Piorrea dentare, e njohur edhe si periodontitis, është një sëmundje inflamatore e mishrave të dhëmbëve e shkaktuar nga grumbullimi i mikrobeve orale. Pllaka dentare, një shtresë ngjitëse, e verdhë që shpesh formohet midis bashkimit të mishrave të dhëmbëve dhe dhëmbit vjen si paasojë e këtij grumbullimi bakterial.
Nëse piorrea dentare nuk trajtohet, ajo mund të çojë në humbjen e dhëmbëve. Humbja e dhëmbëve është një gjendje serioze e cila mund të korrigjohet vetëm me procedura dentare më të avancuara si implantet dentare.
Në klinikën e Dr. Roland Zhukës në Shqipëri kemi specialistë me përvojë dhe eksperiencë të gjerë në trajtimin e patologjisë së piorresë. Specialisti ynë do t’ju ofrojë një plan trajtimi krejtësisht të personalizuar dhe do të vendosë se cila procedurë është më efektive për shërimin tuaj.
Cilat janë shkaqet e piorresë?
Shkaku kryesor i piorresë është mungesa e higjienës dentare. Megjithatë, në disa raste, kjo sëmundje mund të trashëgohet edhe nga anëtarët e tjerë të familjes. Më poshtë, do të gjeni disa nga shkaqet më të zakonshme të piorresë dentare:
Higjenë dentare jo të rregullt
Bakteret mund të grumbullohet shumë shpejt kur larja dhe pastrimi me fill dentar nuk bëhen rregullisht. Pastrimi i dhëmbëve me fill dentar duhet të jetë një pjesë shumë e rëndësishme e rutinës tuaj, pasi ndihmon në heqjen e pllakëzave dhe mbetjeve të ushqimit ndërmjet boshllëqeve të dhëmbëve tuaj, të cilat janë përgjegjëse për rritjen e baktereve.
Nëse këto problematika përparojnë dhe ju nuk kujdeseni për dhëmbët tuaj, veshja e pllakës mund të kthehet në gurëza. Kjo sjell zhvillimin e piorresë e cila mund të shkaktojë dhe dëmtimin e rëndë të dhëmbëve.
Dobësimi i mishtrave të dhëmbëve
Një tjetër shkak i piorresë është shkatërrimi i indit periodontal. Ky ind është ai që i mban dhëmbët në vend dhe të ngjitur me mishrat dhe kockën e nofullës. Përsëri higjiena dentare e dobët sjell probleme me këtë ind specifik.
Megjithatë, pavarësisht se bakteret shkaktojnë sëmundje periodontale, prodhimi i citokinës vepron si një lidhje midis stimulimit bakterial dhe vdekjes së indeve. Dobësimi i indit periodontal shpesh shkaktohet nga sasia e shtuar e citokineve.
Gingiviti ose Sëmundja periodontale
Forma më e lehtë e sëmundjes periodontale është gingiviti. Kjo sëmundje shkaktohet kur formimi i pllakave mbi dhëmbë nuk trajtohet. Zakonisht, simptomat e para të kësaj problematike përfshijnë inflamacionin dhe acarimin rreth mishrave të dhëmbëve.
Në këtë fazë kjo problematikë mund të trajtohet lehtësisht duke u kujdesur mirë për dhëmbët dhe me ndihmën e trajtimeve profesionale dentare për pastrim. Nëse e neglizhoni këtë problem, atëherë gjendja e mishrave të dhëmbëve do të përkeqësohet, duke sjellë zhvillimin e periodontit dhe piorresë.
Diabeti dhe Piorrea
Pacientët që vuajnë nga diabeti kanë një risk më të lartë ndaj problemeve me mishrat e dhëmbëve. Është e rëndësishme t'i kushtoni vëmendjen e duhur mishrave të dhëmbëve nëse vuani nga kjo sëmundje.
Duhanpirja
Një faktor tjetër që kontribuon në zhvillimin e periodontitit ose piorresë është pirja e duhanit. Edhe nëse piorrea është e shërueshme, nuk keni pse ta rrezikoni shëndetin tuaj me konsumimin e duhanit.
Edhe nëse me një trajtim dentar ju mund të ruani disa nga dhëmbët tuaj, mbani mend se nëse sëmundja përparon, mund të mos ketë asnjë mënyrë për t'i shpëtuar ata. Kjo është arsyeja pse ne gjithmonë theksojmë rëndësinë higjenës së duhur dentare dhe vizitave të rregullta me dentistin tuaj.
Llojet e Piorresë
Piorrea ndahet në tre lloje të zakonshme që përfshijnë:
Piorrea kronike
Piorrea kronike është lloji më i zakonshëm i kësaj sëmundjeje. Përgjithësisht, shkaku është akumulimi i pllakëzave mbi dhëmbë me kalimin e kohës, gjë që sjell tërheqjen e mishrave të dhëmbëve dhe përkeqësimin e kockës së nofullës. Sa më shpejt ta trajtoni këtë problem aq më mirë do të jetë.
Edhe pse kjo sëmundje është kryesisht e pranishme tek të rriturit, edhe fëmijët mund të shfaqin të tilla probleme. Kjo veçanërisht nëse ata konsumojnë ushqime me sheqer dhe nuk kujdesen siç duhet për dhëmbët e tyre.
Piorrea agresive
Piorrea agresive është një lloj i trashëguar i kësaj sëumdjeje. Nëse pacienti vuan nga piorrea agresive, atëherë edhe prindërit ose të afërmit e tij duhet të bëjnë një kontroll. Emri i sëmundjes vjen nga fakti se problemi mund të përparojë me shpejtësi dhe nëse nuk trajtohet në kohën e duhur, mund të shkaktojë humbje të dhëmbëve ose t'i bëjë ata më të prirur ndaj dëmtimeve.
Piorrea nekrotizuese
Ky është lloji më i rëndë i piorresë, sepse shkakton vdekjen e mishrave të dhëmbëve, ligamenteve të dhëmbëve dhe kockave mbështetëse. Kjo si pasojë e mungesës së rrjedhjes së gjakut, gjë që përfundimisht shkakton një infeksion serioz.
Ky lloj i piorresë prek kryesisht individët me sistem imunitar të dobët për shkak të infeksionit HIV ose trajtimeve kundër kancerit. Shkaqe të tjera të mundshme përfshijnë kequshqyerjen dhe zakonet e pashëndetshme të të ngrënit.
Cilat janë shenjat dhe simptomat e piorresë?
Simptomat e piorresë bëhen më të theksuara dhe serioze ndërsa sëmundja përparon nga gingiviti. Disa nga simptomat më të zakonshme që do të vini re përfshijnë:
- Vija e mishrave të dhëmbëve është e enjtur ose e skuqur.
- Erë e keqe e gojës gjatë gjithë kohës.
- Gjakderdhje nga mishrat e dhëmbëve kur lani dhëmbët osë përdorni fill dentar.
- Dhimbje gjatë ngrënies së ushqimit.
- Ndjeshmëri ndaj pijeve ose ushqimeve të ftohta dhe të nxehta.
- Krijimi i qelbit në hapësirat midis dhëmbëve.
- Dhëmbët duken më të gjatë nga tërheqeja e mishrave të dhëmbëve/
- Gjakderdhje gjatë ngrënies së ushqimeve të forta.
- Krijimi i hapësirave të thella midis dhëmbëve dhe mishrave të dhëmbëve.
Trajtimi i piorresë
Koha është thelbësore kur bëhet fjalë për trajtimin e piorresë, edhe në raste kur ajo është e shërueshme. Nëse problemi përkeqësohet, ai mund të sjellë pasoja të rënda për dhëmbët tuaj, madje dhe humbjen e tyre. Në mënyrë që simptomat të mos përkeqësohen, është e rëndësishme që të kuptoni simptomat dhe të vëzhgoni zhvillimin e tyre.
Thënë kështu, ruajtja e higjienës së duhur orale duke larë dhëmbët rregullisht dhe duke përdorur fillin dentar është shumë e rëndësishme. Kjo jo vetëm që do të ulë mundësinë e zhvillimit të piorresë, por gjithashtu do të shmangë probleme të tjera të mundshme dentare. Kini parasysh disa nga këshillat e mëposhtme nëse dëshironi të mbani mishrat e dhëmbëve të shëndetshëm për një kohë të gjatë:
Larja e dhëmbëve
Edhe pse larja e dhëmbëve rekomandohet pas çdo vakti, kjo rutinë nuk është shumë realiste. Për t'i mbajtur dhëmbët të pastër, mjafton t'i lani dhe t'i pastroni dy herë në ditë, një herë në mëngjes dhe një herë para se të flini.
Kini kujdes që t’i lani dhëmbët ngadalë dhe me lëvizje rrethore. Nëse i pastroni në mënyrë agresive, mund të dëmtoni smaltin e tyre. Gjithashtu, lajini dhëmbët për rreth 2-3 minuta. Gjithashtu, kini parasysh ta ndërroni furçën e dhëmbëve çdo 3 muaj.
Përdorimi i fillit dentar
Pastrimi i dhëmbëve me fill dentar është po aq i rëndësishëm sa larja e tyre. Ky veprim i thjeshtë ka shumë përfitime për shëndetin e dhëmbëve tuaj.
Procesi i pastrimit të dhëmbëve me fill dentar nuk do t'ju marrë shumë kohë dhe do të pastrojë hapësirat që nuk arrihen nga furça e dhëmbëve. Ju duhet ta kaloni fillin dentar midis çdo dhëmbi individual dhe t’i hiqni copat e ushqimit të ngecura aty.
Përdorimi i shpërlarësit të gojës
Përdorimi i shpëlarësit të gojës është mjaft i thjeshtë dhe do t'ju marrë vetëm gjysmë minute. Megjithatë, nëse keni mishra dhëmbësh të fryrë, mund t'ju duhet ta mbani shpërlarësin në gojë për më gjatë. Kjo do t'ju ndihmojë gjithashtu të largoni erën e keqe të gojës.
Trajtime në kushte shtëpie
Ju mund të bëni trajtime të ndryshme në kushte shtëpie për të kuruar ose parandaluar piorrenë. Për shembull, për shkatërrimin e baktereve që kontribuojnë në zhvillimin e periodontitit mund të përtypni pak qepë. Gjithashtu, qepa ndihmon në trajtimin e gjakderdhjes së mishrave të dhëmbëve, një shenjë e sëmundjes periodontale dhe gingivitit. Konsumimi i frutave me përmbajtje të lartë të vitaminës C do t’ju ndihmojë gjithashtu me acarimin e mishrave të dhëmbëve.
Kryerja e vizitave të rregullta te dentisti
Ju duhet të vizitoheni tek dentisti juaj rregullisht, në mënyrë që ai të kontrollojë vazhdimisht gjendjen e mishrave të dhëmbëve tuaj.
Për më tepër, ai mund të bëjë profilaksinë, ose pastrimin e thellë të dhëmbëve dhe mishrave të dhëmbëve, gjë që është shumë më efektive se larja e rregullt dhe pastrimi me fill dentar. Kjo procedurë rekomandohet të kryhet të paktën çdo gjashtë muaj. Kur bëhet fjalë për trajtimin e problemeve të mishrave të dhëmbëve, dentisti juaj personi që ka ekspertizën e duhur për t’ju dhënë këshilla të vlefshme.
Përfundime
Sëmundja periodontale e njohur edhe si piorrea e mishrave të dhëmbëve, shkaktohet kryesisht nga mungesa e kujdesit të duhur për mishrat dhëmbëve. Është shumë e rëndësishme të praktikoni higjienën e duhur dentare. Faktorë të tjerë që kontribuojnë në zhvilimin e kësaj sëmundjeje përfshijnë pirjen e duhanit ose alkoolit.
Thënë kështu, është shumë e rëndësishme që të vizitoni rregullisht një dentist në Shqipëri. Diskutoni me të ndryshimet që keni vënë re në gojën tuaj dhe shpjegojini atij se çfarë ju shqetëson.
Nëse piorrea nuk trajtohet siç duhet dhe në kohën e duhur pasojat do të jenë të rënda. Jo vetëm që do të shkaktojnë dhimbje dhe parehati, por gjithashtu mund të shkaktojnë dëmtime të kockave dhe indeve deri në atë pikë sa të sjellë humbjen e dhëmbëve.
Në këto raste, trajtimi do të jetë më i avancuar dhe më serioz, duke përfshirë protezat ose implantet dentare. Gjëja më e mirë që mund të bëni është të konsultoheni me dentistin tuaj sa më shpejt të jetë e mundur për të parandaluar këto problematika.
Pyetjet më të Shpeshta
Çfarë është piorrea dhe çfarë e shkakton atë?
Piorrea është një emër tjetër për sëmundjen periodontale ose sëmundjen e mishrave të dhëmbëve. Simptomat kryesore të kësaj sëmundjeje përfshijnë inflamacionin dhe infeksionin e mishrave të dhëmbëve. Higjiena e dobët dentare, akumulimi i pllakave, infeksionet bakteriale, pirja e duhanit, disa çrregullime mjekësore dhe predispozita gjenetike janë shkaqet kryesore të saj.
Cilat janë opsionet e trajtimit të piorresë?
Ashpërsia e problemit përcakton opsionet e mundshme për trajtimin e piorresë. Ato mund të përfshijnë operacionin e mishrave të dhëmbëve për të rikuperuar indet e dëmtuara, mjekimin me antibiotikë për të parandaluar infeksionin, pastrimin profesional dentar për të eliminuar pllakat dhe gurëzat dhe kujdesin e vazhdueshëm.
Sa kohë kërkon trajtimi i piorresë për të dhënë rezultat?
Ashpërsia e sëmundjes, situata unike e individit dhe zgjedhja e strategjisë së trajtimit ndikojnë në kohën që do të duhet që pacienti të vërejë përmirësim pas trajtimit të piorresë. Shpesh shihet përmirësim në shëndetin e mishrave të dhëmbëve dhe lehtësimin e simptomave brenda disa javësh ose muajah. Megjithatë, për të ndaluar rikthimin e sëmundjes së mishrave të dhëmbëve, është i nevojshëm kujdesi afatgjatë.
A mund të shërohet plotësisht piorrea?
Piorrea mund të trajtohet dhe kontrollohet me sukses me kujdesin dhe terapinë e duhur, edhe nëse nuk mund të shërohet plotësisht. Mbajtja e një stili jetese të shëndetshëm, planifikimi i ekzaminimeve të rregullta dentare dhe praktikimi i higjienës së mirë orale mund të ndihmojnë në kontrollin e sëmundjes dhe parandalimin e përkeqësimit të saj.