Shumë njerëz në mbarë botën vuajnë nga mungesa e dhëmbëve. Disa nga shkaqet më të zakonshme të këtij problemi mund të jenë sëmundjet e mishrave të dhëmbëve, dëmtimet e mundshme, faktorët gjenetik dhe prishja e tyre. Nëse rënia e dhëmbëve nuk trajtohet mund të shkaktojë probleme me pamjen e jashtme, humbje kockore, probleme me ngrënien dhe përtypjen, etj. Në këtë blog, ne do të diskutojmë disa nga mënyrat se si procedurat dentare mund të ndihmojnë në trajtimin e problemeve të shkaktuara nga dhëmbët e rënë dhe do t'ju ndihmojnë të gjeni trajtimin më të mirë të mundshëm për ju dhe për problemin tuaj.
Shkaqet E Rënies Së Dhëmbëve
Dhëmbët bien me kalimin e kohës dhe ky është një proces normal. Zakonisht dhëmbët primar ose fillestar të njohur ndryshe edhe si dhëmbët e qumështit do të jenë të parët që bien. Pas rënies së tyre, dhëmbët e mbetur janë të përhershëm dhe nuk do të zëvendësohen në mënyrë natyrale nëse bien. Shëndeti i këtyre dhëmbëve mund të dëmtohet nga disa faktor të ndryshëm, si problemet shëndetësore, dëmtime të mundshme etj.
Faktorët Gjenetik
Në disa raste të rralla, dhëmbët e përhershëm nuk formohen për shkak të disa problemeve mjekësore ose për shkak të një keqformimi të trashëguar në nofullën e sipërme dhe të poshtme. Ky lloj i rënies së dhëmbëve quhet agenesis dhe zakonisht ndodh me disa kushte kongjenitale, duke përfshirë çarjen e qiellzës dhe buzës dhe sindromën Do1n. Tre llojet e mungesës së dhëmbëve në këto raste janë:
- Hipodontia: Hipodontia ndodh kur një deri në pesë dhëmbë të rritur nuk dalin kurrë pasi bien ata kryesorë. Kjo gjithashtu është forma më e shpeshtë e agjenezës.
- Oligodontia: Nëse gjashtë ose më shumë dhëmbë mungojnë si rezultat i agjenezës, quhet oligodontia.
- Anodontia: Nëse dikush vuan nga anodynetia, dhëmbët e tyre dytësorë nuk do të dalin kurrë.
Sëmundja E Mishrave Të Dhëmbëve
Gum disease is another common cause of missing teeth. During this condition, there are spaces created between the teeth which are also referred to as pockets. If it is left untreated, the teeth and bones can start to decay and the tissues can recede, which can cause the tooth to fall. Gingiviti është një lloj i lehtë i sëmundjes së mishrave të dhëmbëve që shkakton inflamacion, skuqje dhe gjakderdhje. Zakonisht, kjo gjendje do të trajtohet nëse do të mbani higjienën e duhur dentare dhe nëse diagnostikohet në kohën e duhur. Sëmundja mund të avancoj nëse lihet patrajtuar duke çuar në periodontitis. Në këto raste pllakat krijohen poshtë vijës së mishit të dhëmbëve dhe duhet të vizitoni dentistin për të gjetur trajtimin e duhur.
Dëmtime Të Mundshme
Në disa raste, mungesa e dhëmbëve mund të ndodhë për shkak të lëndimeve gjatë sportit, aksidenteve me makinë ose llojeve të tjera të dëmtimeve. Kjo lloj rënie e dhëmbëve kërkon kujdes të menjëhershëm nga dentisti ose endodontisti. Gjëja më e mirë është të vizitoni dentistin sa më shpejt të jetë e mundur, mundësisht brenda gjysmë ore.
Si Të Kujdeseni Për Rënien E Dhëmbëve Në Rast Aksidenti
Nëse humbisni një dhëmb për shkak të një aksidenti, provoni ta vendosni përsëri dhëmbin në vendin e tij nëse është e mundur. Siç thamë dhe më parë, përpiquni të vizitoni dentistin sa më shpejt të jetë e mundur. Nëse nuk mund ta vendosni sërish në vendin e vet, vendoseni në një gotë qumësht. Është mirë që dhëmbi të mbes i paprekur dhe mos u përpiqni ta pastroni me ndonjë kimikat.
Shkaqe Të Tjera Të Mundshme
Mungesa e dhëmbëve mund të shkaktohet gjithashtu nga disa probleme të tjera dentare, dhe disa prej tyre janë:
- Kavitetet e formuara nga prishja e dhëmbëve
- Kequshqyerja
- Pirja e tepërt e duhanit
- Pamundësia për të marrë kujdesin e duhur dentar
- Pamundësia për t'u kujdesur për dhëmbët tuaj në mënyrën e duhur
Megjithatë, duhet të dini se humbja e dhëmbëve mund të shkaktohet edhe nga disa sëmundje si:
- Diabeti
- Problemet e mëlçisë
- Problemet e zemrës
- Astma
- Goditje në tru, e cila shkaktohet nga një ndërprerje e qarkullimit të gjakut në tru
- Emfizema e cila është një sëmundje e mushkërive
- Artriti reumatoid e cila është një sëmundje që mund të prekë kyçet
Si Nikojnë Dhëmbët E Rënë Në Shëndetin Tonë?
Nëse keni humbur një dhëmb ose disa prej tyre, duhet të dini se duhet të merrni masa për të trajtuar këtë problem. Mungesa e dhëmbëve mund të shkaktojë:
- Probleme gjatë përtypjes dhe ngrënies
- Pamundësi për të ngrënë mjaftueshëm ushqim
- Kufizime në ushqime të caktuara
- Vetëbesim i ulët
- Mundësia e lëvizjes së dhëmbëve
- Përkeqësim ose humbje kockore
- Dobësimi i muskujve dhe strukturës së nofullës
- Rrezik i lartë i zhvillimit të kaviteteve ose problemeve të tjera dentare
Opsionet Më Të Mira Për Të Zëvendësuar Dhëmbët Që Mungojnë
Implantet Dentare
Implantet dentare janë metoda më e përdorur për të zëvendësuar dhëmbët që mungojnë. Nuk ka rëndësi se cilët dhëmbë pasi ato mund të zëvendësojnë secilin prej tyre. Procedura konsiston në vendosjen kirurgjikale të një shtylle metalike titani në nofullën e dhëmbëve që mungojnë. Implanti do të marrë pak kohë për t'u shëruar përpara se dhëmbi zëvendësues të montohet. Kjo do të bëjë të mundur që dhëmbët artificialë të qëndrojnë në vend duke vepruar njësoj si ata natyralë.
Avantazhet E Implanteve Dentare
Një nga avantazhet më të mëdha të implanteve dentare është se ato duken pothuajse identike me dhëmbët tuaj natyralë dhe mund të zgjasin për një kohë shumë të gjatë. Dhëmbët aty pranë nuk do të preken nga ky trajtim sepse do të përfshijë vetëm zonën e prekur.
Disavantazhet E Implanteve Dentare
Është e rëndësishme të jeni në gjendje të mirë shëndetësore përpara procedurës, pasi konsiderohet një procedurë kirurgjikale. Duhet të dini gjithashtu se rikuperimi mund të zgjasë disa muaj, sepse mishrat e dhëmbëve kërkojnë kohë për t'u rikuperuar, kështu që duhet të jeni të durueshëm. Një faktor që mund të konsiderohet disavantazh është se implantet dentare mund të jenë pak të shtrenjta dhe jo të gjithë mund t'i përballojnë.
Faktorët Që Duhen Marrë Parasysh
Para se të vendosni implantet, dentisti juaj do të japë disa këshilla që duhet të ndiqni.
- Për shkak se kjo është një procedurë kirurgjikale, duhet t'i jepni mjekut tuaj historinë tuaj mjekësore. Kjo është e rëndësishme pasi disa pacientë nuk mund të jenë të përshtatshëm për këtë ndërhyrje për shkak të problemeve të ndryshme mjekësore dhe në këtë mënyrë ai mund të zgjedh një trajtim tjetër që përshtatet më mirë me nevojat e paciëntit.
- Siç thamë edhe më parë kjo procedurë ka një periudhë rikuperimi ndaj kërkon durim. Aktiviteti fizik duhet të shmanget për të paktën një javë dhe gjatë dy ditëve të para përpiquni të mos sforcoheni. Implanti do të marr pak kohë për tu integruar para së të vendoset dhëmbi i përhershëm.
- Një tjetër gjë që duhet marrë parasysh është nëse keni nevojë për zëvendësim të një dhëmbi ose disave. Në rastin e dytë, periudha e shërimit mund të marrë më shumë kohë. Gjatë konsultës dentisti juaj do të vendosë nëse jeni një kandidat i përshtatshëm për zëvendësimin e disa dhëmbëve ose jo.
- Kostoja e implanteve dentare është një tjetër faktor i rëndësishëm që duhet marrë parasysh, pasi çmimet mund të varijojnë nga klinika në klinikë. Kjo duhet të diskutohet gjithmonë me dentistin gjatë konsultës fillestare në mënyrë që të jeni të përgatitur.
Kandidatët Më Të Përshtatshëm Për Implantet Dentare
Kandidatët më të përshtatshëm për implantet dentare janë ata që kanë shëndet optimal të kockave. Në këto raste, dentisti mund të jetë në gjendje të vendosë implantet dentare në të njëjtën ditë që do të nxjerr dhëmbin. Në këto raste quhet vendosje e menjëhershme e implantit. Gjatë konsultës fillestare, dentisti do të ekzaminojë shëndetin tuaj dhe do të vendosë nëse implantet e menjëhershme janë të mundshme për ju ose jo. Nëse nuk jeni të përshtatshëm, dentisti do të rekomandojë vendosjen e implantit me hapsira kohe. Kjo bëhet për të minimizuar çdo rrezik infeksioni në nofullën tuaj dhe në mënyrë që t'i japë kohë kockës për t'u shëruar siç duhet. Gjithashtu disa pacientë mund të kenë nevojë për transplant kockash në mënyrë që implantet të qëndrojnë në vend. Zakonisht, faza e shërimit zgjat rreth dy muaj dhe pas kësaj vendosen dhëmbët artificialë.
Ura Dentare
Një tjetër opsion trajtimi që duhet marrë parasysh nëse nuk jeni kandidat i përshtatshëm për implantet dentare janë urat fikse. Nëse ju mungojnë një ose më shumë dhëmbë në të njëjtën zonë, dentisti mund të rekomandoj këtë trajtim për ju. Kjo metodë përdor një dhëmb artificial, i njohur gjithashtu si një protezë dentare, për të mbushur hapësirën e lënë nga rënia e një dhëmbi. Për të lidhur protezën me dhëmbët fqinjë dhe për ta siguruar atë dentisti do të përdor një lloj ngjitësi dentar. Çmimi i këtij trajtimi varion nga disa faktorë që do të duhet të diskutohen me dentistin.
Avantazhet E Urave Dentare
Avantazhi kryesor i kësaj procedure është se ajo siguron pamjen dhe ndjesinë e dhëmbëve natyralë. Ju mund të vini re se ato gjithashtu i bëjnë dhëmbët e tjerë afër të duken më mirë. Për më tepër, ato zakonisht janë më pak të kushtueshme se implantet dentare.
Disavantazhet E Urave Dentare
Ky lloj opsioni i zëvendësimit të dhëmbëve mund të shkaktojë vështirësi gjatë pastrimit, duke e bërë të vështirë ruajtjen e higjienës së duhur dentare. Një tjetër disavantazh është se do të përfshijë alterimin e dhëmbëve të afërt dhe nëse vendoset keq mund të dëmtojë dhëmbët pranë. Pastrimi i urave mund të jetë i vështirë dhe mund të mbledh baktere, dhe kjo mund të çojë në prishjen e dhëmbëve ose infeksion.
Proteza Parciale Të Lëvizshme
Protezat mund të përdoren ose për të zëvendësuar të gjithë dhëmbët ose vetëm disa prej tyre. Mjeku do t'i dërgojë matjet tuaja në laborator dhe ata do të përgatisin një pajisje që përbëhet nga dhëmbët zëvendësues të cilët janë ngjitur në një bazë rozë me pamje natyrale për t'u përshtatur me mishrat e dhëmbëve. Kjo pajisje do të qëndrojë në vend me ndihmën e dhëmbëve të tjerë pranë, edhe pse disa proteza të pjesshme kanë kapëse që i ngjitin ato me dhëmbët natyralë. Nëse keni nevojë për zëvendësim të disa dhëmbëve në një zonë të gojës tuaj, këto proteza mund të jenë të përshtatshme për ju.
Avantazhet E Protezave Parciale
Krahasuar me trajtimet alternative të zëvendësimit të dhëmbëve, protezat e pjesshme të lëvizshme janë më pak të kushtueshme, më të lehta për t'u mirëmbajtur dhe kanë një pamje dhe ndjesi natyrale në gojë.
Disavantazhet E Protezave Parciale
Protezat e pjesshme mund të shkaktojnë shqetësim për disa njerëz, të paktën fillimisht derisa të mësohen me ndjesinë e tyre. Protezat duhet të pastrohen dhe të hiqen para se të flini. Gjithashtu protezat janë më të prirura për tu dëmtuar pasi nuk përbëhen nga një material shumë i fortë.
Proteza Të Plota
Protezat e plota, të referuara shpesh si proteza të plota të sipërme ose të plota të poshtme, zëvendësojnë një hark të tërë dhëmbësh të humbur, në kontrast me protezat e pjesshme që zëvendësojnë vetëm një pjesë të dhëmbëve. Protezat e plota janë të disponueshme si për pjesën e sipërme të nofullës ashtu dhe për atë poshtë. Protezat e plota përbëhen nga dhëmbët artificialë dhe bazamenti i protezave. Ju do të jeni në gjendje të përtypni dhe të flisni njësoj siç do të bënit me dhëmbët tuaj. Përmes bazës dhëmbët do mund të qëndrojnë në vend pa lëvizur.
Protezat e plota janë të lëvizshme pasi ato nuk përdorin të njëjtat implante nofullash si kurorat, urat dhe implantet. Çdo natë para se të shkoni në shtrat, duhet t'i hiqni dhe t'i mbani në një kavanoz me një pastrues të lëngshëm. Për pacientët që dëshirojnë të shmangin vendosjen e implanteve dentare, por kërkojnë një mënyrë zëvendësimi për të gjithë dhëmbët, kjo metodë është e përsosur.
Avantazhet E Protezave Të Plota
- Protezat e plota do të përmirësojnë ndjeshëm pamjen dhe do të rrisin vetëbesimin tuaj, duke zëvendësuar dhëmbët që mungojnë që mund të shkaktojnë probleme të mëtejshme me nofullën tuaj.
- Ata do të rivendosin strukturën e fytyrës duke siguruar mbështetje për muskujt e gojës dhe faqeve. Kjo do t'ju bëjë të dukeni më mirë dhe më të rinj.
- Ngjashëm me protezat e pjesshme, protezat e plota mund t'ju ndihmojnë të flisni më mirë dhe të hani më rehat.
- Ofrojnë kujdes të shpejtë dhe të lirë.
- Ato mund të ngjajnë shumë me mishrat tuaja natyrale dhe janë të disponueshme në një gamë ngjyrash, formash dhe madhësish. Mund të duken gjithashtu shumë të natyrshme.
- Forma e kockës së nofullës suaj mund të përshtatet lehtësisht nga dentisti duke i mbështjellë ose rregulluar ato për t'iu përshtatur protezës.
Disavantazhet E Protezave Të Plota
- Ato mund të mos përshtaten më siç duhet për shkak të një ndryshimi në konturin e nofullës suaj.
- Për t'i pastruar dhe për të lejuar që mishrat e dhëmbëve të shërohen, duhet t'i hiqni dhe t'i lini jashtë gjatë natës.
- Për t'i bërë ato sa më të rehatshme, ndonjëherë kërkohen shumë ndryshime.
- Do të nevojitet ngjitë për t'i mbajtur ato në gojën tuaj.
- Nëse bien, mund të thyhen.
Kandidatët Më Të Përshtatshëm Për Protezat E Plota
Nëse keni nevojë të zëvendësoni një hark të tërë dhëmbësh, protezat e plota janë zgjidhja e duhur për ju. Kandidatët më të përshtatshëm janë:
- Nëse shumica e dhëmbëve tuaj natyralë mungojnë, kjo procedurë është perfekte për ju.
- Nëse nuk dëshironi ti nënshtroheni kirurgjisë implantuese, mund të konsideroni protezat e plota.
- Nëse trupi juaj nuk ka kocka të mjaftueshme për të mbajtur implantet dhe dëshironi të shmangni një transplant kockor, protezat e plota janë perfekte.
- Nëse vuani nga një problem shëndetësor që mund të pengojë vendosjen e implanteve, bëjani të ditur dentistit tuaj.
Pyetjet E Bëra Më Shpesh
A Mund Të Vendosni Faseta Nëse Keni Mungesë Dhëmbësh?
Fasetat janë guaska prej porcelani ose qeramike që vendosen mbi dhëmbët natyralë për të përmirësuar pamjen e tyre. Zakonisht, ato nuk përdoren për të zëvendësuar dhëmbët e plotë, por më tepër për të trajtuar probleme më të vogla si copëtimi ose frakturat, kështu që nuk janë një zgjidhje e përshtatshme nëse keni mungesë dhëmbësh.
A Mund Të Vendosni Aparat Ortodonik Nëse Keni Mungesë Dhëmbësh?
Nëse ju mungojnë dhëmbët, mund të vendosni aparat ortodontik. Në fakt, në disa raste përpara se të vendoset implanti dentar, dentisti do te duhet të vendos aparatin ortodontik që të krijojë hapsirën e duhur për implantin. E gjithë kjo varet nga rrethanat e veçanta të nofullës së klientit.
A Shkakton Probleme Mungesa E Dhëmbëve?
Mungesa e një dhëmbi mund të shkaktojë disa probleme në shëndetin tuaj të përgjithshëm oral. Disa nga arsyet pse ky problem duhet trajtuar sa më shpejt janë:
- Për shkak se dhëmbët mund të lëvizin, mungesa e tyre mund të shkaktojë ndryshime në kafshim, ose malokluzion dhe në këto raste mund të jetë e vështirë që dhëmbët të shkojnë përsëri në vendin e tyre.
- Mund të ndikojë në përtypjen tuaj, gjë që mund të ketë ndikim në ushqyerje, duke çuar në dhimbje nofullash dhe probleme të tjera shëndetësore.
- Ndikon në vetëbesim, veçanërisht nëse mungesa e dhëmbëve është e dukshme.
- Mundësia e dhëmbëve ose krijimi i problemeve të tjera të shëndetit oral do të rritet.
A Është Gjenetike Mungesa E Dhëmbëve?
Në disa raste gjenetika luan një rol në humbjen e dhëmbëve. Për shembull agjeneza e dhëmbëve, në të cilën një ose më shumë dhëmbë të rritur nuk dalin kurrë, mendohet se prek 1% të popullsisë. Ndryshimet në morfologjinë e nofullës së sipërme dhe të poshtme e krijojnë këtë sëmundje, e cila varion në ashpërsi nga hipodontia në anodonti.
Cilët Dhëmbë Mungojnë Zakonisht?
Në përgjithësi, shumica e njerëzve kanë mungesë të një ose më shumë dhëmbëve dhe frekuenca rritet me kalimin e kohës. Sigurisht, disa dhëmbë janë më të prirur të bien se të tjerët si dhëmbët e mençurisë, incizivët e sipërm anësor dhe bicuspids/premolarët dytësorë..