konsiderueshme të dendësisë kockore. Ai ka vite përvojë në realizimin e implanteve pterigoid në Shqipëri, duke dhënë rezultate të jashtëzakonshme edhe në rastet më komplekse!
Hapi i parë drejt një transformimi të mahnitshëm të buzëqeshjes është realizimi i një ekzaminimi dhe konsulte me Dr. Zhukën. Gjatë këtij procesi ne do të vlerësojmë shëndetin tuaj oral, do të monitorojmë gjendjen e maksilës së pasme dhe do të përcaktojmë nëse implantet pterigoid janë trajtimi i duhur për ju. Në klinikën tonë, ne i japim përparësi krijimit të një planti trajtimi të personalizuar për nevojat dhe shqetësimet unike të çdo pacienti.
Pas përcaktimit të përshtatshmërisë së trajtimit, mund të vazhdojmë me procesin e vendosjes së implanteve pterigoid. Duke pozicionuar me kujdes implantet dentare në kockën pterigoid, krijohet një bazë e fortë për dhëmbët zëvendësues. Edhe në rastet kur ka një humbje të madhe të dendësisë dhe masës kockore ose pacienti ka kufizime anatomike, ky pozicionim garanton implantim të sigurt. Në vijim do të gjeni një përshkrim të hapave të përfshirë në kirurgjinë e implanteve pterigoid:
Një nga avantazhet kryesore të implanteve pterigoid është se ato janë të përshtatshme për personat me humbje të konsiderueshme të masës kockore. Implantet pterigoid në Shqipëri janë një zgjidhje ideale për zëvendësimin e dhëmbëve, gjë që ndryshon jetët e pacientëve të cilët për shkakt të atrofisë së rëndë të kockës së nofullave, nuk mund të vendosin implante tradicionale.
Implantet pterigoid eliminojnë nevojën për operacione shtesë të transplantit kockor, gjë që thjeshton trajtimin në përgjithësi. Nga ana tjetër, kjo zvogëlon kohëzgjatjen e procesit të shërimit dhe zvogëlon mundësinë e komplikimeve nga transplantimi kockor.
Vendosja e mirëplanifikuar e implanteve në kockën pterigoid siguron një ankorim të fortë, duke siguruar një bazë të qëndrueshme për dhëmbët zëvendësues. Ky stabilitet përmirëson efikasitetin e përtypjes dhe shëndetin e përgjithshëm të dhëmbëve.
Implantet pterigoid në Shqipëri janë një opsion trajtimi shumë efikas që u ofron pacientëve një trajtim të besueshëm për zëvendësimin e dhëmbëve të humbur. Në klinikën tonë, Dr. Roland Zhuka përdor teknologjinë më të fundit për të kryer operacione të sigurta dhe jashtëzakonisht të sakta për pacientët tanë, duke kapërcyer me sukses sfidat më të ndërlikuara.
Me implantet pterigoid, ju mund të konsumoni një shumëllojshmëri vaktesh pa asnjë shqetësim. Nuk ka nevojë të shqetësoheni për stabilitetin e dhëmbëve tuaj apo edhe më keq, të kini frikën se mos proteza juaj rrëshqet. Implantet pterigoid garantojnë restaurim të plotë të funksionalitetit të gojës. Duke ofruar një zgjidhje të përhershme për zëvendësimin e dhëmbëve dhe duke siguruar stabilitet optimal, ju mund të konsumoni lehtësisht të gjitha ushqimet tuaja të preferuara!
Humbja serioze e masës kockore në maksilën e pasme mund t'i japë fytyrës një pamje të zhytur aspak tërheqëse. Implantet pterigoid ndihmojnë në rivendosjen e volumit të fytyrës, ruajtjen e formave natyrale të saj dhe përmirësimin e pamjes suaj së përgjithshme. E gjitha kjo për të rritur vetëbesimin e gjithkujt.
Implantet pterigoid zakonisht kanë pak ose aspak ndikim tek dhëmbët ngjitur. Ruajtja e dhëmbëve në tërësi përmirëson shëndetin e përgjithshëm dhe integritetin e strukturës suaj dentare.
Me mirëmbajtjen e duhur, implantet pterigoid u ofrojnë pacientëve një restaurim afatgjatë të dhëmbëve të humbur, duke kontribuar në shëndetin e tyre dentar. Implantet tuaja jo vetëm që do të duken si dhëmbët tuaj natyralë, por ato do të zgjasin për vite të tëra!
Nëse keni kërkuar një zgjidhje të përshtatshme për zëvendësimin e dhëmbëve, por shumë dentistë ju kanë refuzuar për shkak të atrofisë kockore, ne kemi një zgjidhje për ju. Dr. Roland Zhuka mirëpret të gjithë pacientët e huaj dhe vendas që ëndërrojnë të kenë një buzëqeshje të plotë e të bukur. Me një përvojë shumëvjeçare në implantologji dentare, ai konsiderohet si një nga ekspertët më të kualifikuar në rajon. I njohur për realizimin e suksesshëm të shumë operacioneve komplekse të implanteve dentare, ai garanton një plan trajtimi ideal për çdo pacient. Nëse po mendoni të vendosni implante pterigoid në Shqipëri, mos hezitoni të na kontaktoni!
Nëse po mendoni të vendosni implante pterigoid në Shqipëri, mund të planifikoni një konsultë falas online me Dr. Roland Zhukën. Planifikimi i një konsulte është e lehtë. Ju mund të na kontaktoni përmes faqes sonë të internetit. Koordinatori ynë do t'ju kontaktojë sa më shpejt të jetë e mundur për t'ju ndihmuar në caktimin e një takimi personal ose virtual, në varësi të preferencave tuaja.
Ekipi ynë do të sigurohet që t’ju shpjegojë të gjithë procedurën me detaje. Ne mund t'ju ndihmojmë të kryeni të gjitha organizimet e nevojshme në lidhje me fluturimin, transportin dhe akomodimin. Turizmi dentar në Shqipëri garanton çmime të përballueshme për implantet pterigoid dhe cilësi të mahnitshme!
Politika jonë e transparencës rreth çmimeve siguron drejtësi për këdo, pavarësisht vendit të origjinës së pacientit. Ne do t'ju ofrojmë një vlerësim të detajuar të kostos gjatë takimit fillestar, i cili do të përfshijë çdo kosto shtesë të mundshme për udhëtimin apo akomodimin. Synimi ynë është që t’i bëjmë implantet pterigoid të aksesueshme për kedo.
Thënë kështu, implantet pterigoid në Shqipëri kanë çmime shumë më të përballueshme se shumica e vendeve të tjera. Kjo sepse taksat, kostoja e jetesës dhe politikat e qeverisë janë të gjitha në favor të zhvillimit të industrisë së shërbimeve dentare në vend. Kjo është arsyeja pse dentistët në Shqipëri janë në gjendje të ofrojnë shërbime të cilësisë së lartë me çmime konkurruese.
Implantet pterigoid janë një nga zgjidhjet më të mira për zëvendësimin e dhëmbëve te pacientët me atrofi kockore. Si të tilla, ato ofrojnë një trajtim efektiv që eliminon nevojën për procedura shtesë, siç është transplantimi kockor. Të krijuara posaçërisht për trajtimin e pacientëve me humbje kockore, implantet pterigoid kanë një shkallë shumë të lartë suksesi.
Për më tepër, Dr. Roland Zhuka ka një përvojë të gjatë prej dekadash në kirurgjinë e implanteve pterigoid. Klinika jonë moderne i mundëson atij kushtet më prestigjioze për realizimin e të gjitha procedurave në përputhje të plotë me protokollet ndërkombëtare të sigurisë. Mirëqenia juaj është prioriteti ynë numër një. Ne respektojmë me rigorozitet rregulloret ndërkombëtare të shëndetit dhe sigurisë. Klinika jonë zbaton protokolle të rrepta të kontrollit të infeksioneve. Ekipi ynë është gjithmonë i përditësuar rreth rekomandimeve globale të shëndetësisë për të siguruar një mjedis të sigurt për të gjithë pacientët, veçanërisht për ata që na vizitojnë nga jashtë.
+355 69 704 4409
info@dr-rolandzhuka.com
Plotësoni formularin e mëposhtëm për të marrë një ofertë falas. Ekspertët tanë do t'ju kontaktojnë sa më shpejt të jetë e mundur.
Merrni një preventiv falas direkt në emailin tuaj nga specialisti ynë.
*duke klikuar “dërgo” ju pranoni që do të merrni email nga ne.
Merrni nje cmim online!
Kurseni deri ne 30% krahasuar me nje klinike tjeter!