Çfarë është trajtimi Invisalign dhe sa kushton në Shqipëri?

Invisalign është një trajtim ortodontik i ri, më i avancuar se aparatet ortodontike i cili përdoret për të trajtuar problematikat me shtrembërimin e dhëmbëve. Edhe pse të dy trajtimet kanë të njëjtin qëllim, teknika e tyre ndryshon. Ndryshe nga aparatet tradicionale, Invisalign përdor maskerina transparente që mbulojnë dhëmbët, duke eliminuar nevojën për tela metalikë. 

Në këtë artikull do të shpjegojmë procesin e trajtimit Invisalign, avantazhet e tij dhe sa kushton ky trajtim në Shqipëri. Kështu ju mund të vendosni nëse ky është trajtimi i duhur për ju. 

trajtimi Invisalign në Shqipëri

Si Funksionon Invisalign

Invisalign është një teknikë e re dhe e përmirësuar për drejtimin e dhëmbëve. Ky trajtim përdor maskerina transparente që duhen ndërruar çdo dy javë për të zhvendosur gradualisht dhëmbët në pozicionin e dëshiruar.

Këto maskerina personalizohen sipas formës së gojës suaj, kështu që ato nuk shkaktojnë asnjë shqetësim. Ndryshe nga telat e dhëmbëve, maskerinat e Invisalign nuk tërheqin vëmendje, madje shumica e njerëzve as që do ta kuptojnë se i keni vendosur. 

Trajtimi Invisalign vjen me shumë përparësi dhe një prej tyre është aftësia për t'i hequr ato sa herë që është e nevojshme. Kjo përfshin kohën kur ju konsumoni ushqimin apo pastroni dhëmbët me furçë dhe fill dentar. Ruajtja e higjienës së mirë dentare do të jetë shumë më e thjeshtë dhe do të zvogëlojë rrezikun e disa problematikave të ndryshme dentare si për shembull formimi i kaviteteve. 

Avantazhet e Invisalign kundrejt Aparateve Ortodontike Tradicionale

Siç e dimë qëllimi kryesor i Invisalign dhe aparateve ortodontike tradicionale është i njëjtë. Megjithatë, për të kuptuar më mirë se çfarë i dallon ato nga njëri-tjetri do të përmendim disa nga avantazhet që ka Invisalign në krahasim me telat e dhëmbëve. 

Pamja dhe komoditeti

Një nga shqetësimet kryesore që njerëzit kanë në lidhje me telat e dhëmbëve është pamja e tyre. Me Invisalign, nuk keni nevojë të shqetësoheni. Maskerinat transparente që përdoren për të drejtuar dhëmbët mezi vërehen, duke ju bërë të ndiheni më mirë me veten tuaj gjatë trajtimit. Për më tepër, ato janë më të rehatshme pasi nuk përdorin kllapa metalike dhe tela që do mund të irritojnë pjesën e brendshme të gojës.

Mirëmbajtja dhe higjiena dentare

Siç e përmendëm më parë, Invisalign ka shumë avantazhe për sa i përket lehtësisë në mirëmbajtjen e higjienës orale. Meqenëse do të jeni në gjendje t'i hiqni ato sa herë që i pastroni, kjo do t'ju lejojë t’i lani dhëmbët më lehtë me furçë dhe fill dentar.

Kujdesi për dhëmbët kur keni tela metarilë zgjat më shumë, pasi do t’ju duhet të jeni të kujdesshëm që të mos prishni asnjë tel. Për më tepër, me aparatet tradicionale duhet të jeni të kujdesshëm me ushqimet që konsumoni në mënyrë që ato të mos dëmtojnë pajisjen. 

Kohëzgjatja e trajtimit

Kur bëhet fjalë për kohëzgjatjen e trajtimit, nuk ka kohë specifike, pasi gjithçka varet nga nevojat tuaja specifike dentare. Megjithatë, në përgjithësi, trajtimi Invisalign merr më pak kohë në krahasim me aparatet ortodontike tradicionale kur bëhet fjalë vetëm për drejtimin e dhëmbëve.

Ndërsa telat e dhëmbëve shpesh zgjasin një vit ose më shumë, trajtimi Invisalign mund të përfundojë në vetëm gjashtë muaj, në varësi të kompleksitetit të rastit. Sigurohuni që të vizitoni një ortodont specialist. Pas një ekzaminimi gjithëpërfshirës, ​​ai do të përcaktojë se cila nga këto procedura është më e mira për ju. Ai gjithashtu do t'ju ofrojë një kornizë kohore të përafërt për vazhdimësinë e trajtimit tuaj.

Drejtimi i dhëmbëve me aparat të padukshëm, Invisalign në Shqipëri

Kush është një kandidat i mirë për Invisalign?

Edhe pse shumë njerëz që kanë probleme me pocizionimin e dhëmbëve kërkojnë procedurën Invisalign, jo të gjithë janë një kandidat i përshtatshëm për këtë trajtim. Më poshtë, do të diskutojmë disa nga rastet më të zakonshme kur një pacient konsiderohet kandidat i mirë për këtë lloj procedure.

  • Pacienti duhet t’i ketë dhëmbët e përhershëm të dalë plotësisht. Pra kjo procedurë është e përshtatshme për adoleshentët ose të rriturit.
  • Trajtimi Invisalign nuk do të jetë në gjendje të trajtojë problematika të rënda, megjithatë, nëse keni probleme të thjeshta me pozicionimin e dhëmbëve, mbivendosjen e tyre, ose hapësirat midis dhëmbëve, atëherë me shumë mundësi Invisalign do të jetë i përshtatshëm për ju.
  • Nëse pacienti aktualisht po trajton një sëmundje të mishrave të dhëmbëve, atëherë ai nuk do të konsiderohet i përshtatshëm për Invisalign.
  • Nëse thjesht po kërkoni të rregulloni probleme të vogla me pozicionimin e dhëmbëve tuaj, atëherë Invisalign do të jetë trajtimi i duhur për ju.
  • Përpara se të filloni këtë trajtim duhet të dini se ai kërkon angazhim. Me fjalë të tjera, ju duhet t’i mbani maskerinat e trajtimit Invisalign për plot 22 orë në ditë dhe t'i ndërroni ato çdo dy javë. 

Mbani mend se edhe pse trajtimi Invisalign është fantastik për drejtimin e dhëmbëve, ai mund të mos adresojë të gjitha llojet e problemeve ortodontike. Përshtatshmëria juaj do të përcaktohet nga një ortodont i specializuar. Është e rëndësishme që dentisti juaj të ketë kualifikimet dhe përvojën e duhur.

Procesi i Trajtimit Invisalign Hap pas Hapi

Bëni një konsultë me ortodontin tuaj

Hapi i parë i çdo trajtimi dentar është konsultimi me ortodontin tuaj. Gjatë vizitës fillestare, ai do të bëjë një kontroll të plotë të gojës tuaj dhe do të vendosë nëse ky është trajtimi i duhur për ju. 

Edhe pse trajtimi Invisalign funksionon shumë mirë në shumicën e rasteve, ai nuk do të jetë në gjendje të trajtojë çdo problem ortodontik. Një tjetër faktor i cili duhet marrë parasysh është dedikimi i pacientit për t'iu përkushtuar plotësisht trajtimit, pasi maskerinat duhet të mbahen 22 orë në ditë. 

Është gjithashtu e rëndësishme të theksohet se trajtimi duhet të administrohet gjithmonë nga një ortodont, jo një dentist i thjeshtë. Kjo ju siguron që ekzaminimi të jetë më i saktë dhe rezultatet të jenë të suksesshme.

Ortodonti juaj krijon një plan trajtimi

Pasi të vendosni nëse jeni një kandidat i përshtatshëm për trajtimin Invisalign, ortodonti do t'ju udhëzojë për realizimin e grafive dentare, fotografive dhe modelit të dhëmbëve dhe kafshimit tuaj. Më pas këto imazhe dhe matjet tuaja specifike do të dërgohen në laboratorin dentar, i cili do të prodhojë të gjithë grupin e maskerinave transparente. 

Ky proces mund të zgjasë rreth 2-3 ditë pasi duhet të jetë tepër i saktë. Megjithatë, pasi të merren matjet e duhura dhe maskerinat të jenë përfunduar, ato do t'i jepen pacientit. Ortodonti do t'ju japë këshillat e duhura se kur t'i ndërroni ato dhe gjëra të tjera duhet t’i keni parasysh. Për të pasur sukses duhet të ndiqni me kujdes këshillat e dentistit tuaj. 

Vendosini maskerinat transparente

Pasi maskerinat të jenë gati, ne do t'ju telefonojmë që të vini dhe t'i merrni në klinikën tonë. Ato do të duhet të ndërrohen çdo dy javë dhe meqenëse do t'ju jepen të gjitha në të njëjtën kohë, ju mund t’i ndërroni lehtësisht në kohën e duhur.

Ndërsa trajtimi përparon, do të vini re ndryshime të rëndësishme në pozicionimin e dhëmbëve tuaj. Sa herë që përdorni një maskerinë të re, mund të ndjeni pak presion për shkak të zhvendosjes, por sapo të mësoheni, gjithçka do të kthehet në normalitet.

Maskerinat Invisalign duhet të mbahen për të paktën 22 orë në ditë për të funksionuar siç duhet. Megjithatë, ato duhet të hiqen gjatë ngrënies, larjes dhe përdorimit të fillit dentar. Nëse nuk ndërrohen në kohën e duhur ose nëse nuk i vishni vazhdimisht gjatë gjithë ditës, trajtimi do të zgjatet dhe lëvizja e dhëmbëve tuaj mund të mos përparojë siç pritej.

Ortodonti bën kontrolle të vazhdueshme

Trajtimi juaj Invisalign mund të përfundojë pasi maskerina e fundit të mbahet për dy javë, por në disa raste, disa dhëmbë mund të kërkojnë ende rregullime. Nëse është e nevojshme, do t'ju duhet të vazhdoni trajtimin me Invisalign për një muaj ose më shumë, për të vendosur disa dhëmbë specifikë në vendin e duhur.

Tregoni kujdes për buzëqeshjen tuaj të re

Trajtimi me Invisalign nuk do të përfundojë pasi të keni mbaruar punë me setin e fundit të maskerinave. Ashtu si me aparatet ortodontike tradicionale, do t'ju duhet ende të mbani maskerina gjatë natës pas përfundimit të trajtimit. Kjo gjë nuk i lejon dhëmbët të kthehen në pozicionin e tyre të mëparshëm. 

Ky set me maskerina nuk ka nevojë të ndërrohet dhe mbahet vetëm gjatë natës. Mbajtja e maskerinave pasuese është me rëndësi për të shamngur zhvendosjen dhe lëvizjen e dhëmbëve për një buzëqeshje sa më të drejtë dhe të bukur. 

rezultatet e trajtimit Invisalign

Kostoja e Invisalign në Shqipëri

Kur bëhet fjalë për trajtimin me Invisalign, klinika e Dr. Roland Zhukës është vendi i duhur për ju. Krahasuar me vendet e tjera, ne ofrojmë çmimet më konkurruese pa sakrifikuar cilësinë e trajtimit. 

Nëse jeni duke kërkuar për një klinikë që ofron mundësi trajtimi me kosto efektive, kujdes ortodontik të cilësisë më të lartë, teknikat më të reja përfitimet më të mira të trajtimit Invisalign, atëherë keni gjetur klinikën e duhur. 

Nëse jeni të interesuar për këto trajtime dhe çmimin e tyre, ju rekomandojmë të rezervoni një konsultë në klinikën tonë dentare në Shqipëri. Kostoja e trajtimit varet nga faktorë të ndryshëm duke përfshirë kompleksitetin e rastit dhe çdo trajtim shtesë të kërkuar gjatë gjithë procesit. 

Faktorët që ndikojnë në koston e trajtimit Invisalign

Kohëzgjatja e Trajtimit

Kostoja e trajtimit Invisalign varet nga kohëzgjatja e trajtimit. Sa më e rëndë të jetë problematika, aq më shumë do të zgjasë trajtimi dhe aq më i shtrenjtë do të jetë ai. Kjo për faktin se do të nevojiten më shumë sete maskerinash për të zhvendosur dhëmbët në vendin e duhur.

Gjatë konsultës tuaj fillestare, ortodontët tanë profesionistë në klinikën e Dr. Roland Zhukëd do të kryejnë një ekzaminim të plotë të gojës suaj dhe do të vlerësojnë nevojat dhe kërkesat tuaja specifike. Pas kësaj, ata do t'ju ofrojnë një plan trajtimi të personalizuar dhe do të vendosin përafërsisht se sa kohë do të zgjasë trajtimi.

Numri i maskerinave të nevojshme

Një faktor tjetër që do të ndikojë në koston e trajtimit Invisalign është numri i maskerinave që nevojiten për pacientin. Sa më shumë maskerina të nevojiten aq më i lartë do të jetë çmimi. Pas një vështrimi të kujdesshëm të gjendjes tuaj dhe duke marrë parasysh faktorë të tillë si mosha dhe mënyra e jetesës, ortodonti do të jetë në gjendje të vendosë numrin e maskerinave që nevojiten për ju. 

Krahasimi i kostove Invisalign në Shqipëri me vendet e tjera

Kur bëhet fjalë për krahasimin e çmimeve të Invisalign në Shqipëri me vendet e tjera, do të habiteni se sa më të përballueshme janë çmimet këtu. Klinikat në Shqipëri, si ajo e Dr. Roland Zhukës, ofrojnë trajtime Invisalign me çmime shumë të volitshme pa cenuar cilësinë dhe suksesin e rezultateve. 

Çmimi i plotë i trajtimit Invisalign në shumë vende të Evropës Perëndimore dhe në Shtetet e Bashkuara shkon nga 3000 deri në 7000 Euro ose ndonjëherë edhe më shumë. Në Shqipëri çmimi është shumë më i ulët, por rezultatet të njëjta apo edhe më të mira! 

Këto çmime të leverdisshme janë një nga arsyet që e bëjnë Shqipërinë një destinacion tërheqës për turistët dentarë në të gjithë botën. Në klinikën e Dr. Roland Zhukës do të merrni trajtimet dhe kujdesin më të mirë me të njëjtën cilësi si në vendet më të zhvilluara perëndimore. 

Klinikat me reputacion në Shqipëri si klinika e Dr. Roland Zhukës ofrojnë kujdes të avancuar ortodontik dhe përdorin teknologjinë më të avancuar në industri për prodhimin e maskerinave transparente. 

Zgjedhja e një Klinike me Reputacion për Trajtimin Invisalign në Shqipëri

Zgjedhja e klinikës së duhur dentare të specializuar në kujdesin ortodontik në Shqipëri është hapi i parë për të siguruar rezultate të suksesshme. Klinika e Dr. Roland Zhukës ofron teknologjitë më të reja dhe ekspertizën e duhur të nevojshme për trajtimin Invisalign. 

Disa nga faktorët që duhet të keni parasysh përpara se të vendosni për trajtimin tuaj ortodontik përfshijnë:

  • Eksperienca e mjekut ortodont, një faktor kyç për suksesin e trajtimit Invisalign. Ju duhet t'i kushtoni vëmendje certifikatave, kualifikimeve dhe dëshmive nga pacientët e mëparshëm për t'u siguruar që po zgjidhni klinikën e duhur. 
  • Klinika që zgjidhni duhet të përdorë teknologjinë dhe mjetet diagnostikuese më të fundit. Kjo do ta bëjë të gjithë procesin e trajtimit Invisalign shumë më të lehtë dhe më të shpejtë. Në klinikën e Dr. Roland Zhukës ne ju ofrojmë një ambient modern dhe mjetet më të avancuara për çdo rast. 
  • Dëshmitë e pacientëve janë një mënyrë e shkëlqyer për të vendosur nëse klinika që po konsideroni është një zgjedhje e mirë apo jo. Gjithashtu, shikimi i fotove të rezultateve para dhe pas është mjaft i dobishëm. 
  • Çmimet transparente janë gjithashtu një faktor që ju ndihmon të vendosni nëse kjo është klinika e duhur për trajtimin tuaj Invisalign. Ortodonti juaj duhet të jetë i qartë për hapat dhe afatet kohore të trajtimit.
  • Pas përfundimit të trajtimit do t'ju duhet ende të vizitoni klinikën dentare. Prandaj, gjetja e klinikës së duhur që ju bën të ndiheni të sigurt dhe ofron kujdes dhe mbështetje të vazhdueshme gjatë çdo hapi të procedurës është me rëndësi. 

Duke zgjedhur klinikën e Dr. Roland Zhukës mund të jeni të sigurt se trajtimi juaj do të realizohet me profesionalizëm dhe kujdes maksimal. Synimi dhe kënaqësia jonë është t'ju ndihmojmë të arrini buzëqeshjen perfekte me çmimin më të mirë. 

Invisalign treatment at a dental clinic in Albania

10 Arsye Pse Trajtimi Invisalign Është një Investim Që Ia Vlen

Zgjedhja e teknikës më të mirë për të drejtuar dhëmbët tuaj është një vendim i rëndësishëm që kërkon një analizë serioze. Ka disa faktorë të ndryshëm që duhet të merren parasysh. 

Megjithatë, nëse jeni në moshë madhore dhe po kërkoni një mënyrë për të drejtuar dhëmbët tuaj, Invisalign është padyshim një nga trajtimet më të mira. Më poshtë do të listojmë 10 arsye që e bëjnë trajtimin Invisalign një invenstim që ia vlen:

Pamje diskrete

Një nga arsyet kryesore pse njerëzit zgjedhin Invisalign është pamja e tyre diskrete. Ndryshe nga telat metalikë, Invisalign do përdor maskerina transparente që mbulojnë dhëmbët pa u vënë re. Ky trajtim është perfekt për të rriturit që duan të shmangin pamjen e metalit në dhëmbët e tyre dhe duan të ruajnë një pamje profesionale. 

Të rehatshme dhe komode

Plastika e përdorur për maskerinat e trajtimit Invisalign është e lëmuar në mënyrë që të sigurojë një përshtatje komode. Gjithashtu, këto maskerina nuk shkaktojnë acarim të mishrave të dhëmbëve që ndodh shpesh me aparatet tradicionale. 

Mundësia për t’i hequr kur duhet

Maskerinat e Invisalign mund të hiqen sa herë që hani, pini ose lani dhëmbët. Ndryshe nga telat e dhëmbëve, trajtimi Invisalign do ta bëjë rutinën tuaj të higjienës dentare shumë më të lehtë. 

Nuk ka kufizime ushqimore

Ndryshe nga telat e dhëmbëve, me Invisalign ju do të mund të shijoni çdo lloj ushqimi pa u shqetësuar se maskerinat mund të prishen. Përpara se të hani, thjesht duhet t’i hiqni maskerinat dhe t'i vendosni në një enë të vogël që ju jepet në fillim të trajtimit.

Pas ngrënies, nëse është e mundur, lani dhëmbët ose shpëlajini me ujë. Ndryshe nga Invisalign, aparatet tradicionale kanë kufizime të caktuara kur bëhet fjalë për ushqimin pasi telat dhe kllapat metalike mund të dëmtohen lehtësisht. 

Vizita më të rralla te dentisti

Krahasuar me aparatet metalike, trajtimi Invisalign nuk kërkon shumë vizita në klinikën dentare. Kjo për faktin se maskerinat prodhohen që në fillim dhe do t'ju duhet vetëm t'i ndërroni kur të vijë koha. Nga ana tjetër me telat e dhëmbëve dentisti duhet të bëjë rregullime herë pas here. Thënë kjo, Invisalign do t’ju kursejë shumë kohë. 

Rezultate të parashikueshme

Teknologjia e avancuar për imazheri kompjuterike 3D përdoret gjatë Invisalign për të garantuar një plan trajtimi të personalizuar. Kjo ju jep një ide të qartë të rezultateve duke ju lejuar të shikoni një pamje virtuale të rezultateve përfundimtare para se të filloni trajtimin.

Efektive për një sërë problematikash

Invisalign përdoret për të trajtuar një sërë problemesh dentare përpos dhëmbëve të shtrembër. Kjo procedurë është shumë efektive në trajtimin e mbivendosjes së shëmbëve, hapësirave midis tyre, problemeve me kafshimin, etj. 

Përmirësim i shëndetit oral

Pasi të keni drejtuar dhëmbët, do ta keni shumë më e lehtë t’i mbani dhëmbët dhe mishrat e dhëmbëve më të pastër. Kjo do të zvogëlojë rrezikun e formimit të kaviteteve, sëmundjeve të mishrave të dhëmbëve dhe prishjes së dhëmbëve.

Rritja e vetëbesimit

Pas përfundimit të trajtimit, do të keni një buzëqeshje perfekte e cila do ta rrisë ndjeshëm vetëbesimin tuaj. Do të ndiheni më rehat ndërsa flisni me të tjerët dhe do të mund të buzëqeshni lirshëm. Për më tepër këto rezultate do të arrihen në një kohë të shkurtër dhe në mënyrë diskrete. 

E folur më e pastër

Në disa raste, dhëmbët e shtrembër mund të ndikojnë gjithashtu në mënyrën se si flisni. Duke i zhvendosur gradualisht dhëmbët në një pozicion të drejtë, do të jeni në gjendje të flisni më qartë dhe të përmirësoni shqiptimin tuaj. 

Më në fund mund të shijoni buzëqeshjen e ëndrrave tuaja pa pasur nevojë për tela dhëmbësh. Trajtimi Invisalign ofron një mënyrë komode dhe diskrete për të arritur rezultatet e dëshiruara.

Nëse jeni po kërkoni të drejtoni dhëmbët tuaj pa shqetësimet që vijnë me aparatet ortodontike tradicionale, Invisalign është trajtimi perfekt për ju. Me të gjitha avantazhet që ofron, është e qartë se ky investim ia vlen!

Kontaktoni me Ne

Na dërgoni me email

info@dr-rolandzhuka.com

Ndani:

Facebook
Cicëroj
Pinterest
LinkedIn

Tabela e Përmbajtjes

Na kontaktoni tani

Plotësoni formularin e mëposhtëm dhe do të merrni një vlerësim fillestar të gjendjes tuaj dentare, ose kontaktoni dr.

Duke klikuar butonin "DËRGO" më poshtë, pranoj që një përfaqësues të më kontaktojë me email ose telefonata në emailin ose numrin e telefonit të ofruar nga unë në lidhje me shërbimet e dr-rolandzhuka.com.
Në çelës

Postime të ngjashme

Ne jemi gati kur të jeni ju gati!

Lini një takim

Plotësoni formularin për të lënë një takim me një nga specialistët tanë stomatologjikë. Nëse keni nevojë për zgjidhje më të komplikuara dentare ose keni nevojë për një diagnozë për problemin tuaj, ne do t'ju kontaktojmë sa më shpejt të jetë e mundur. Ne ofrojmë konsulta dhe këshilla mjekësore për të gjithë pacientët, qoftë në klinikën tonë ose nëpërmjet internetit. Thjesht plotësoni formularin me informacionin tuaj, zgjidhni shërbimin që po kërkoni dhe lini një mesazh me çdo pyetje që mund të keni, dhe stafi ynë do t'ju përgjigjet brenda një kohe të shkurtër.

Bëni një takim

Plotësoni formularin e thjeshtë online!

Njihuni me dentistin tonë në internet

Telefonatë direkt me dentistin tonë.

Mësoni diagnozën tuaj

Gjeni problemin dhe zgjidhjen.

Merrni kuotën tuaj

Merrni ofertën tuaj falas në internet!

sqShqip

Kërkoni një Vlerësim Falas, plotësoni formularin e mëposhtëm.

Duke klikuar butonin "DËRGO" më poshtë, pranoj që një përfaqësues të më kontaktojë me email ose telefonata në emailin ose numrin e telefonit të ofruar nga unë në lidhje me shërbimet e dr-rolandzhuka.com.
Appuntamenti

Kerkoni nje konsulte online falas!

Merrni nje cmim online!
Kurseni deri ne 30% krahasuar me nje klinike tjeter!