Zgjedhja e procedurës së duhur për të rregulluar dhëmbët që mungojnë mund të jetë e vështirë nëse nuk keni informacionin e duhur. Implantet dentare dhe fasetat janë të dyja procedura që përdoren për të trajtuar disa probleme të ndryshme të dhëmbëve tonë. Kjo zgjedhje duhet të bëhet me ndihmën e një dentisti të specializuar.
Për të zbuluar më shumë rreth alternativave tuaja të stomatologjisë kozmetike,lexoni postimin tonë mbi fasetat dentare dhe implantet dentare. Ne do t'i përgjigjemi çdo pyetjeje që mund të keni në lidhje me procedurat dentare, si për shembull sa kohë zgjasin fasetat dhe implantet dentare dhe nëse implantet dentare janë më të përballueshme se fasetat, në mënyrë që ju mund të merrni një vendim sa më të informuar.
Çfarë janë implantet dentare?
Një nga metodat më mira për zëvendësimin e dhëmbëve janë implantet dentare të cilat funksionojnë si rrënjë artificiale dhe lidhen fort me mishrat e dhëmbëve për të zëvendësuar mungesën tyre. Ndërsa kurorat mbulojnë sipërfaqen e dhëmbit, implantet zëvendësojnë tërësisht dhëmbin, duke përfshirë dhe rrënjët. Implantet dentare janë mjaft të forta për të rezistuar për shumë vite pasi zëvendësojnë përgjithmonë strukturën e dhëmbit, duke i bërë ato tepër të forta dhe të qëndrueshme.
Kur mungon një dhëmb dhe zëvendësohet nga një implant, fragmentet metalike të titanit do të shkrihen në kockën e nofullës. Për të mbrojtur implantin, dentisti do të vendos një kurorë sipër tij. Pas procedurës, rezultati do t'i ngjasojë dhëmbit natyral në mënyrë perfekte, veçanërisht nëse implanti ndodhet në një nga dhëmbët e pasmë ku rrënja e hekurit është më pak e dukshme.
Avantazhet E Implanteve Dentare
Ndryshe nga fasetat, implantet dentare mbulojnë tërësisht dhëmbin që mungon dhe jo vetëm nga sipërfaqja. Kjo procedurë ka shumë avantazhe pasi implantohet në nofull dhe funksionon tamam si dhëmbët natyralë, duke ofruar stabilitet, siguri dhe gjithashtu nuk do të rrëshqasin nga goja gjatë ngrënies apo të folurit, ndryshe nga protezat.
Implantet dentare janë një zgjedhje e shkëlqyer pasi ato qëndrojnë në gojën tuaj dhe ofrojnë një ndjenjë natyrale dhe të shëndetshme. Një avantazh tjetër i madh që i bën ato kaq të preferueshme është se vetë implanti zgjat gjithë jetën dhe nuk ka nevojë për zëvendësim. Ky lloj trajtimi nuk do të shkaktojë probleme shëndetësore, sepse qëndrueshmëria e tyre bën të mundur që ata t'i rezistojnë prishjes dhe problemeve të mishrave të dhëmbëve duke bërë të mundur gjithashtu edhe ruajtjen e shëndetit të dhëmbëve dhe nofullës afër.
Zgjasin Gjithë Jetën
Siç thamë edhe më parë, vetë implanti mund të zgjasë gjithë jetën, edhe pse dhëmbi artificial i vendosur mund të ketë nevojë për zëvendësim. Është gjithashtu e rëndësishme që të kujdeseni siç duhet për dhëmbët tuaj ashtu si do të bënit me ata natyralë. Ju gjithashtu duhet të vizitoni dentistin rregullisht që do të thotë të paktën dy herë në vit. Gjatë vizitave, ata do të bëjnë një ekzaminim të plotë dhe do të shikojnë nëse ka ndonjë problem me implantin.
Mbrojnë Nofullën Dhe Rrënjët
Nëse ju mungojn një dhëmb dhe nuk e trajtoni për një kohë shumë të gjatë, kocka do të fillojë të përthithet dhe kjo do ta bëjë fytyrën tuaj të duket e zhytur dhe më e vjetër. Gjatë procedurës së implantit dentar, dentisti do të instalojë kirurgjikisht vidhat metalike në nofullën tuaj. Kjo do të shërbejë si rrënja e dhëmbit, duke siguruar stabilitet. Duke qenë se vepron si dhëmb zëvendësues, implanti do të ndalojë përkeqësimin e rritjes së kockave.
Disavantazhet E Implantit Dentar
Një faktor që duhet të keni parasysh përpara se të vendosni implantin dentar është se meqenëse ato kanë cilësi të lartë dhe janë të dizajnuara për të qëndruar gjatë gjithë jestës, ato do të kushtojnë më shumë krahasuar me procedurat e tjera dentare.
Procedura e implanteve mund të marrë gjithashtu kohë në varësi të planit të saktë të trajtimit. Kjo procedurë mund të përfshijë marrjen e rrezeve X, nxjerrjen e dhëmbit të thyer, përgatitjen e kockës së nofullës, vendosjen e implantit dhe mbulimin e tij me kurorë, gjë që mund të zgjasë disa muaj. Disa njerëz mund të mos kenë kaq shumë kohë, kështu që duhet të flasin me mjekun se cilat janë opsionet e tyre.
Kërkon Ndërhyrje
Procedura e implantit dentar konsiderohet një procedurë kirurgjikale. Gjatë kësaj procedure, dhëmbi duhet të instalohet në nofullën tuaj, por jo vetëm kaq pasi disa pacient mund të kenë nevojë për shartim të nofullës, nxjerrjen e dhëmbëve, instalimin e implantit dhe abutmentit dhe implantimin e dhëmbit artificial. Operacioni do të kryhet gjatë një vizite të vetme, por do të marrë pak kohë për t'u shëruar kështu që duhet të jeni të durueshëm. Megjithatë, duhet të konsultoheni me dentistin disa herë dhe ai do t'ju shpjegojë se si të kujdeseni për implantin dhe gjithashtu do t'ju japë këshillat e duhura dhe pas përfundimit të procedurës. Për shkak se procedura kërkon prerje të vogla, është normale të përjetoni dhimbje, ënjtje ose mavijosje.
Kandidatët E Përshtatshëm Për Implantet Dentare
Nëse po mendoni të vendosni implante dentare, duhet të jeni në gjendje të mirë shëndetësore. Dentisti do të bëjë një kontroll të plotë të shëndetit tuaj oral dhe do të bëjë ekzaminimin e duhur për të parë nëse kocka juaj e nofullës është e mjaftueshme për të suportuar implantin. Ai gjithashtu do t'ju këshillojë të lini duhanin pasi do të duhet më shumë kohë që mishrat e dhëmbëve të shërohen.
Rreziqet E Implanteve Dentare
Për shkak të faktit se implantet dentare konsiderohen ende si procedura kirurgjikale, ato mund të sjellin rreziqe të tilla si infeksioni, gjakderdhja dhe problemet e anestezisë. Herë pas here, sfidat e hasura gjatë procesit të osseointegrimit mund të çojnë në dështimin e implantit. Dëmtimi i nervave ose indeve mund të jetë gjithashtu një rrezik i vogël gjatë operacionit. Për më tepër, nëse nevojiten më shumë trajtime, kostoja mund të rritet. Këta janë disa faktorë që duhet të konsideroni t'i diskutoni me dentistin tuaj gjatë konsultës fillestare.
Çfarë Janë Fasetat E Porcelanit?
Ndryshe nga implantet dentare, fasetat dentare mbulojnë vetëm sipërfaqen e përparme të një dhëmbi të dëmtuar. Ato zakonisht janë prej porcelani ose qeramike dhe mund të përdoren për të rregulluar një sërë problemesh estetike dentare, të tilla si krisje, fraktura, njolla dhe boshllëqe në dhëmbë. Një ngjitës dentar do të përdoret për t'i lidhur ato me dhëmbët tuaj natyralë dhe rezultatet do të jenë të mahnitshme. Ata mund të rregullojnë problemet dentare si në dhëmbët e sipërm ashtu edhe në ato të pasëm, duke përmirësuar pamjen e tyre natyrale. Zakonisht, fasetat janë më të përshtatshme për dhëmbët ballorë.
Avantazhet E Fasetave Të Porcelanit
Fasetat janë alternativa më e shpejtë për të mbuluar vitet e konsumimit të dhëmbëve tuaj, sepse trajtimi është shumë më i shkurtër se vendosja e implanteve dentare dhe më pak invazive. Fasetat do të vendosen dhe buzëqeshja juaj do të jetë gati pas vetëm disa vizitave te dentisti. Nëse e krahasoni me trajtime të tjera kozmetike dentare, ato kanë çmime shumë të arsyeshme, duke i bërë ato një zgjedhje të shkëlqyer.
Zgjasin Për Një Kohë Të Gjatë
Fasetat nuk janë një zgjidhje e përhershme por do të zgjasin për një kohë shumë të gjatë nëse kujdeseni siç duhet për to. Ata janë gjithashtu shumë rezistent kështu që do të duhet shumë kohë para se të shihni ndonjë dëmtim ose njollë.
Vetëm Për Qëllime Kozmetike
Është e rëndësishme të dini se fasetat shërbejnë për një qëllim të ndryshëm nga implantet dentare dhe do të ndryshojnë dhëmbët tuaj vetëm nga ana kozmetike. Ata nuk do t'ju ndihmojnë në rritjen e kockave dhe nuk do të rregullojnë të gjithë strukturën e dhëmbëve tuaj duke përfshirë rrënjët. Një gjë që fasetat mundësojnë është një buzëqeshje më e bardhë dhe më e bukur që do t'ju rris ndjeshëm vetëbesimin dhe do t'ju bëjë të ndiheni shumë më mirë me pamjen tuaj.
Disavantazhet E Fasetave Të Porcelanit
Fasetat do të zgjasin kryesisht për rreth 15 vjet. Kjo për faktin se ato janë më të brishta dhe më të prirura për t'u thyer, copëtuar ose njollosur. Vendosja e fasetave në disa dhëmbë mund të jetë gjithashtu e nevojshme për të mundësuar një buzëqeshje më simetrike dhe me pamje më natyrale. Një tjetër disavantazh i fasetave është se ato nuk janë për të gjithë. Njerëzit që kërrcasin dhëmbët ose kanë dhëmbë të dobët gjenetikisht mund të duhet të konsiderojnë opsione të tjera trajtimi. Gjithashtu, dentistit mund t'i duhet të bluajë një pjesë të smaltit të dhëmbit në mënyrë që faseta të ngjitet dhe kjo mund t'i bëjë dhëmbët më të ndjeshëm ndaj ushqimeve të ftohta dhe të nxehta.
Kandidatët E Përshtatshëm Për Fasetat E Porcelanit
Kandidatët idealë për fasetat prej porcelani janë kryesisht njerëzit që kanë shqetësime kozmetike dentare si dhëmbë të njollosur, të çngjyruar, të copëtuar ose të plasaritur. Gjithashtu, ato mund të jenë perfekte nëse dhëmbët tuaj kanë parregullsi të vogla në to. Dhëmbët e pacientit gjithashtu duhet të jenë në gjendje të mirë, sepse dentisti duhet të bëjë një heqje minimale të smaltit. Kujdesi pasues është gjithashtu shumë i rëndësishëm dhe kërkon përkushtim. Përpara se të konsideroni vendosjen e fasetave, duhet gjithashtu të keni pritshmëri realiste dhe të dini se rezultatet nuk do të jenë të njëjta për të gjithë.
Rreziqet E Fasetave Të Porcelanit
Kjo procedurë vjen me rreziqe të mundshme por duhet të keni parasysh se ato janë shumë të rralla dhe minimale. Disa nga to janë:
- Smalti që hiqet është i pakthyeshëm dhe mund të shkaktojë ndjeshmëri te dhëmbët.
- Fasetat janë më të lehta për t'u thyer ose copëtuar.
- Përputhja e ngjyrave mund të jetë një sfidë për dentistët.
- Ata mund të kenë nevojë të zëvendësohen çdo 15 vjet për shkak të procesit normal të gërryerjes që mund të ndodhë edhe në dhëmbët tuaj natyralë.
- Ju duhet të mbani higjienën e duhur orale për të mbajtur mishrat dhe dhëmbët tuaj të shëndetshëm.
Si Të Vendosni Se Cila Procedurë Dentare Është E Duhura Për Ju?
Mund të jetë e vështirë të vendosni se cila procedurë midis implanteve dentare ose fasetave prej porcelani është e duhura për ju. Para se të zgjidhni midis tyre, ju këshillojmë të merrni parasysh disa nga faktorët e shkruar më poshtë:
- Merrni Parasysh Se Sa I Dëmtuar Është Dhëmbi Juaj
Në mënyrë që të zëvendësoni plotësisht dhëmbin tuaj të dëmtuar dhe të shmangni mundësinë e infeksioneve ose vështirësive me kalimin e kohës, duhet patjetër të konsideroni vendosjen e një implanti dentar. Implanti është një zgjidhje perfekte për probleme më serioze të dhëmbëve. Nga ana tjetër, fasetat funksionojnë mirë për të rregulluar dëmtimet e vogla estetike të dhëmbëve si gërvishtjet e vogla, njollat dhe boshllëqet.
- Merrni Parasysh Si Ndikon Rënia E Dhëmbit Në Kafshimin Tuaj
Sa herë që humbisni një dhëmb, kafshimi juaj mund të dëmtohet, gjë që ndikon në mënyrën se si mund të përtypni, të flisni dhe të buzëqeshni. Duke mbyllur hapësirën dhe duke forcuar mishrat e dhëmbëve ose kockën e nofullës për të ruajtur ose riorganizuar më tej dhëmbët, implanti dentar mund të ndihmojë në parandalimin ose zvogëlimin e shtrembërimit të tyre. Fasetat mund të fshehin problemet e dukshme të dhëmbëve dhe hapësirën e pabarabartë të tyre, por ato nuk janë në gjendje të adresojnë shkaqet themelore të problemeve të kafshimit.
- Krahasoni Jetëgjatësinë E Procedurave
Fasetat nuk janë të përhershme, edhe pse mund të zgjasin për shumë vite me mirëmbajtjen e duhur. Implantet dentare nga ana tjetër janë një zgjidhje më e përhershme se fasetat e porcelanit, të cilat janë dukshëm më të prirura për t'u thyer. Fasetat do të duhet të zëvendësohen pas rreth dhjetë vjetësh, ndërsa implantet nuk do të ketë nevojë për ndonjë ndryshim nëse nuk pësojnë dëmtim. Edhe nëse zëvendësimi i fasetave është i shpejtë dhe i thjeshtë, duhet të keni parasysh se kërkojnë vizita të shpeshta tek dentisti.
- Merrni Parasysh Cilat Janë Shqetësimet Tuaja Nga Ana Kozmetike
Fasetat mund të jenë një zgjedhje më e mirë nëse qëllimet tuaja kryesore janë të përmirësoni pamjen e buzëqeshjes tuaj dhe të rregulloni problemet e vogla si copëtimi ose njolla.
- Merrni Parasysh Se Cili Dhëmb Ka Nevojë Për Zëvendësim
Nëse ju mungojnë një ose më shumë dhëmbë dhe jeni duke kërkuar për një zgjidhje afatgjatë që i ngjan shumë pamjes dhe funksionalitetit të dhëmbëve natyralë, implantet dentare janë ndoshta një alternativë më e mirë.
- Konsideroni Buxhetin Tuaj
Edhe pse fasetat dhe implantet nuk janë të lira, fasetat zakonisht janë më ekonomike në afat të shkurtër. Megjithatë, për shkak të qëndrueshmërisë dhe stabilitetit të tyre, implantet dentare mund të rezultojnë të jenë një opsion më afatgjatë për ju dhe pse fillimisht do të kushtojnë më shumë.
- Kujdesuni Për Shëndetin Tuaj Oral
Implantet dentare janë një alternativë e mirë nëse ju mungojnë dhëmbët pasi ato mund të ndihmojnë në ruajtjen e shëndetit dhe integritetit të nofullës suaj duke shmangur humbjen e kockave.
- Kthyeshmëria
Është e rëndësishme të mbani mend se fasetat sjellin gërruerjen e smaltit të dhëmbëve, duke i bërë ato të pakthyeshme. Megjithatë, implantet dentare mund të nxirren nëse është e nevojshme, edhe pse nuk kërkohet shpesh.
A Janë Implantet Dentare Më Të Përballueshme Se Fasetat?
Fasetat janë më pak të kushtueshme se implantet dentare, por duke pasur parasysh që implantet zgjasin gjithë jetën tuaj, ato do të rezultojnë më ekonomike. Kur implanti vendoset dhe integrohet, nuk do të shkaktojë probleme të mëtejshme që do të thotë se nuk do t'ju kushtojë më shumë para. Nga ana tjetër, duhet të keni parasysh se sa shpesh duhen zëvendësuar fasetat bazuar në moshën tuaj. Thënë kjo, duke përfshirë çdo faktor, me kalimin e kohës fasetat do të kushtojnë më shumë se implantet dentare.
Faktorët Që Ndikojnë Në Ndryshimet Në Kosto
Disa nga faktorët që ndikojnë në koston e implanteve dentare dhe fasetave mund të jenë:
- Për shkak se ka disa materiale në dispozicion, çmimi i implanteve dentare dhe fasetave do të ndikohet.
- Çmimi mund të ndikohet edhe nga përvoja dhe kualifikimet e dentistit.
- Çmimi ndikohet nga variacionet në koston e jetesës së secilit shtet.
Përfundimi: Konsultohuni Me Dentistin Tuaj Për Këshillim Profesional
Zgjedhja e trajtimit të duhur për dhëmbët tuaj mund të jetë e veshtirë, ashtu si me çdo procedurë tjetër mjekësore. Ju duhet të peshoni të mirat dhe të këqijat e secilës procedurë për të vendosur se cila është më e mirë për ju, pasi të dyja kanë avantazhe të konsiderueshme. Nëse funksionaliteti është më i rëndësishëm për ju sesa thjesht pamja, implantet dentare mund të jenë një opsion më i mirë.
Si fasetat ashtu dhe implantet dentare kanë potencialin për të përmirësuar pamjen e buzëqeshjes suaj. Ndërsa fasetat trajtojnë kryesisht çështjet estetike dhe kanë nevojë vetëm për pak përgatitje të dhëmbëve, implantet dentare ofrojnë një mënyrë më të plotë dhe më afatgjatë për të zëvendësuar mungesën e dhëmbëve. Zgjedhja midis këtyre dy procedurave bazohet në kërkesat tuaja specifike, situatën financiare dhe shëndetin oral. Për t'ju ndihmuar të merrni një vendim sa më të informuar, konsultohuni me një dentist profesionist. Ata do të krijojnë një plan trajtimi të personalizuar që i përshtatet kostove dhe objektivave tuaja. Qëllimi ynë kryesor është t'u japim pacientëve tanë rezultate të mira duke përdorur pajisjet tona moderne dhe metodat bashkëkohore.