Çfarë Është Procesi I Osteointegrimit Dhe Si Ndikon Ai Në Implantet E Mia?

Para se të shpjegojmë çfarë është procesi i osteointegrimit, le të flasim për implantet dentare. Siç mund të dini, ky trajtim ka për qëllim të zëvendësojë të gjithë strukturën e dhëmbit, duke përfshirë dhe rrënjën e tij. Ai përbëhet nga tre pjesë kryesore: kurora, abutmenti dhe implanti. Pajisja është e përbërë nga titani, sepse është biokompatibël dhe nuk do të refuzohet nga trupi.

Gjatë fazës së vendosjes së implantit, qëllimi kryesor është që ai të bëhet një me kockën dhe të shërbejë si rrënjë e saj. Ky proces kërkon pak kohë dhe, pas përfundimit të periudhës së shërimit, falë osteointegrimit, implanti i ri do të bëhet i qëndrueshëm dhe i fuqishëm. Kjo ndodh për shkak se qelizat e kockave të nofullës fillojnë të rriten rreth implantit dhe e lidhin atë fort në vend. 

Në varësi të pozicionit të implanteve dhe gjendjes së kockës së nofullës, osteointegrimi mund të zgjasë nga gjashtë javë deri në gjashtë muaj. Megjithatë, ekziston mundësia që dentisti të rekomandojë vendosjen e dhëmbëve të përkohshëm mbi implantin derisa të përfundojë procesi i shërimit. Pasi implantet janë integruar plotësisht, dhëmbët zëvendësues vendosen sipër tyre dukeofruar një pamje dhe funksion të njëjtë si ato natyral.

Për shkak se ato ofrojnë një strukturë mbështetëse të ngjashme me rrënjën e dhëmbit, implantet ndihen, duken dhe funksionojnë njësoj si dhëmbët natyralë. Struktura e tyre dentar përbëhet nga tre pjesët që përmendëm më parë. Vidhosja e titanit zëvendëson rrënjën e munguar në këtë zonë, duke shërbyer si bazamenti që do të mbajë një kurorë të vetme, urë, apo edhe një grup më të madh dhëmbësh. Procesi i osteointegrimit është shumë i rëndësishëm për ta bërë të gjithë këtë proces të mundur. 

Çfarë Është Procesi I Osteointegrimit?

Osteointegrimi është procesi në të cilin kocka dhe indet e mishrave të dhëmbëve fillojnë të rriten dhe të shërohen rreth rrënjës artificiale të dhëmbit kur ajo vendoset në kockën e nofullës. Ky është një hap thelbësor, pasi siguron që implanti të qëndrojë fort në vend. Pasi ky proces të përfundojë, kurora mund të ngjitet mirë dhe nuk do të lëvizë.

Implantet e sigurta kërkojnë osteointegrim të suksesshëm. Një bazë e fortë për implantet individuale, urat dhe protezat sigurohet kur kocka rreth implantit shërohet siç duhet dhe është në gjendje të përballojë presionin që ushtrohet gjatë aktiviteteve tona normale. Pas përfundimit të procedurës, pacienti do të jetë në gjendje të flasë, të hajë dhe të pijë si normalisht. Në krahasim me protezat konvencionale, kjo metodë është shumë më e rehatshme dhe funksionale. 

Si Funksionon Osteointegrimi Në Implantet Dentare?

Edhe procesi i osteointegrimit vetë ka disa faza që duhet të kalohen njëra pas tjetrës. Ky proces sillon sapo implanti dentar futet në kockën e nofullës. Para implantimit, rrënjët e mbetura të dhëmbëve në vijën e nofullës duhet të nxirren dhe zona të jetë bosh. Kjo zakonisht është e nevojshme në rastet kur dhëmbët duhen hequr për shkak të sëmundjes dentare, të cilët mbeten të lirshëm dhe nuk janë shkëputur plotësisht nga kocka e nofullës.  

Pas vendosjes së implantit dentar në vendin e kirurgjisë, procesi i osteointegrimit fillon dy deri në tre minuta më vonë. Kjo quhet faza e hemostazës dhe ndodh kur një shtresë e trashë gjaku rrethon implantin dentar dhe vepron si pikënisje për procesin e shërimit.

Disa orë pas procedurës, fillon faza inflamatore. Ky është procesi me të cilin mikroorganizmat dhe mbetjet kirurgjikale largohen nga qelizat mbrojtëse të mishit të dhëmbëve. Në fazën e inflamacionit, qelizat peri-vaskulare shërojnë dhe rivendosin arteriet mikrogjak që u prekën gjatë fazës së shpimit të kockës. 

Faza proliferative është hapi i tretë i osteointegrimit i cili është i nevojshëm për rigjenerimin e kockave. Ditë pas vendosjes së implantit, gjatë kësaj faze qelizat osteoblaste fillojnë të shumohen gradualisht. Krijimi i fosfatit dhe karbonatit të kalciumit, të cilat janë thelbësore për rritjen e kockave të reja, i atribuohet qelizave osteoblaste. 

Faza e rimodelimit është faza përfundimtare e osteointegrimit. Zakonisht ndodh disa javë ose muaj pas operacionit. Në këtë fazë, osteocitet fillojnë të rindërtohen. Gjtihashtu implanti dentar fillon të integrohet me indet dhe kockën përreth. Pas përfundimit të fazës së rimodelimit, do të mund të vazhdoj vendosja e abutmentit dhe ngjitja e kurorës. 

Procesi i shërimit të implanteve dentare kalon gjithashtu në faza që kërkojnë kohë, veçanërisht kur përdoren implantet endosteale. Pas përfundimit të procedurës, pacientit i duhen të paktën dy javë për t'u rikuperuar. Kjo është pjesa më e vështirë e procesit të rimëkëmbjes. Pas kësaj, do të duhen edhe 3 deri në 6 muaj që implanti të integrohet plotësisht me kockën. Ky është procesi i osteointegrimit që përmendëm më lartë. Pas përfundimit të kësaj periudhe, pacienti duhet të kthehet përsëri në klinikën dentare që të mund të vendoset abutmenti.

Hapi tjetër i procesit është vendosja e abutmenteve. Gjatë kësaj faze, një pajisje e vogël do të ngjitet ose lidhet me shtyllat dentare. Për të bërë këtë, mishrat duhet të rihapen me kirurgji nga dentistët që lidhja të bëhet e mundur. Kjo do të krijojë një plagë tjetër në gojë, e cila do të ketë nevojë për rreth dy javë për t'u rikuperuar plotësisht. 

Faza e fundit është vendosja e kurorës, e cila do të ndërtohet për t'u dukur tamam si dhëmbët tuaj natyralë. Pas vendosjes, pacienti do të jetë në gjendje të përdorë dhëmbët e rinj njësoj si ato natyral. Pas procesit, dentisti do t’ju rekomandojë që të ktheheni gradualisht në dietën tuaj normale. 

Cilat Janë Benefitet E Osteointegrimit Në Implantet Dentare?

Procesi i osteointegrimit është shumë i rëndësishëm kur bëhet fjalë për implantet dentare dhe ofron shumë përfitime. Ky proces gjithashtu konsiderohet zemra e procedurës për shkak të peshës që mbart. Ndër këto përfitime është stimulimi i dhënë nga titani i përdorur në pajisjet e implantit, i cili bashkon linjën e mishrave të dhëmbëve, kockën e nofullës dhe pajisjen dentare në tërësi. 

Osteointegrimi përfundimisht i jep transplantit dentar më shumë qëndrueshmëri dhe forcë. Mbështet ruajtjen e shëndetit të dy harqeve të gojës si sipërme ashtu dhe të poshtme. Falë këtij procesi, pjesët e tjera të impalntit dentar do të mbështeten nga një bazë e fortë dhe e shëndetshme. 

Aftësia e kockës së nofullës për t'u rritur rreth implantit dentar, megjithatë, është përfitimi më domethënës i osteointegrimit në implantet dentare pasi krijon rrënjë themelore të forta dhe të qëndrueshme për dhëmbët që do të vendosen.

Cilat Janë Rreziqet E Osteointegrimit?

Përveç përfitimeve të shumta që ofron procesi i osteointegrimit, ka edhe disa rreziqe që lidhen me të, për të cilat duhet të jeni në dijeni. Edhe pse vetë procedura është e padëmshme, ka disa ndërlikime që mund të zgjasin procesin dhe ta bëjnë atë më të vështirë. Këto rreziqe të mundshme përfshijnë infeksionin, frakturën e mundshme dhe dështimin e implantit.

Infeksioni mund të shfaqet në zonat sipërfaqësore dhe intensive të zonës kirurgjikale. Shtresa më e sipërme e lëkurës dhe indet nënlëkurore - ku bakteret shumohen - ka shumë mundësi të preken nga infeksionet sipërfaqësore. Infeksioni i rëndë ose i thellë prek më shumë se vetëm indet nënlëkurore të vendit të operacionit, por mund të përparoj duke u përhapur pranë implantit dhe kockës.  

Thyerja e mundshme e zonës pranë implantit është një tjetër rrezik për pacientët që i nënshtrohen procedurave të implantit. Kjo lidhet me kockat e thyera që rrethojnë protezën, dhe shpesh ndodh gjatë procedurës së futjes së implantit apo gjatë fazës së shërimit. Pas operacionit, kocka rreth implantit bëhet shumë e ndjeshme dhe e brishtë, duke rritur rrezikun e frakturës.  

Lirimi aseptik është një tjetër rrezik i lidhur me osteointegrimin. Ky problem ndodh kur, pavarësisht ndihmës së osteointegrimit, implanti dhe kocka nuk arrijnë të krijojnë një lidhje të fortë. Pacientët që përjetojnë këtë problem mund të kenë faktorë të papajtueshmërisë që lidhet me materialet e përdorura gjatë gjithë procesit të osteointegrimit.

Zakonisht, ekzistojnë dy lloje të frikës nga osteointegrimi që kanë shumica e pacientëve. E para lidhet me çështjet kirurgjikale të osteointegrimit që përfshijnë dëmtimin e kockës së mandibulës, mpiksjen e gjakut dhe ndryshimin e funksionit neurosensor. E dyta është se procesi i osteointegrimit dhe ai i implantit ka potencialin të shkaktojë dëmtim të nervave neurosensorë. Kur këto nerva preken, pacientët mund të përjetojnë dhimbje në gojë dhe ndryshime në shije.

Hematoma, ose mpiksja e gjakut, është një tjetër rrezik i njohur që pacientët mund të hasin gjatë osteointegrimit. Edhe përse këto janë shenja treguese të osteointegrimit të suksesshëm, nëse formohen në mishrat e dhëmbëve, do të kenë ndikim të kundërt. Implanti dentar vepron si një pengesë për të mbrojtur nervat e kockave, duke shkaktuar formimin e mpiksjes së gjakut kur vendoset në kockën e nofullës. 

Një çështje tjetër e shkaktuar nga osteointegrimi është dëmtimi i kockës mandibulare. Kjo pritet të ndodh në mandibulën ose kockat e nofullës gjatë ose pas trajtimit. Një dobësim i mandibulës ose një reduktim i rrjedhjes së gjakut në vendin e kirurgjisë janë shkaqe të zakonshme. Për sa i përket strukturës, frakturat e implantit, problemet e mbajtjes së protezave dhe frakturat e protezave të papajtueshme janë ndër rreziqet e tjera të mundshme që lidhen me këtë proces. 

A Është I Dhimbshëm Procesi I Osteointegrimit?

Pritet që procesi i osteointegrimit të shkaktojë një lloj shqetësimi dhe dhimbje, pasi goja ende po mësohet me implantin e ri dentar. Vija e nofullës fillon të enjtet për shkak të fërkimit të krijuar nga kocka që po zhvillohet pas mishrave të dhëmbëve. 

Megjithatë, toleranca individuale e çdo pacienti dentar ndaj dhimbjes do të përcaktojë se si do ta përjetojnë këtë eksperiencë. Për disa njerëz, i gjithë procesi mund të mos jap dhimbje ndërsa për të tjerë, mund të jetë pak e dhimbshme. E mira është se gjatë procedurës nuk do të ndjeni asgjë, pasi i gjithë trajtimi do të bëhet nën efektin e anestezisë.

Shqetësimi dhe dhimbja do të jenë më të dukshme gjatë fazës fillestare të rikuperimit, ndërsa goja po mësohet me ndjenjën e një objekti të huaj. Për shkak se duhet bërë një prerje tjetër, dhimbja pritet të intensifikohet gjatë futjes së abutmentit. Mishrat e dhëmbëve, që janë më të ndjeshëm si rezultat i prerjes, janë më të prekshëm ndaj stimujve të ndryshëm, duke përfshirë lëvizjet e vogla. Megjithatë, këto shqetësimi zvogëlohen ose eliminohen tërësisht gjatë instalimit të pajisjes mbështetëse për kurorën ose dhëmbët artificialë. Pas përfundimit të procesit dhe pasi të shikoni rezultatet, do të kuptoni se çdo shqetësim dhe dhimbje ja vlejti. 

Cilët Janë Faktorët Që Ndikojnë Tek Procesi I Osteointegrimit?

Më poshtë do të përmendim disa faktorë që mund të ndikojnë në procesin e osteointegrimit dhe si do të shmangen ato nga stomatologët tanë profesionistë këtu në klinikën dentare të Dr. Roland Zhukës. 

Materialet E Përdorura Në Implant 

Një nga faktorët më të rëndësishëm që mund të ndikojë në procesin e osteointegrimit janë materialet që do të përdoren gjatë procedurës së implantimit. Është shumë e rëndësishme që materialet të jenë të pajtueshme me përbërjen e kockës, në mënyrë që trupi të mos i refuzojë ato ose për të evituar ndonjë reaksion alergjik. Për të shmangur këto probleme, shumica e klinikave dentare përdorin titan, pasi është një nga elementët natyrorë më të pajtueshëm me kockat tona. 

Shkalla e lartë e suksesit të kësaj procedue vjen për vetë faktin që titani është biokompatibël me kockën e njeriut. Ai kontribuon ndjeshëm në formimin e indeve kockore dhe lidhjeve nervore duke ndërvepruar me osteocitet në kockën e nofullës. Një funksion thelbësor i osteociteve është krijimi i osteointegrimit. Në mungesë të materialeve të përshtatshme në pajisjen e implantit, implantimi nuk mund të bëhet. Prandaj, në mënyrë që implantet dentare të krijojnë me sukses osteointegrimin, duhet të jenë të përbëra nga titani.

Metoda Ose Teknika Kirurgjikale E Përdorur

Metoda kirurgjikale e përdorur gjatë vendsojes së implantit dentar ka një ndikim të madh në procesin e osteointegrimit. Gjatë fazave të para të osteointegrimit, teknika e përdorur është ndër faktorët kryesorë që përcaktojnë se sa i fortë do të jetë implanti.

Koha që duhet për të rikuperuar kockat dhe indet e trupit rreth implantit mund të ndikohet nga lloji i metodës kirurgjikale të përdorur gjatë osteointegrimit. Në të njejtën kohë ndryshimi i qasjes kirurgjikale, si dhe dizajni dhe sipërfaqet e implanteve të titanit, mund të reduktojnë kohën e rikuperimit. 

Në të kaluarën, vendosja e implanteve dentare përfshinte procedura të ndërlikuara dhe të gjata. Në vitet e para të përdorimit të implantit, strukturat kockore dëmtosheshin dhe nevojiteshin gërryerje të shumta për të vendosur implantin dentar në vend. Me kalimin e viteve, janë zhvilluar një numër teknikash kirurgjikale për implantet dentare për të ofruar më shumë stabilitet dhe në të njejtën kohë më pak dëmtim të mishrave të dhëmbëve dhe kockave të nofullës.  

"Teknika e shpimit të vogël" është një nga zgjidhjet praktike të zhvilluara për të trajtuar këtë problem. Është një teknikë kirurgjikale që përfshin kompresimin indirekt të indit kockor me një pajisje të njohur si përhapës osteotomie. Nëpërmjet ngjeshjes anësore, teknika e shpimit të vogël rrit densitetin kockor. është e ditur se kjo metodë ofron norma më të mira implantimi, gjë që forcon lidhjen e implanteve dentare me kockën. Kjo teknikë gjithashtu bën të mundur që fragmentet e kockave të shpërndahen në mënyrë uniforme rreth sipërfaqes së implantit.  

Shpërndarja e barabartë e fragmenteve të kockave promovon shërimin më të shpejtë të kockave rreth implantit dhe forcon fazën e rimodelimit të osteointegrimit. Shumica e prodhuesve të implanteve dentare këshillojnë përdorimin e një metode shpimi të vogël për vendosjen e implanteve. Megjithatë, ndërsa ne flasim po vazhdojnë të bëhen gjithnjë e më shumë kërkime për të rritur efektivitetin e metodës kirurgjikale të vendosjes të implanteve pa dhimbje dhe me efektivitet. 

Higjiena Orale

Higjiena orale është faktori i fundit, por sigurisht jo më pak i rëndësishëm, që ndikon në osteointegrimin. Siç e thamë dhe më parë, procesi i osteointegrimit ndodh gjatë periudhës së rikuperimit. Por si të kujdesemi për zonën e trajtuar dhe dhëmbët që ndodhen pranë?

Ruajtja e higjienës së mirë dentare gjatë gjithë procesit të shërimit garanton që osteointegrimi do të jetë plotësisht i suksesshëm. Nëse pacienti praktikon një higjienë të mirë, nuk do të ketë probleme të paparashikuara që ndërhyjnë në procesin e osteointegrimit. Kjo do të rezultojë në një rikuperim më të shpejtë, më pak probleme dentare në të ardhmen dhe një normë të përgjithshme më të madhe suksesi për procesin e implantimit.  

Nëse nuk kujdeseni siç duhet për gojën tuaj dhe nuk keni një rutinë të rregullt të pastrimit të dhëmbëve, me shumë mundësi do të vuani nga sëmundjet e mishrave të dhëmbëve në të ardhmen. Ky infeksion mund të krijohet nga bakteret e gojës dhe, nëse nuk trajtohet, mund të shkaktojë probleme në mishrat e dhëmbëve të cilat mund të përhapen deri në kockën e nofullës ku është vendosur implanti. 

Nëse kocka e nofullës nuk është në formë të mirë, procesi i osteointegrimit mund të jetë në rrezik, gjë që do të çojë në dështimin e implantit të ri. Mbani në mend se higjiena e mirë orale nuk konsiston vetëm në larjen e dhëmbëve; duhet të përdorni rregullisht fillin dentar dhe shpëlarës goje për të mbrojtur mishrat e dhëmbëve. Këto praktika përfshijnë gjithashtu ndryshime në dietën dhe stilin tuaj të jetesës. Gjithashtu mos i përdorni dhëmbët si mjete për të hapur qesët ose shishet dhe nëse pini duan ose alkol përpiquni ta ndërprisni. 

Këto këshilla janë veçanërisht të vlefshme për pacientët që po mendojnë të vendosin implantet dentare, në mënyrë që të mos hasin probleme në të ardhmen. Sëmundja e mishrave të dhëmbëve, akumulimi i gurëve dhe pllakave, humbja e dhëmbëve dhe dëmtimi i konsiderueshëm i strukturës së dhëmbëve janë vetëm disa prej problemeve që këto praktika të dëmshme mund të sjellin. Tani mund ta kuptoni më së miri rëndësinë e higjienës së mirë dentare dhe pse ky është një faktor i rëndësishëm në efektivitetin e procesit të osteointegrimit.

Kontaktoni me Ne

Na dërgoni me email

info@dr-rolandzhuka.com

Ndani:

Facebook
Cicëroj
Pinterest
LinkedIn

Tabela e Përmbajtjes

Na kontaktoni tani

Plotësoni formularin e mëposhtëm dhe do të merrni një vlerësim fillestar të gjendjes tuaj dentare, ose kontaktoni dr.

Duke klikuar butonin "DËRGO" më poshtë, pranoj që një përfaqësues të më kontaktojë me email ose telefonata në emailin ose numrin e telefonit të ofruar nga unë në lidhje me shërbimet e dr-rolandzhuka.com.
Në çelës

Postime të ngjashme

Ne jemi gati kur të jeni ju gati!

Lini një takim

Plotësoni formularin për të lënë një takim me një nga specialistët tanë stomatologjikë. Nëse keni nevojë për zgjidhje më të komplikuara dentare ose keni nevojë për një diagnozë për problemin tuaj, ne do t'ju kontaktojmë sa më shpejt të jetë e mundur. Ne ofrojmë konsulta dhe këshilla mjekësore për të gjithë pacientët, qoftë në klinikën tonë ose nëpërmjet internetit. Thjesht plotësoni formularin me informacionin tuaj, zgjidhni shërbimin që po kërkoni dhe lini një mesazh me çdo pyetje që mund të keni, dhe stafi ynë do t'ju përgjigjet brenda një kohe të shkurtër.

Bëni një takim

Plotësoni formularin e thjeshtë online!

Njihuni me dentistin tonë në internet

Telefonatë direkt me dentistin tonë.

Mësoni diagnozën tuaj

Gjeni problemin dhe zgjidhjen.

Merrni kuotën tuaj

Merrni ofertën tuaj falas në internet!

sqShqip

Kërkoni një Vlerësim Falas, plotësoni formularin e mëposhtëm.

Duke klikuar butonin "DËRGO" më poshtë, pranoj që një përfaqësues të më kontaktojë me email ose telefonata në emailin ose numrin e telefonit të ofruar nga unë në lidhje me shërbimet e dr-rolandzhuka.com.
Appuntamenti

Kerkoni nje konsulte online falas!

Merrni nje cmim online!
Kurseni deri ne 30% krahasuar me nje klinike tjeter!