Invisalign vs. Fasetat Dentare në Shqipëri. Cila është procedura e duhur për ju?

Problemet dentare janë shumë të zakonshme tek të rriturit. Nëse ndiheni të vetëdijshëm për buzëqeshjen tuaj, ekzistojnë disa trajtime që mund t’ju ndihmojnë. Në këtë artikull, do të trajtojmë dy procedura të shkëlqyera të ofruara në klinikën e Dr. Roland Zhuka - Invisalign dhe fasetat dentare. 

Të dyja këto procedura janë fantastike, por cila do të funksionojë më mirë për ju? Kjo do të varet kryesisht nga gjendja e dhëmbëve tuaj dhe nga ajo që dëshironi të arrini. Edhe pse këto procedura nuk janë shumë të ngjashme me njëra-tjetrën, ato të dyja ofrojnë rezultate të mahnitshme.

Nëse jeni të interesuar të mësoni më shumë rreth këtyre dy trajtimeve, duke përfshirë përfitimet dhe disavantagjet e tyre, lexoni më tej. Ne do t'ju ndihmojmë të bëni zgjedhjen e duhur për ju dhe shëndetin tuaj oral. 

Trajtimi Invisalign në Shqipëri

Invisalign Në Shqipëri

Gjatë viteve të fundit, trajtimi Invisalign ka qenë mjaft i kërkuar nga njerëzit që kanë probleme me shtrembërimin e dhëmbëve. Ky trajtim njihet si versioni i ri dhe i përmirësuar i aparateve ortodontike tradicionale metalike. 

Ky trajtim ortodontik përdor maskerina transparente për të ndihmuar në zhvendosjen e dhëmbëve në pocizionin e duhur. Ato janë ideale nga pikëpamja estetike, madje njerëzit as që do ta vënë re që i keni vendosur. 

Trajtimi Invisalign është i dobishëm në trajtimin e disa problematikave të ndryshme dentare, duke përfshirë:

  • Nën-kafshimin (dhëmbët e poshtëm kalojnë vijën e dhëmbëve të sipërm). 
  • Mbi-kafshim (dhëmbët e sipërm janë të dalë më shumë seç duhet).
  • Hapësirat midis dhëmbëve.
  • Kafshimin e hapur (dhëmbët nuk mbyllen siç duhet kur kafshoni). 
  • Mbivendosja e dhëmbëve ose dhëmbët e shtrembër. 

Maskerinat transparente duhet të vendosen sipas madhësisë dhe formës së dhëmbëve tuaj. Ato duhet të ndërrohen çdo dy javë. Me kalimin e kohës maskerinat ushtrojnë presion mbi dhëmbët tuaj duke i bërë që të zhvendosen në vendin e duhur. 

Pacienti luan një rol madhor në kohëzgjatjen e trajtimit. Është shumë e rëndësishme të ndiqni udhëzimet dhe të mos harroni t’i ndërroni maskerinat. Gjithashtu, është e rëndësishme të ruani një higjienë të mirë orale dhe të keni kujdes me ushqimet që konsumoni. 

Duhet të kuptoni se koha e trajtimit varet nga pacienti në pacient. Kjo përfshin pocizionimin e dhëmbëve në fillim të trajtimit dhe sa mirë i ndjek pacienti rekomandimet e mjekut ortodont. 

Përfitimet e Invisalign

Trajtimi Invisalign ka qenë një nga trajtimet më të kërkuara këto vitet e fundit dhe me të drejtë. Ja disa nga përfitimet kryesore:

Një nga arsyet kryesore pse njerëzit zgjedhin Invisalign në vend të aparateve ortodontike tradicionale është fakti se ato janë pothuajse të padukshme. Meqenëse pamja e telave të dhëmbëve është shqetësimi kryesor për shumë individë, ky është një avantazh i madh. 

Telat e dhëmbëve ngjiten tek dhëmbët tuaj dhe hiqen vetëm kur të jetë koha e duhur, ndërsa me trajtimin Invisalign, ju do të jeni në gjendje t'i hiqni maskerinat në çdo kohë. Ky është një avantazh i rëndësishëm pasi ju do të mund t’i pastroni dhëmbët shumë më lehtë duke mos lejuar grimca ushqimore të mbeten midis dhëmbëve. 

Me Invisalign ju do të mund të konsumoni çdo lloj ushqimi që dëshironi pa u shqetësuar se mos dëmtoni maskerinat. Kjo për faktin se maskerinat duhet t'i hiqni gjatë ngrënies, ndryshe nga telat metalikë me të cilët ka disa kufizime dietike.

Trajtimi Invisalign është shumë komod. Maskerinat transparente dizajnohen që përshtaten me formën e dhëmbëve dhe gojës tuaj pa shkaktuar asnjë problem. Nga ana tjetër, kllapat metalike të aparateve tradicionale shpesh shkaktojnë irritim. 

Invisalign garanton komoditet, pasi maskerinat përbëhen nga plastikë e cilësisë mjekësore që nuk përmban BPA dhe kimikate të tjera të rrezikshme. Kjo do të thotë se ato janë shumë të sigurta dhe nuk do të shkaktojnë probleme me indet e gojës tuaj.

E fundit, por jo më pak e rëndësishmja, trajtimi Invisalign funksionon më shpejt se telat e dhëmbëve. Trajtimet ortodontike tradicionale kërkojnë rreth 2 vjet, ndërsa Invisalign mund të funksionojë për rreth një vit. Megjithatë, kjo varet nga grada e problemit. Përveç kësaj, me Invisalign, nuk do të keni nevojë të vizitoni ortodontin shumë shpesh.

Aparat i padukshëm për drejtimin e dhëmbëve në Shqipëri

Disavantazhet e Invisalign

Edhe pse trajtimi Invisalign ka shumë përparësi, ka edhe disa disavantazhe. Nëse po konsideroni trajtimin Invisalign, është e rëndësishme të dini se cilat janë limitet procedurës. Këto mund të përfshijnë:

Edhe pse maskerinat transparente janë mjaft të rehatshme dhe qëndrojnë mjaft mirë tek dhëmbët tuaj, mund t'u duhet pak kohë të ndiheni plotësisht komod. Gjatë ditëve të para të përdorimit të tyre, mund të ndjeni një presion të lehtë mbi dhëmbët dhe nofullën tuaj, gjë që është shumë normale. Me kalimin e kohës do të mësoheni dhe ky presion nuk do t'ju shqetësojë më. 

Megjithëse trajtimi Invisalign funksionon shumë mirë, suksesi i tij varet shumë nga pacienti. Është e rëndësishme t’i mbani maskerinat për të paktën 22 orë çdo ditë. Pra ju mund t'i hiqni ato vetëm kur është e nevojshme gjatë ngrënies dhe larjes së dhëmbëve. 

Kjo është shumë e rëndësishme pasi mosmbajtja e tyre do të zgjasë procesin dhe rrezikojë rezultatet. Ky është një trajtim i vazhdueshëm dhe maskerinat duhet të mbahen për kohën e duhur. Për më tepër, nëse nuk e vendosni çdo set maskerinash siç duhet, maskerinat e tjera nuk do të përshtaten më. 

Maskerinat transparente kërkojnë më shumë mirëmbajtje sesa dhëmbët tuaj. Është shumë e rëndësishme të kujdeseni siç duhet për to pasi këto aparatura do të qëndrojnë gjatë gjithë kohës në gojën tuaj. Idealisht, ju duhet t'i lani dhëmbët sa herë që hani ose pini, megjithatë, ne e dimë se kjo nuk është e mundur çdo herë, kështu që shpëlarja e tyre me ujë mjafton. Mos harroni të përdorni edhe fillin dentar për të hequr çdo copëz ushqimi të mbetur. 

Meqenëse maskerinat nuk ngjiten tek dhëmbët tuaj gjatë gjithë kohës, rrezikoni t'i harroni ato pasi t'i hiqni kur hani ose pini. Nëse kjo ndodh, kontaktoni ortodontin tuaj dhe ai do të bëjë një set të ri për ju. 

Kandidati ideal për Invisalign

Trajtimi me Invisalign ka shumë avantazhe, por është e rëndësishme të dini se jo të gjithë do të jenë të përshtatshëm për këtë trajtim. Të rriturit përfitojnë më shumë nga Invisalign, ndërsa për fëmijët, ortodontët do të rekomandojnë aparate tradicionale. Kjo për shkak se dhëmbët e tyre ende po zhvillohen. 

Para se të filloni trajtimin, duhet të jeni të gatshëm t’i përkushtoheni dhe të ndiqni rekomandimet e dentistit. Për tu siguruar që trajtimi të jetë i suksesshëm duhet t’i ndërroni maskerinat çdo dy javë dhe t'i pastroni ato në mënyrë të duhur. Gjatë konsultës fillestare, ortodonti do t'ju tregojë afërsisht sa do të zgjasë trajtimi. 

Është gjithashtu e rëndësishme të kuptoni se jo të gjitha problemet dentare mund të zgjidhen me Invisalign. Ivisalign mund të ndihmojë në drejtimin e dhëmbëve, rregullimin e hapësirave dhe korrigjimin e mbivendosjes së tyre. Gjithashtu, disa modele kafshimi, si mbi-kafshimi ose nën-kafshimi, mund të korrigjohen me këtë trajtim. Megjithatë, për paacientë me problematika të rënda ose dhëmbë të deformuar rëndë, aparatet tradicionale do të jenë të nevojshme.

Faseta dentare në Shqipëri me çmime të përballueshme

Fasetat Dentare në Shqipëri

Fasetat dentare janë një trajtim kozmetik dentar. Ato rregullojnë probleme si njollat, dhëmbët e copëtuar apo thyer pak dhe probleme të vogla me drejtimit të dhëmbëve. Fasetat janë veshje të holla që ngjiten në pjesën e përparme të dhëmbit. 

Qëllimi kryesor i fasetave dentarë është t’i mbrojnë dhëmbët dhe t'i bëjnë ato të duken më mirë. Këto veshje të holla prodhohen sipas formës, madhësisë dhe ngjyrës së dhëmbëve tuaj natyralë. Gjithashtu, ato funksionojnë shumë mirë për t’i bërë dhëmbët të duken më të mëdhenj ose për të mbushur hapësirat midis tyre.

Vendosja e fasetave dentare kërkon disa vizita në klinikën dentare. Herën e parë ju do të vini në klinikë stafi do t'ju shpjegojë se çfarë do të ndodhë me procedurën. Pas kësaj, dentisti do të caktojë një takim për të filluar lëmimin e pjesës së përparme të dhëmbëve që fasetat të ngjiten. 

Hapi tjetër është realizimi i matjeve të dhëmbëve dhe modelit të kafshimit. Kjo realizohet duke përdorur një formë tradicionale ose pajisje imazherike 3D. Këto modele do të dërgohen në laborator, ku do të prodhohen fasetat sipas madhësisë së dhëmbëve tuaj. Gjatë kësaj kohe, dentisti juaj do t'ju sigurojë faseta të përkohshme. 

Përfitimet e fasetave dentare

Fasetat dentare ofrojnë shumë përfitime. Nëse keni dhëmbë të shëndetshëm, por dëshironi vetëm të përmirësoni pamjen e tyre, ky do të jetë trajtimi i duhur për ju. Ju do të shijoni një buzëqeshje me dhëmbë të bardhë të përsosur pa njolla ose çarje. Gjithashtu, fasetat ndihmojnë në mbulimin e hapësirave dhe boshllëqeve midis dhëmbëve.

Megjithëse fasetat dentare janë një mënyrë e shkëlqyer për të përmirësuar pamjen e dhëmbëve, ato nuk janë të përhershme. Megjithatë, me kujdesin e duhur, duke i larë dhe pastruar me fill dentar dy herë në ditë, ata do të zgjasin për një kohë të gjatë. Jetëgjatësia e tyre mesatare është rreth 15 vjet. 

Shtresa e jashtme e dhëmbëve tanë mund të dëmtohet me kalimin e kohës për shkak të arsyeve të ndryshme. Nëse kjo ndodh, dhëmbët tuaj do të kenë nevojë për mbrojtje shtesë dhe fasetat ofrojnë një zgjidhje të shkëlqyer për këtë gjë. Ky trajtim jo vetëm që ndihmon në rikuperimin e dhëmbëve të gërryer, por gjithashtu parandalon gërryerjen e mëtejshme. 

Disavantazhet e fasetave

Megjithëse fasetat prej porcelani ofrojnë disa përparësi, ata nuk janë pa të meta. Disa nga disavantazhet e fasetave përfshijnë:

Fasetat prej porcelani përdoren për një procedurë kozmetike me qëllim përmirësimin e pamjes së përgjithshme të dhëmbëve. Ato nuk trajtojnë probleme dentar bazë, duke përfshirë kavitetet apo problemet me kafshimin.

Fasetat nuk e ndryshojnë ngjyrën e tyre. Me kalimin e kohës, ndryshimet në ushqyerje dhe faktorët e tjerë mund të shkaktojnë ndryshime në ngjyrën e dhëmbëve natyralë. Megjithatë, fasetat prej porcelani nuk ndryshojnë. Nëse fasetat mbulojnë të gjithë dhëmbët në gojën tuaj, atëherë kjo gjë nuk do të jetë problem. Megjithatë, ndryshimi i ngjyrës midis fasetave dhe dhëmbëve natyralë mund të bëhet shumë i dukshëm nëse keni vetëm një ose disa faseta.

Jetëgjatësia e fasetave nuk është shumë e gjatë. Edhe me kujdesin dhe mirëmbajtjen e duhur, ata do të zgjasin rreth 15 vjet. Më pas, do të keni nevojë t'i zëvendësoni me të tjera faseta.

Një tjetër disavantazh i fasetave është se ato janë më të prirura për tu thyer. Rreziku është më i lartë veçanërisht nëse keni bruksizëm, kafshoni thonjtë ose përtypni ushqime të forta.  

Duke qenë se përgatitja për fasetat dentare përfshin lëmimin e shtresës së jashtme të dhëmbëve, të quajtur smalt, kjo procedurë është e pakthyeshme. Smalti i dhëmbëve nuk mund të rritet përsëri, kështu që pasi të hiqet, dhëmbët do të duhet të mbrohen me faseta ose trajtime të tjera. 

Faseta dentare rezistente në Shqipëri

Kandidati ideal për faseta dentare

Për të qenë një kandidat i përshtatshëm për fasetat dentare, dhëmbët tuaj duhet të jenë në gjendje të mirë për sa i përket funksionalitetit. Meqenëse kjo procedurë përdoret vetëm për të përmirësuar pamjen e dhëmbëve, do të rekomandohen trajtime të tjera nëse problemet dentare janë më serioze.

Është gjithashtu e rëndësishme të dini se dhëmbi duhet të jetë plotësisht i paprekur para trajtimit. Prishje ose dëmtime minimale janë të pranueshme, por nëse pjesë të mëdha të dhëmbëve tuaj mungojnë, duhet të konsideroni trajtime të tjera.

Pyetjet më të Shpeshta

Invisalign dhe fasetat dentare janë të dyja trajtime të shkëlqyera nëse dëshironi të arrini buzëqeshjen e ëndrrave tuaja. Më poshtë kemi përmendur disa nga pyetjet më të zakonshme që kemi marrë këtu në klinikën tonë.

Nëse keni nevojë për më shumë informacion ose jeni të interesuar të rezervoni një konsultë, mos ngurroni të na telefononi. Ekipi ynë në klinikën e Dr. Roland Zhukës do të jetë i gatshëm t'ju ndihmojë në çdo moment.

Ku Ndryshojnë Fasetat dhe Invisalign?

Fasetat prej porcelani i bëjnë dhëmbët të duken më mirë duke fshehur defektet, ndërsa Invisalign përdoret kryesisht për t'i drejtuar dhëmbët. Përveç kësaj, Invisalign thjesht i drejton dhëmbët, ndërsa fasetat prej porcelani trajtojnë gjithashtu njollosjet ose format e pabarabartë të dhëmbëve.

A Duhet Të Keni Dhëmbë Të Drejtë Për Të Vendosur Faseta Dentare?

Edhe pse nuk keni nevojë të keni dhëmbë plotësisht të drejtë përpara se të vendosni fasetat dentare, rezultatet do të duken më mirë nëse i keni. 

Presioni midis dhëmbëve të shtrembës rrit rrezikun e copëtimit, thyerjes ose zhvillimit të problemeve të tjera me shëndetin oral. Meqenëse fasetat prej porcelani janë një procedurë kozmetike, ato nuk adresojnë shkakun themelor të problemit; përkundrazi, ato vetëm e maskojnë atë. Me fjalë të tjera, dhëmbët e shtrembër mund t’i bëjnë fasetat të duken pak të çuditshme ose jashtë vendit.

Megjithatë, përshtatshmëria do të përcaktohet nga dentisti juaj. Nëse dhëmbët tuaj janë pak të shtrembër, atëherë ky mund të mos jetë një problem i madh. 

Për Çfarë Arsyesh Disa Persona Zgjedhin Fasetat Në Vend Të Invisalign?

Invisalign përdoret kryesisht për korrigjimin ortodontik të problemeve me shtrembërimin ose hapësirave midis dhëmbëve, ndërsa fasetat zakonisht përdoren për përmirësime kozmetike për të adresuar shqetësime si njollosja, copëtimi ose hapësirat.

A Është Më Mirë Të Përdorni Invisalign Apo Faseta Fillimisht?

Pas trajtimit të suksesshëm të dhëmbëve të shtrembër me Invisalign, fasetat prej porcelani mund të përdoren për të adresuar një shumëllojshmëri problemesh të tjera dentare. Pacientët mund të përmirësojnë buzëqeshjen e tyre duke kombinuar përparësitë e të dyja procedurave, edhe nëse procedurat kryhen në rradhë të ndryshme.

Kontaktoni me Ne

Na dërgoni me email

info@dr-rolandzhuka.com

Ndani:

Facebook
Cicëroj
Pinterest
LinkedIn

Tabela e Përmbajtjes

Na kontaktoni tani

Plotësoni formularin e mëposhtëm dhe do të merrni një vlerësim fillestar të gjendjes tuaj dentare, ose kontaktoni dr.

Duke klikuar butonin "DËRGO" më poshtë, pranoj që një përfaqësues të më kontaktojë me email ose telefonata në emailin ose numrin e telefonit të ofruar nga unë në lidhje me shërbimet e dr-rolandzhuka.com.
Në çelës

Postime të ngjashme

Ne jemi gati kur të jeni ju gati!

Lini një takim

Plotësoni formularin për të lënë një takim me një nga specialistët tanë stomatologjikë. Nëse keni nevojë për zgjidhje më të komplikuara dentare ose keni nevojë për një diagnozë për problemin tuaj, ne do t'ju kontaktojmë sa më shpejt të jetë e mundur. Ne ofrojmë konsulta dhe këshilla mjekësore për të gjithë pacientët, qoftë në klinikën tonë ose nëpërmjet internetit. Thjesht plotësoni formularin me informacionin tuaj, zgjidhni shërbimin që po kërkoni dhe lini një mesazh me çdo pyetje që mund të keni, dhe stafi ynë do t'ju përgjigjet brenda një kohe të shkurtër.

Bëni një takim

Plotësoni formularin e thjeshtë online!

Njihuni me dentistin tonë në internet

Telefonatë direkt me dentistin tonë.

Mësoni diagnozën tuaj

Gjeni problemin dhe zgjidhjen.

Merrni kuotën tuaj

Merrni ofertën tuaj falas në internet!

sqShqip

Kërkoni një Vlerësim Falas, plotësoni formularin e mëposhtëm.

Duke klikuar butonin "DËRGO" më poshtë, pranoj që një përfaqësues të më kontaktojë me email ose telefonata në emailin ose numrin e telefonit të ofruar nga unë në lidhje me shërbimet e dr-rolandzhuka.com.
Appuntamenti

Kerkoni nje konsulte online falas!

Merrni nje cmim online!
Kurseni deri ne 30% krahasuar me nje klinike tjeter!