Mbajtësit në Shqipëri janë një trajtim thelbësor që do t'ju ndihmojë të mbani buzëqeshjen tuaj të re në vend. Ne ofrojmë mbajtësit më të mirë në zonë, të cilët mund të porositen me një çmim të veçantë dhe të përballueshëm.
Dr Roland Zhuka është një implantolog i njohur, i specializuar në implantologji të avancuar në Romë, Itali. Ai ka kryer me sukses edhe specializime të tjera në SHBA, Lisbonë dhe Berlin. Të gjitha trajtimet mund të bëhen me qetësues ose anestezi totale pasi klinika jonë dentare ndodhet brenda Spitalit Privat më të mirë në Ballkan.
Aparatet ortodontike transparente rekomandohen si një fazë e dytë pas drejtimit të dhëmbëve. Ata ndalojnë dhëmbët të rikthehen në pozicionin e tyre të vjetër pas drejtimit të bërë nga trajtimi Invisalign.
Aparati ortodontik ëshë një instrument i cili përdoret për të mbrojtur rezultatet e trajtimit. Ekzistojnë disa lloje aparatesh ortodontike, por secili prej tyre ka të njëjtin funksion, të ruajë përfitimet e trajtimeve të mëparshme dhe të ndalojë dhëmbët nga zhvendosja në pozicionin e tyre të vjetër, ose në një pozicion më të papërshtatshëm.
Aparatet ortodontike njihen gjerësisht si një ndër hapat më të rëndësishëm të trajtimit sepse janë në gjendje të ruajnë buzëqeshjen tuaj siç duhet dhe të mbajnë dhëmbët tuaj të shëndetshëm. Trajtimet e aparateve ortodontike nuk janë vetëm të dobishëm por, diçka për të cilën jo mjaftueshëm njerëz flasin, është fakti që janë të aftë të mbrojnë të gjithë investimin e bërë tek buzëqeshja jote gjatë trajtimeve të mëparshme ortodontike.
Edhe pse e kemi përmendur më sipër që aparatet ortodontike parandalojnë lëvizjen e dhëmbëve, për fat të mirë, kjo nuk është e vetmja aftësi që ato kanë. Në varësi të gjendjes në të cilën mund të ndodhesh, ose jo, dentisti yt do të të mundësojë aparate ortodontike të përshtatshme, në të njëjtën kohë duke të dhënë akses për përfitimet e tyre:
Ky nuk është një fakt i njohur nga te gjithë, por, aparatet ortodontike ndihmojnë frymëmarrjen. Kjo ndodh sepse duke drejtuar nofullën dhe dhëmbët, aparatet ortodontike ndikojnë në mënyrë të drejpërdrejtë në frymëmarrje dhe gërrhitje.
Disa prej aparateve ortodontike janë në gjendje të ndihmojnë me mënyrën e të folurit. Kjo sepse, aparatet ortodontike “rregullojnë” gjuhën e cila si efekt rregullon mënyrën e të folurit dhe tingujt.
Mund të tingëllojë si çmenduri por, aparatet ortodontike mund të ulin shanset e diabetit sepse ndihmojnë në mirëmbajtjen e një shëndeti të mirë oral.
Sigurisht, dhëmbët e drejtë ndikojnë në mënyrën sesi ha, përtypesh and kafshon, duke e shndërruar të gjithë proçesin e ngrënies në diçka të thjeshtë dhe të rehatshme.
Dy kategoritë kryesorë të aparateve ortodontike janë:
Të njohur edhe si aparate ortodontike të përhershëm, ato qëndrojnë të lidhur me dhëmbët përmes një agjenti si “ngjitës”. Kini kujdes: këta aparate nuk mund të hiqen vetë. Duke ditur se dhëmbët e përparmë, qofshin në nofullën e poshtme apo të sipërme, janë më të ndjeshëm ndaj zhvendosjes, kryesisht për ta përdoren aparate ortodontike fikse, për t'i mbajtur ato të palëvizur me kalimin e kohës.
Aparatet ortodontike të lëvizshëm , siç edhe emri i tyre tregon, janë të lëvizshem, dhe mund të futen ose hiqen nga goja. Aparatet tradicionalë (Hawley) kanë një seksion teli të lidhur në plastikë. Ndërsa aparatet transparente (Essix) janë gjithashtu plastike, por ato nuk kanë tela. Të dyja janë bërë me porosi dhe janë të përshtatshme vetëm për dhëmbët tuaj.
Avantazhi i tyre është se janë të qëndrueshme dhe mjaft efektive. Megjithëse mund të ndihen invazive në fillim dhe të ndryshojnë edhe mënyrën se si flisni në ditët e para, nuk është një efekt që zgjat gjatë. Ai largohet sapo goja mësohet me aparatin.
Pavarësisht se janë më pak të qëndrueshëm se aparatet ortodontike Hawley, disa pacientë ende i preferojnë për shkak të emrit dhe estetikës së tyre. Ato janë plastike të qarta, të derdhura. Do të thotë, ato nuk janë aq të dukshme dhe janë të ngjashme me modelet Invisalign.
Procesi i montimit të mbajtësve varet nga lloji që vendosni:
Duhet të kujdeseni për aparatin tuaj në mënyrë që të mos dëmtohet ose humbasë dhe të zgjasë për një kohë të gjatë. Më poshtë mund të gjeni disa këshilla se si të kujdeseni për të:
Për më tepër, higjiena e mirë orale dhe shëndeti juaj janë po aq të rëndësishme për aparatet ortodontike sa dhëmbët natyralë. Ajo që duhet të bëni për të mbajtur një higjienë të mirë orale është:
Një aparat i thyer duhet të rregullohet menjëherë. Telat e thyer mund të futen dhe të përkeqësojnë mishrat e dhëmbëve dhe buzët tuaja. Ju lutemi mos u përpiqni ta rregulloni aparatin tuaj në shtëpi pasi është një veprim i padobishëm. Nëse aparati juaj prishet, sigurohuni që të shihni dentistin tuaj.
Në rastet kur ju humbni aparatin tuaj, sigurohuni që të telefononi menjëherë dentistin tuaj dhe të caktoni një takim për të krijuar aparatin tuaj të ri. Ju lutemi mbani mend se, pritja do të shndërrohet në probleme më të mëdha dhe një mundësi më të madhe që dhëmbët tuaj të zhvendosen nga pozicioni i tyre normal.
Aparatet zakonisht kanë një çmim të lartë, veçanërisht ato të tejdukshme. Megjithatë, klinika jonë, e vendosur në Shqipëri ju jep mundësinë t'i merrni ato me çmime të ulëta dhe të përballueshme, për shkak të taksave dhe pagave të ulëta në Shqipëri.
Përgjigja është thjesht, jo. Aparatet nuk kanë rolin e “telave të dhëmbëve”. Ata nuk mund të aplikojnë presionin e qëndrueshëm, për të lëvizur dhëmbët në pozicionet e tyre të duhura, siç bëjnë telat e dhëmbëve.
Nëse aparati juaj nuk përshtatet më, do të thotë që dhëmbët tuaj janë zhvendosur. Është koha që ju të shkoni te dentisti për të bërë rregullimet e duhura dhe për të bërë një aparat të ri.
Dentisti juaj do t'ju njoftojë për sa kohë do t'ju duhet të mbani aparatin tuaj. Megjithatë, rregulli kryesor është që ato duhet të vihen me orar të plotë, ditën dhe natën, për të paktën katër deri në gjashtë muaj. Pas kësaj, një aparat i ri dhëmbësh do të vihet me kohë të pjesshme për pjesën tjetër të jetës suaj.
Kur vini aparate pas telave të dhëmbëve, ato nuk duhet t’ju dëmtojnë. Ata duhet të ndihen të rehatshëm në gojë. Sidoqoftë, mund të ndjeni siklet në situatat e mëposhtme:
Normalisht, dhëmbët do të lëvizin me kalimin e kohës. Nëse aparati nuk është i vënë, dhëmbët tuaj do të zhvendosen dhe do të lëvizin. Ata mund të shtrembërohen lehtësisht ose mund të çahen ose plasariten.
Fatkeqësisht jo, aparatet e përhershme nuk janë një zgjidhje për gjithë jetën. Sidoqoftë, duhet të dini se nëse kujdeseni siç duhet, ato mund të funksionojnë me vite. Nëse prishet ose është konsumuar, aparati juaj duhet të ndryshohet.
Ashtu si në pjesën e brendshme të gojës, bakteret mund të rriten edhe në aparatin ortodontik. Normalisht, bakteret shkaktojnë erën e keqe të gojës, por në rastet kur vini aparat mund të shkaktojnë edhe një erë të tmerrshme në aparatin tuaj. Kjo është pikërisht arsyeja pse pastrimi i aparatit tuaj çdo ditë është i domosdoshëm. Nëse aparati juaj fillon të ketë erë të keqe, sigurohuni që ta pastroni me një furçë dhëmbësh të butë, sapun dhe ujë.
Nëse ndonjëherë ndaloni mbajtjen e aparatit, duhet të dini se ekziston një mundësi e madhe që dhëmbët tuaj të kthehen në pozicionet e tyre të vjetra. Ju lutemi mbani në mend se sa më gjatë të prisni, aq më shumë dhëmbët tuaj zhvendosen dhe aq më e vështirë është që aparati të përshtatet siç duhet.
+355 69 704 4409
info@dr-rolandzhuka.com
Plotësoni formularin e mëposhtëm për të marrë një ofertë falas. Ekspertët tanë do t'ju kontaktojnë sa më shpejt të jetë e mundur.
Merrni një preventiv falas direkt në emailin tuaj nga specialisti ynë.
*duke klikuar “dërgo” ju pranoni që do të merrni email nga ne.
Merrni nje cmim online!
Kurseni deri ne 30% krahasuar me nje klinike tjeter!