5 Trajtimet Më Të Mira Të Stomatologjisë Estetike Në Shqipëri

Gjëja e parë që njerëzit vënë re tek ju është buzëqeshja juaj, prandaj kjo është arsyeja pse njerëzit janë gjithmonë në kërkim të mënyrave dhe trajtimeve të reja për të përmirësuar dhëmbët e tyre. Në ditët e sotme ka shumë procedura dentare estetike që mund të rregullojnë dhëmbët e humbur, të prishur dhe të dëmtuar për t'i bërë ata të duken po aq të bukur ose dhe më të bukur sa dhëmbët tuaj natyralë. 

Ekzistojnë një sërë procedurash stomatologjike estetike të cilat janë të disponueshme për të trajtuar problemet me dhëmbët të çngjyrosur, me formë të çrregullt, të ndarë në mënyrë të pabarabartë ose të shtrembëruar. Të gjithë këto procedura e bëjnë funksionin e tyre por në fund, ajo që do të trajtoj problemet tuaja specifike është ajo që është e duhura për ju 

Megjithatë, duke pasur parasysh se ekzistojnë shumë trajtime dentare estetike, mund të jetë e vështirë të dini se cili është i duhuri për ju dhe çfarë i përshtatet më mirë nevojave tuaja. Në këtë blog, do të diskutojmë 5 trajtimet më të kërkuara estetike dentare, si funksionojnë dhe cilët pacient përshtaten më mirë me to. 

Mbushjet e dhembeve, klinika dentare me e mire ne Tirane

Mbushje Të Përbëra

Mushjet dentare të përbëra janë mbushje të formuara nga rrëshira. Në mënyrë që mbushja të përshtatet sa më shumë me dhëmbët tuaj natyralë, rrëshira e përbërë krijohet në atë mënyrë që të përputhet sa më mirë me ngjyrën e dhëmbit tuaj natyral. Nëse është e nevojshme indi i prishur duhet të hiqet përpara se mbushja të vendoset dhe struktura e dhëmbit që mbetet mund të ketë nevojë të modifikohet. 

Pas kësaj, shtresat e rrëshirës së përbërë do të aplikohen derisa zgavra të mbushet. Për ta përshtatur sa më mirë me kafshimin, forma do të duhet të lëmohet dhe skalitet. Ky lloj trajtimi do të zgjasë 5 deri në 7 vjet. 

Sa Kohë Zgjasin Mbushjet E Përbëra?

Siç e thamë dhe më parë mbushjet me përbërje do të zgjasin rreth 7 vjet, por me kujdesin e duhur mund të zgjasin dhe më shumë. Edhe pse disa faktorë nuk janë tërësisht në duart tona, mbajtja e higjienës së duhur duke larë dhe pastruar dhëmbët me fill dentar të paktën dy herë në ditë do të parandalojë shumë probleme të mundshme. 

Zbardhimi i dhembeve ne klinike dentare

Zbardhja Profesionale E Dhëmbëve

Një procedurë e zakonshme kozmetike që kryhet për të hequr njollat ​​nga dhëmbët është zbardhimi profesional i dhëmbëve. Kjo mund të ndihmojë në zbardhjen e ngjyrës së dhëmbëve deri në dhjetë nuanca, duke hequr njollat të brendshme dhe ato në sipërfaqe, vetëm në një vizitë.

Hapi i parë i zbardhimit profesional të dhëmbëve përfshin largimin e pllakave dhe mbatjeve ushqimore. Më pas, një material zbardhës aplikohet nga dentisti mbi dhëmbë. Kjo pastë aktivizohet nga një dritë LED dhe mbahet për rreth 30-60 minuta. Pas kësaj, duhet të shpëlani dhëmbët. Nëse vëreni se ata mund të jenë të ndjeshëm ndaj temperaturave të ftohta ose të nxehta, si dhe ndaj ajrit, në ditët e para pas trajtimit, mos u shqetësoni pasi është shumë normale. Gjithashtu disa pacientë mund të kenë nevojë për më shumë se një seancë zbardhimi në varësi të nevojave dhe dëshirave të tyre. 

Nëse kujdeseni për dhëmbët tuaj dhe shmangni ushqimet dhe pijet me ngjyra, rezultatet e zbardhjes mund të zgjasin për një kohë të gjatë. Ky trajtim është i përshtatshëm për këdo që dëshiron të përmirësojë pamjen e dhëmbëve dhe gjithashtu mund të kombinohet edhe me trajtime tjera dentare. 

Zbardhja E Dhëmbëve Në Klinikën Dentare

Gjatë procedurës së zbardhjes së dhëmbëve në klinikën dentare përdoren doza më të larta të kimikateve aktive për të prodhuar rezultate më të dukshme dhe më të shpejta.

Sipas disa studimeve, për të marrë rezultatet e duhura mund të jenë të nevojshme disa seanca. Pasi ky trajtim nuk bëjnë pjesë në pastrimin e rregullt dentar, ato mund të jenë të kushtueshme dhe shpesh nuk mbulohen nga siguracioni.

6 Përfitimet E Zbardhjes Së Dhëmbëve Me Lazer

Siç thamë dhe më parë, trajtimi profesional i zbardhjes së dhëmbëve do të përdorë rreze për të aktivizuar xhelin e zbardhjes që vendoset mbi dhëmbët tuaj. Ky zbardhues do të synojë njollat e mbetura në dhëmbët tuaj dhe do të shkatërrojë molekulat që i shkaktojnë ato. Në fund, do të keni një buzëqeshje më të bardhë dhe më të ndritshme. Përveç kësaj, zbardhimi i dhëmbëve ka disa avantazhe të tjera duke përfshirë këtu:

  • Zbardhja profesionale e dhëmbëve ofron rezultate më të shpejta në krahasim me metodat e tjera të zbardhjes.
  • Xheli zbardhues dhe lazeri do të bëjnë që molekulat të shpërbëhen më shpejt.
  • Është një procedurë shumë e sigurt dhe nuk do të dëmtojë mishrat e dhëmbëve. 
  • Ju keni mundësinë të zgjidhni nuancën e bardhë që dëshironi për dhëmbët tuaj, megjithatë ne ju rekomandojmë një ngjyrësa më natyrale që rezultatet të duken sa më mirë. 
  • Rezultatet do të zgjasin për një kohë shumë të gjatë nëse kujdeseni si duhet. 
  • Nuk është një procedurë shumë e shtrenjtë që do të thotë se mund të bëhet nga shumë njerëz.
Kurora dentare me cmime ekonomike

Kurorat Dentare

Kurorat dentare është gjithashtu një nga procedurat më të përdorura në stomatologjinë estetike. Qëllimi i tyre është të ndryshojnë të gjithë formën, madhësinë dhe ngjyrën e dhëmbit të dëmtuar ose të prishur. Ato mund të bëhen nga materiale të ndryshme, por më i përdoruri është porcelani. Kjo është për shkak se ky material është më i ngjashëm me pamjen dhe ngjyrën e dhëmbëve tuaj duke i bërë ata të duken shumë natyralë. 

Procedura përfshin gërryerjen e dhëmbit deri në madhësinë e nevojshme përpara se kurora të vendoset sipër dhe do të fiksohet me ngjitës dentar. Kjo kurorë do të zgjasë për një kohë shumë të gjatë nëse e mirëmbani njësoj si dhëmbët tuaj natyralë duke i larë dhe pastruar me fill dentar dy herë në ditë. Nëse kujdeseni si duhet ato mund të zgjasin edhe më shumë se 15 vjet pasi janë shumë të qëndrueshme dhe ofrojnë një bazë të sigurt. Gjithashtu, shija dhe ndjesia nuk do të ndryshojnë. Për më shumë informacion mbi kurorat dentare, ju rekomandojmë të kontaktoni klinikën tonë dhe të lini një konsultë me një nga dentistët tanë të kualifikuar. 

Kur Janë Të Nevojshme Kurorat Dentare?

Dentistët zakonisht sugjerojnë vendosjen e kurorave dentare kur një kavitet është tepër i gjerë për të plotësuar me një mbushje kompoziti. Sidoqoftë, ekzistojnë edhe arsye të tjera që mund të kërkojnë vendosjen e tyre, duke përfshirë: 

  • Dhëmb të çarë për shkak të një incidenti ose dëmtimi.
  • Dhëmbë të brishtë.
  • Dhëmbë që janë konsumuar shumë.

Kurorat janë gjithashtu të këshilluara pas kanalit të rrënjës, për shkak se dhëmbi bëhet më i ndjeshëm dhe ka nevojë për mbrojtje shtesë. Në rastet kur ju mungon një dhëmb dhe është e nevojshme të vendoset një urë dentare ose implant, ju mund të konsideroheni gjithashtu si një kandidat i përshtatshëm për vendosjen e një kurore dentare.

Kujdesi Pas Vendosjes Së Kurorave Dentare

Kujdesi pas vendosjes së kurorave dentare është shumë i rëndësishëm. Duhet të mbani dhëmbët sa më të shëndetshëm të jetë e mundur dhe të përpiqeni t'i pastroni të paktën dy herë në ditë. Nëse kujdeseni mirë për dhëmbët tuaj artificialë, ata do të zgjasin më gjatë dhe do të jenë më të qëndrueshëm. Më poshtë, kemi përmendur disa këshilla të rëndësishme që duhet të merrni parasysh:

  • Përdorni fillin dentar sa më shumë që mundni. Kjo do të ndihmojë në heqjen ushqimit të mbetur dhe baktereve mes tyre. 
  • Duhet të keni parasysh të lani dhëmbët të paktën dy herë në ditë. Nëse keni kurora, rekomandojmë gjithashtu përdorimin e pastës për dhëmbë të ndjeshëm për të mbrojtur dhëmbët e rinj. 
  • Nëse keni tendencën të shtrëngoni ose të gërryeni dhëmbët gjatë natës, duhet të flisni me dentistit tuaj. Ai do të rekomandojë një mbrojtëse që duhet mbajtur gjatë natës për t'ju ndihmuar t'i mbroni ato.
  • Evitoni të hani ose të kafshoni ushqime të forta pasi kjo mund të dëmtoj kurorën, veçanërisht nëse janë të bëra nga porcelani. 
Implante dentare ne Shqiperi me cmime ekonomike

Implantet Dentare

Jemi të sigurt që të paktën një herë në jetën tuaj keni dëgjuar për implantet dentare. Kj lloj procedure do të shërbejë si trajtimi më i mirë nëse keni dhëmb të humbur. Ndryshe nga trajtimet e tjera, implantet dentare do të funksionojnë njësoj si dhëmbët tuaj natyralë, duke përfshirë edhe rrënjën e tyre. Kjo teknikë ofron shumë avantazhe dhe një prej tyre është fakti që ato janë shumë të qëndrueshme dhe ofrojnë një pamje natyrale. 

Një disavantazh i kësaj procedur është se mund të zgjasë disa kohë për të përfunduar dhe të ketë nevojë për disa vizita. Kjo ndodh për shkak se kocka e nofullës do të marr disa kohë për të integruar implantin. Implantet janë zgjidhja e duhur për ju edhe nëse vuani nga humbja e kockës: implantet zigomatike dhe pterigoide. Implanti zgjat gjithë jetën edhe përse dhëmbi artificial i vendosur mbi të mund të dëmtohet dhe mund të ketë nevojë të ndërrohet.

Pse Vendosen Implantet Dentare

Qëllimi kryesor i procedurës së implantit dentar është të zëvendësojë të gjithë strukturën e dhëmbit që mungon, duke përfshirë rrënjën. Gjatë procedurës, titani në implantet integrohet me kockën e nofullës tuaj, kështu që ndryshe nga protezat ose punimet fikse, ato nuk do të rrëshqasin, të lëvizin ose thyhen. Për më tepër, ndryshe nga dhëmbët tuaj natyralë të cilët mund të prishen, materialet e përdorura në implante nuk ndikohen nga dëmtimi. Në përgjithësi, ju mund të jeni kandidat i përshtatshëm për implantet dentare nëse:

  • Dëshironi të zëvendësoni një ose më shumë dhëmbë të humbur.
  • Kocka e nofullës tuaj është zhvilluar plotësisht. 
  • Indet tuaja të buta orale janë në gjendje të mirë shëndetësore.
  • Jeni në gjendje të mirë për të bërë një gërryerje kocke ose keni mjaftueshëm kockë për të mbështetur procesin.
  • Shëndeti juaj është në një gjendje të mirë që të përballojë procedurën e implantit. 
  • Nuk dëshironi të mbani proteza.
  • Keni mjaftueshëm kohë për t'ju përkushtuar gjithë procesit, i cili mund të zgjasë nga 3 deri në 6 muaj.
  • Nuk pini duhan ose jeni të gatshëm të lini duhanin. 
  • Dëshironi të përmirësoni problemet e të folurës që shkakton mungesa e dhëmbëve. 

Llojet E Implanteve Dentare

Implantet dentare klasifikohen në dy lloje: endosteale dhe subperiosteale. Llojet e para të implanteve dentare janë ato endosteale dhe janë më të zakonshmet. Ato vendosen në mënyrë kirurgjikale në kockën e nofullës dhe mund të mbajnë një ose më shumë dhëmbë artificialë. Nga ana tjetër, implantet subperiosteale vendosen në mënyrë kirurgjikale në krye të kockës së nofullës. Kjo metodë është më e përshtatshme për pacientët që nuk kanë lartësinë e duhur të kockës së nofullës. 

Rezultatet E Implanteve Dentare

Po thuajse çdo procedurë e implanteve dentare është e suksesshme. Megjithatë, duhet të jeni të kujdesshëm për të shmangur disa veprime si pirja e duhanit sepse mund të kontribuojë në dështimin e tyre dhe në pamundësinë e kockës për t'u bashkuar me implantin metalik. Nëse kjo ndodh, dentisti do të heqë implantin, do të pastrojë zonën, dhe do të provojë procedurën përsëri pas tre muajsh. Për të shmangur çdo problem dhe që rezultatet të zgjasin sa më shumë të jetë e mundur, përpiquni të:

  • Ruani higjienën e duhur orale duke i pastruar dhëmbët tuaj ashtu si ata natyralë. Përdorni fillin dentar dhe lani dhëmbët të paktën dy herë në ditë. Mund të përdorni edhe furçat interdentale sepse ato mund të arrijnë hapësirat më të ngushta midis dhëmbëve dhe t'i pastrojnë më mirë. 
  • Mos kafshoni objekte të forta si akulli dhe karamele të forta. Këto zakone mund të thyejnë madje edhe dhëmbët tuaj natyralë, lëre më ata artificialë. Nëse i shtrëngoni dhëmbët pa vetëdije, kërkojini dentistit tuaj t’ju jap një mbrojtëse goje për t'i mbrojtur ata si duhet. Gjithashtu, e dimë që është e vështirë të shmangni pirjen e duhanit dhe kafesë por përpiquni të minimizoni sa më shumë të jetë e mundur. 
  • Pas implantit dentar, dentisti do t'ju rekomandojë të caktoni kontrolle të rregullta dentare për të siguruar që implantet po shërohen dhe funksionojnë siç duhet. Gjithashtu, ata mund të rekomandojnë edhe pastrime profesionale herë pas here.
Faseta dentare me cmime ekonomike

Fasetat

Një procedurë tjetër mjaft e njohur e stomatologjisë estetike për trajtimin e dhëmbëve të çngjyrosur, me formë të çrregullt, të shtrembëruar ose me distancë të gabuar janë fasetat dentare. Për prodhimin e tyre përdoret porcelani, por mund të përdoret edhe rrëshirë e përbërë dentare. Para se të vendosen fasetat e porcelanit dentisti duhet të heq një pjesë të vogël të smaltit të dhëmbëve.

Cilat Janë Avantazhet E Fasetave Dentare?

Qëllimi i fasetave është të përmirësojnë pamjen e përgjithshme të dhëmbëve tuaj dhe t'ju japin një buzëqeshje perfekte dhe natyrale. Ju do të jeni një kandidat i përshtatshëm për fasetat dentare nëse:

  • Keni një dhëmb të thyer ose të copëtuar. 
  • Dëshironi të plotësoni boshllëqet midis dhëmbëve tuaj.
  • Dëshironi t'i bëni dhëmbët të duken më të mëdhenj.
  • Dëshironi të përmirësoni pamjen e dhëmbëve tuaj nëse ato janë në një formë të ç’rregullt. 

Ky trajtim dentar do të zgjasë për një kohë shumë të gjatë nëse kujdeseni mirë për shëndetin tuaj oral dhe zgjidhni materialin e duhur. 

Si Të Përgatiteni Për Procedurën

Para se të vendosen fasetat, ju do të bëni një konsultë me dentistin tuaj për të përcaktuar se cilat alternativa janë më të mira për ju dhe sa fasetat do të dëshironit të vendosni si dhe për materialin që do të përdorët. Në situata të caktuara, dentisti juaj mund të ketë këshillojë vendosjen e aparatit ortodontik para se të vendosë fasetat në dhëmbët tuaj të shtrembër ose të pabarabartë. 

Gjithashtu gjatë kësaj faze dentisti juaj do të marrë shpesh rreze X për të vlerësuar gjendjen e dhëmbëve tuaj si dhe do të kontrollojë për ndonjë simptomë të sëmundjes peridontale, prishje të dhëmbëve ose nevoja për ndonjë procedurë tjetër. Nëse keni ndonjë nga problemet e lartpërmendura ju mund të mos jeni një kandidat i mirë për vendosjen e fasetave, prandaj konsultimi me një specialist është shumë i nevojshëm.

Pas konsultës fillestare, dentisti juaj do të marrë një kallëp të qartë të dhëmbëve tuaj dhe do të gërryej përafërsisht gjysmë milimetri të dhëmbit tuaj (duke hequr smaltin) në mënyrë që të krijoj një përshtatje për fasetat tuaja. Pas kësaj, laboratori e merr këtë kallëp dhe e përdor atë për të bërë fasetat tuaja sipas masave të caktuara.

Kontaktoni me Ne

Na dërgoni me email

info@dr-rolandzhuka.com

Ndani:

Facebook
Cicëroj
Pinterest
LinkedIn

Tabela e Përmbajtjes

Na kontaktoni tani

Plotësoni formularin e mëposhtëm dhe do të merrni një vlerësim fillestar të gjendjes tuaj dentare, ose kontaktoni dr.

Duke klikuar butonin "DËRGO" më poshtë, pranoj që një përfaqësues të më kontaktojë me email ose telefonata në emailin ose numrin e telefonit të ofruar nga unë në lidhje me shërbimet e dr-rolandzhuka.com.
Në çelës

Postime të ngjashme

Ne jemi gati kur të jeni ju gati!

Lini një takim

Plotësoni formularin për të lënë një takim me një nga specialistët tanë stomatologjikë. Nëse keni nevojë për zgjidhje më të komplikuara dentare ose keni nevojë për një diagnozë për problemin tuaj, ne do t'ju kontaktojmë sa më shpejt të jetë e mundur. Ne ofrojmë konsulta dhe këshilla mjekësore për të gjithë pacientët, qoftë në klinikën tonë ose nëpërmjet internetit. Thjesht plotësoni formularin me informacionin tuaj, zgjidhni shërbimin që po kërkoni dhe lini një mesazh me çdo pyetje që mund të keni, dhe stafi ynë do t'ju përgjigjet brenda një kohe të shkurtër.

Bëni një takim

Plotësoni formularin e thjeshtë online!

Njihuni me dentistin tonë në internet

Telefonatë direkt me dentistin tonë.

Mësoni diagnozën tuaj

Gjeni problemin dhe zgjidhjen.

Merrni kuotën tuaj

Merrni ofertën tuaj falas në internet!

sqShqip

Kërkoni një Vlerësim Falas, plotësoni formularin e mëposhtëm.

Duke klikuar butonin "DËRGO" më poshtë, pranoj që një përfaqësues të më kontaktojë me email ose telefonata në emailin ose numrin e telefonit të ofruar nga unë në lidhje me shërbimet e dr-rolandzhuka.com.

Appuntamenti

Scegli il pachetto piu adatto a te;

Ottieni subito il tuo sconto!
Risparmia fino al 30% contattandoci oggi!